KOMRA rrjeti i pajtimit

Press RS: KOMRA-s fantazmagorike një milion euro

KOMISIONI EVROPIAN E FINANCON NJË PROJEKT TË DËSHTUAR

KOMRA-s fantazmagorike një milion euro

Komisioni Rajonal për vërtetimin e të së vërtetës mbi krimet e luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë ka përjetuar dështim, por edhe më tutje disponon me një buxhet më të madh se një milion euro.

Nisma për KOMRA futet në Strategjinë e zgjerimit dhe raportimet e Komisionit Evropian

Strategjia e zgjerimit vendos qëllime për periudhën e ardhshme kohore dhe përmbledhë progresin e kandidatëve për anëtarësim në Unionin Evropian. Raportet mbi përparimin janë shtojcë e Strategjisë së zgjerimit dhe në to organet e Komisionit Evropian vlerësojnë se sa shtetet kanë përparuar në integrimet evropiane. Këto dokumente i japin edhe një herë përkrahje Nismës për KOMRA si shumë të rëndësishme në lidhje me atë përparim

Përkrahja politike e Nismës për KOMRA në Mal të Zi

Mali i Zi padyshim ka treguar se njeh rëndësinë e Nismës për KOMRA gjë që është konfirmuar edhe me përkrahjen e themelimit të KOMRA-s nga ana e Kryetarit Fillip Vujanoviq përderisa kryeministri dr. Igor Llukshiq përkrahjen e tij e ka demonstruar edhe publikisht duke dhënë nënshkrimin për KOMRA.