KOMRA rrjeti i pajtimit

t_OfficeOfTheHighCommisionerForHumanRights.jpg

21.11.2011.

Zyra e Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut dhe Programit për zhvillim (UNDP) kanë përkrahur Nismën për themelimin e KOMRA-s

t_REKOM-znak-mali

Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut zotëri Ivan Šimonović, ka biseduar më 15 nëntor 2011 në selinë e KB-ve me delegacionin e Koalicionit për KORMRA dhe me atë rast ka shprehur përkrahjen e plotë të Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut (OHCHR) Nismës për themelimin e KOMRA-s. Zotëri Šimonović është zotuar ndihmën e Zyrës së Komisarit të lartë në koordinim dhe komunikim ndërmjet institucioneve nacionale në kompetencën e të cilit është marrja e vendimit mbi themelimin e komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe viktimat.

Përkrahje të fuqishme për themelimin e KOMRA-s e dha edhe zëvendës drejtori i zyrës rajonale të UNDP-së për Evropë dhe Bashkësinë e shteteve të pavarura, zotëri Haoliang Xu, në takim me delegacionin e Koalicionit për KOMRA të mbajtur më 16 nëntor 2011 në Nju Jorku. Ai theksoi gatishmërinë e UNDP-së që me prezencën e saj në vendet post-jugosllave të shfrytëzojë në avokimin e themelimit të KOMRA-s.

Delegacioni i Koalicionit për KOMRA ka biseduar me ekspertët e Qendrës ndërkombëtare të drejtësi transicionale mbi angazhimin e institucioneve në shtetet post-jugosllave nga të cilët varet formimi i komisionit zyrtar ndërshtetëror për fakte mbi krimet e luftës dhe viktimave, në procesin KOMRA.

Mbi Nismën për KOMRA në kontekst të përkrahjes së grupeve të ndryshme të shoqërisë civile, delegacioni i Koalicionit për KOMRA ka biseduar me studentët e New York School of Law.

Delegacionin e Koalicionit për KOMRA e ka përbërë: Nataša Kandić (Fondi për të drejtën humanitare, Serbia), Igor Mekina (gazetar dhe publicist, Slloveni), Dino Mustafić (regjisor i teatrit dhe filmit, Bosnje dhe Hercegovinë), Dženana Karup-Druško (gazetare, Bosnje dhe Hercegovinë), Daliborka Uljarević (Qendra për edukim qytetar, Mali i Zi), Avni Melenica (Shoqata e viktimave «22 maji», Kosovë), Vesna Teršelič (Documenta, Kroaci), Maja Mićić (Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, Serbi) dhe Mario Mažić (Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, Kroaci).