KOMRA rrjeti i pajtimit

REKOM-znak-mali

14.05.2012.

Ambasadori amerikan në BeH takohet me përfaqësuesit e Koalicionit të KOMRA-s

REKOM-znak-mali

Sarajevë, 11 maj 2012

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, shkelqësia e tij z. Patrik S. Mun, ka biseduar, në datën 11 maj me përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA-n në BeH, të cilin e përbënin avokuesit publik të KOMRA-s (Komisioni Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera  të rënda të të drejtave të njeriut  të kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001), Zdravko Grebon e Dino Mustafiq si dhe Xhenana Kartup Drushkon e Edina Gjurkoviqin. Anëtarët e delegacionit e kanë paraqitur qëllimin themelor të Komisionit Rajonal dhe funksionin e tij parësor, e ky është vërtetimi i fakteve mbi pësimet njerëzore në luftërat e kaluara në rajon dhe krijimi i një hapësire publike për shpalljen e të gjitha viktimave të rajonit. Është biseduar edhe për transferin e tashëm të Nismës për KOMRA-n nga sfera e shoqërisë civile në nivelin politik.

Ambasadori Partik S. Mun në mënyrë të padyshimtë e ka përkrahur themelimin e KOMRA-s dhe e ka theksuar se është impresionuar me qëllimet, me karakterin përfshirës dhe të arriturat e deritashme të KOMRA-s e posaqërisht me faktin se detyra e KOMRA-s është ndriqimi i fatit të të gjitha viktimave në rajon pavarësisht prej përkatësisë së tyre etnike. Ai ka theksuar se ideja e themelimit të KOMRA-s është në përputhje me politikën e pajtimit, të cilën e përkrahin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.