KOMRA rrjeti i pajtimit

Që nga fillimi, qëllimi i procesit të konsultave ka qenë krijimi i një platforme publike në bazë të të cilës viktimatdhe për faqësuesit e shoq ërisë civile do të paraqitnin nevojat e tyre lidhur me shkeljen e të drej tave të njeriut dhe padrejtësitë e bëra në të kaluarën. Qëlli mi i dytë, po aq i rëndësishëm, ishte fuqizimi i përkrahjes për aprovimin e nismës për qasjen rajonale në përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës, në mënyrë që ajo të përkrahet si nga qytetarët ashtu edhe nga pushte ti në të gjitha vendet e rajonit. Në maj të vitit 2008 nisma është ngritur në propozim për krijimin e Komisionit rajonal mbi kërkimin dhe tregimin e krimeve të luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut. Qëllimin e tretë: ndërtimin e modelit të Komisionit rajonal (KOMRA).
Konsultimet janë të grupuara sipas katër parametrave: Konsultimet rajonale/nacionale/lokale, Viti i mbajtjes, Vendi, Grupi/lloji i pjesëmarrësve ( komuniteti akademik, veteranët, familjet e të pagjeturve, komuniteti ligjor, etj). Ju mund ti kërkoni/gruponi në cilin do prej këtyre parametrave, duke klikuar në këndin e majtë në tag prej konsultimeve të emërtuara.
Në web faqen në gjuhët boshnjake/ kroate/serbe/ malazeze mund të gjeni materialin e plotë, ndërsa në gjuhët tjera në shumicën e rasteve mund ta gjeni vetëm përshkrimin e shkurtë të ngjarjes. Rishikimin e të gjitha ngjarjeve të organizuara që nga fillimi i Procesit KOMRA deri sot mund ta gjeni këtu.