Lajme

Raporti mbi procesin KOMRA: tetor – dhjetor 2014.

grafika-skupstina

Të deleguarit për KOMRA e përfunduan mandatin e tyre më 28.10.2014. Gjatë një viti, me punën e tyre të përbashkët dhe konsultime me presidentë e anëtarë të Presidencës së BeH të cilët i deleguan, ata kanë bërë Ndryshime të Statutit të KOMRA-së të cilat, sipas mendimit të tyre, paraqesin mundësi ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-së.

Kuvendi VII i Koalicionit për KOMRA

Në përputhje me rregullat e Koalicionit për KOMRA, Kuvendi i Koalicionit mori vendim për dhënien e mbështetjes për Ndryshimet e Statutit të KOMRA-së që e miratoi më 26.3.2011.

Në këtë drejtim, më 14 nëntor 2014 në Beograd (Serbi) Koalicioni e mbajti Kuvendin, të shtatin me radhë, me pjesëmarrje të 104 delegatëve që përfaqësonin 1950 anëtarë/e. Delegatët, me një votë kundër dhe dy abstenime, mbështetën Ndryshimet e Statutit të KOMRA-së, që i bënë të deleguarit e presidentit të Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës, anëtarët bosnjakë dhe kroatë të Presidencës së BeH, dhe lidhur me detyrën për t’i shqyrtuar mundësitë ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-së në çdo shtet individualisht.

Në një diskutim të gjerë, delegatët vlerësuan se me Ndryshimet „është ruajtuar thelbi i Propozim-Statutit, se heqja e kompetencave represive largon dyshimet se KOMRA i merr përsipër kompetencat e organeve gjyqësore, dhe se procedura e kandidimit dhe zgjedhjes së bordeve selektuese dhe anëtarëve të Komisionit është thjeshtësuar në masë të konsiderueshme”. Në emër të Koalicionit për KOMRA, delegatët i përshëndetën fuqishëm ndryshimet në financimin e Komisionit, me të cilat parashihet që KOMRA të financohet me donacione vendore dhe ndërkombëtare, pastaj me mjete të organizatave ndërkombëtare, dhe jo nga kontributet shtetërore, siç propozonte Koalicioni.

Delegatët në veçanti e përshëndetën qëndrimin e të deleguarve që në mesin e qëllimeve të Komisionit të jetë edhe „përmirësimi i programeve arsimore në përputhje me faktet që i vërteton Komisioni.”

Me rastin e mbështetjes së Ndryshimeve të Statutit, duke iu drejtuar publikut, Koalicioni theksoi se në mes të të deleguarve dhe presidentëve/anëtarëve të Presidencës u arrit pajtimi i plotë rreth asaj që Komisioni duhet të vërtetojë fakte rreth krimeve të luftës si dhe rreth shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut, të kryera në periudhën nga 1 janari i vitit 1991 deri në dhjetor të vitit 2001. Koalicioni vuri në pah se, sa i përket detyrës së KOMRA-së që të „hulumtojë rrethanat politike dhe shoqërore të cilat përfundimisht i kontribuuan shpërthimit të luftërave, si dhe kryerjes së krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut”, u shprehën dy mendime: „është thelbësore që KOMRA t’i hulumtojë shkaqet e luftës” dhe „hulumtimi i shkaqeve të luftës është i mundshëm pas vërtetimit të fakteve rreth krimeve të luftës”, të cilat janë në përputhje të plotë me propozimet e Koalicionit për KOMRA.

Raporti mbi procesin KOMRA-etor – dhjetor 2014.