Lajme

Letër presidentëve/anëtarëve të Presidencës së BeH

t_inicijativa.gif

Më 10 dhjetor 2012 Koalicioni për KOMRA i drejtoi një letër presidentëve/anëtarëve të Presidencës së BeH, duke i rikujtuar se Kuvendi i mbështeti Ndryshimet e Statutit të KOMRA-së, me çka janë krijuar kushtet për hapin e ri drejt themelimit të Komisionit Regjional për vërtetimin e fakteve rreth krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftërave në territorin e ish Jugosllavisë. Në letrën e përmendur, Koalicioni theksoi se pret që presidentët/anëtarët e Presidencës së BeH të merren vesh rreth formës së informimit të publikut dhe parlamenteve rnë lidhje me atë se kanë vendosur që bashkërisht ta mbështesin themelimin e Komisionit. Letra i ftoi presidentët/anëtarët e Presidencës së BeH t’i kushtojnë vëmendje propozimit të presidentit të Kroacisë që të gjithë, në një afat të dakorduar, t’i drejtojnë letër publikut dhe parlamenteve lidhur me mbështetjen e përbashkët për themelimin e KOMRA-së.

Me rastin e njëjtë, Koalicioni i informoi presidentët/anëtarët e Presidencës së BeH se ai ka përparuar dukshëm në dokumentimin e humbjeve njerëzore, llogorëve dhe objekteve tjera të burgosjes në luftërat e viteve të nëntëdhjeta.