KOMRA rrjeti i pajtimit

t_1.jpg

23.05.2011.

Përkrahja politike e Nismës për KOMRA në Mal të Zi

t_REKOM-znak-mali

Mali i Zi padyshim ka treguar se njeh rëndësinë e Nismës për KOMRA gjë që është konfirmuar edhe me përkrahjen e themelimit të KOMRA-s nga ana e Kryetarit Fillip Vujanoviq përderisa kryeministri dr. Igor Llukshiq përkrahjen e tij e ka demonstruar edhe publikisht duke dhënë nënshkrimin për KOMRA.

“I vetëdijshëm për faktin se është nevojë e shoqërive tona për ballafaqim me të kaluarën të bazuar në faktet dhe dëshmitë konsideroj se themelimin e komisionit regjional të pavarur do të ishte i rëndësishëm për procesin e pajtimit në regjion. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme që numri i madh i qytetarëve të Malit të Zi por edhe gjithë regjionit në mënyrë aktive të inkuadrohen në përkrahjen e nismës dhe shpresoj se organet kompetente të të gjitha shteteve në hapësirën e ish-Jugosllavisë do të japin përkrahjen e tyre të plotë dhe ndihmën për themelimin e Komisionit”, tha Llukshiq.

Përveç kësaj KOMRA në Mal të Zi e ka marrë përkrahjen edhe nga parlamenti i Republikës së Malit të Zi më 30 qershor 2010.

Përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA në Mal të Zi kanë biseduar në Podgoricë më kryetarin e klubit të deputetëve shqiptar Amir Hollajn. Nisma ka arritur përkrahjen e plotë e partive shqiptare. Hollaj në cilësinë e kryetarit të klubit të deputetëve ka theksuar se qëndrimi i tyre është unik dhe se qëllimet e KOMRA-s do të duhej të realizohej dhe mëse të nevojshme për shoqëritë tona. Duke rikujtuar sa është e rëndësishme që të mos harrohet ajo që ka ndodhur gjatë të nëntëdhjetave tha se barra nuk guxon t’i lihet gjeneratave të ardhshme dhe se shoqëritë tona pikërisht atyre ua kanë për borxh një ballafaqim të vërtetë me të kaluarën.

Themelimin e KOMRA-s më herët kanë përkrahur edhe klubet parlamentare të Partisë Socialdemokratike, PArtisë Boshnjake, Partisë popullore Socialdemokratike, Patisë së re serbe dhe partisë demokratike të socialistëve.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.