KOMRA rrjeti i pajtimit

t_Evropska-Komisija.gif

20.10.2011.

Nisma për KOMRA futet në Strategjinë e zgjerimit dhe raportimet e Komisionit Evropian

t2_Evropska-Komisija

Komisioni Evropian më 12.10.2011 ka pranuar pasqyrën e saj të sivjetme të strategjisë së zgjerimit dhe përparimit në rrugën e saj evropiane të cilat vendet e Ballkanit perëndimor, Turqia dhe Islanda kanë arritur në vitin e kaluar. Me këtë është publikuar Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2011-2012 dhe raporti mbi përparimin e secilit shtet nga rajoni si dhe raporti i veçantë analitik për Serbinë.

Strategjia e zgjerimit vendos qëllimet për periudhën e ardhshme kohore dhe përmbledhë progresin e kandidatëve për anëtarësim në Unionin Evropian. Raportet për përparimin janë shtojca Strategjisë së zgjerimit dhe në to organet e Komisionit Evropian vlerësojnë se sa shtetet kanë përparuar në integrimet evropiane. Këto dokumente edhe një herë i japin përkrahje Nismës për KOMRA si shumë të rëndësishme në këtë përparim.

Strategjinë e zgjerimit në pjesën 2.3 nën emërtimin “Enhancing regional cooperation and reconciliation in the Western Balkans” është theksuar që Komisioni Evropian me kujdes të shtuar mbikëqyr këto aktivitete ngaqë janë të rëndësisë thelbësore për stabilitetin dhe anëtarësimin në Unionin Evropian. “Initiatives by NGOs and civil society, such as the […] Truth and Reconciliation Commission (RECOM) […] play an important role in enhancing reconciliation beyond governments among the citizens of the region”, thuhet aty.

Në pjesë 1.3 të raportit analitik mbi Serbinë nën emërtimin “Regional issues and international obligations”, përmendet bashkëpunimi rajonal dhe raportet e mira ndërfqinjësore. Në kuadër të saj në raport si notë pozitive qëndron: “Serbia supports the RECOM initiative on reconciliation.”

Përkrahja zyrtare politike Nismës për KOMRA është theksuar edhe në pjesën 2.3 të raportit mbi përparimin për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën ku theksohet se çdo shtet “continues to actively support […] the RECOM initiative”.