
Verifikimi i informacionit për varrin masiv në Kalludër e Vogël/Mala Kaludra zgjati më shumë se dy dekada
Informacioni për një varr të mundshëm masiv në fshatin Kalludër e Vogël/Mala Kaludra, në komunën e Zubin Potokut në Kosovë, është publik që nga 7 janari i vitit 2013, kur gazeta e përditshme në gjuhën shqipe Zëri botoi një shkrim dhe deklaratën e serbit Ranko Tepavac për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë dhe varrosjen e fshehtë të trupave të tyre në luginën e fshatit Kalludër e Vogël/Mala Kaludra. Deklaratën ua dha hetuesve të UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës më 7 shkurt të vitit 2003.
























