KOMRA rrjeti i pajtimit

04.11.2010.

Bashkësitë fetare –Sarajevë, B dhe H-04.11.2010.

2010, B dhe H, Bashkësitë fetare, Konsultimet rajonale, Projekt Statuti

Konsultimet rajonale me përfaqësuesit e komunitetit fetar dhe të kishave i kanë organizuar Shoqata e gazetarëve të BeH dhe Qendra informative dhe për ndihmë juridike, anëtare e Koalicionit për KOMRA-në. Në këtë takim morën pjesë 51 pjesëmarrës, personalitete kishtare, përfaqësues të komunitetit fetar, të organizatave joqeveritare dhe të institucioneve akademike. Në mesin e tyre edhe vëzhguesit nga Ambasadat e Maqedonisë dhe Kroacisë, si dhe nga organizatat ndërkombëtare – UNDP, Misioni OSBE në BeH, Delegacioni i Komisionit Evropian në BeH.

Për shkak të lëshimeve në organizim, në këtë takim nuk ishin prezent përfaqësuesit nga Kosova, si dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe nga Serbia dhe Kosova dhe të Kishës Katolike nga Kroacia. Organizatori ka qenë i detyruar që përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), mitropolitin Mihail ta lusë të tërhiqet nga pjesëmarrja për shkak të kushtëzimit të përfaqësuesit të KOS dhe Kishës Katolike. Gjatë diskutimit ka dominuar mbështetja për themelimin e KOMRA-së,  diskutimi është zhvilluar në një frymë jashtëzakonisht tolerante, në atmosferë shumë të mirë dhe konstruktive, e cila ka treguar për nevojën e sinqertë të kishave dhe komunitetit fetar që të bashkëpunojnë në këtë proces. Mediet kanë shpreh interesim të madh për këto konsultime, të cilat kanë qenë të përcjella nga më shumë se 20 gazetarë nga tërë rajoni. Mediet e RTS dhe lajmet Blic i kanë dërguar ekipet e tyre nga Beogradi, ndërsa nga Kroacia ka qenë Kryqi i jetës.

Shqyrtimi i propozimeve, opinioneve

Shqyrtimi i propozimeve, opinioneve dhe propozimeve

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.