Lajme

Debatet mbi pajtiminnë Sarajevë dhe në Beograd – përmbledhje

Debatet mbi pajtimin, të mbajtura kohët e fundit në Sarajevë dhe në Beograd, kanë treguar se fuqinë më të madh në përcjelljen e mesazhit të pajtimit e kanë artistët, kurse bashkësia akademike më së paku merr pjesë në këtë proces.

Dy debate, në Sarajevë (7.12.2012) dhe në Beograd (13.12.2012), në organizim të Koalicionit për KOMRA, janë mbajtur në temën qendrore – si të shkohet tutje deri tek pajimi në rajon dhe kush janë ata të cilët duhet të jenë promovuesit kryesor të tij, të cilët do t’i nxisin ato pjesë të shoqërisë që deti tash kanë qenë të pa interesuara për t’u inkuadruar në atë proces. Debatet janë organizuar me anëtarët e shquar të bashkësisë artistike dhe akademike, të cilët kanë diskutuar se si duhet të shkohet tutje në procesin e pajtimit, cilat kanë qenë pikat e dobëta të angazhimit të deritashëm dhe si mundet gjithë kësaj t’i kontribuojë edhe procesi KOMRA.

Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset kanë arritur deri te përfundimet e njëjta: që në procesin e pajtimit rol ky çka arti, i cili ka kapacitetin më të madh për bashkëndjesi, mirëkuptim dhe pranim të vuajtjeve të të tjerëve, që janë instrumente të pazëvendësueshme dhe më të forta në pranimin e së kaluarës së rëndë dhe në nevojën për pajtim.

Mbi fuqinë e artit

Duke e hapur takimin në Sarajevë, regjisori Dino Mustafiq ka thënë se “politikat mbizotëruese të rajonit ende manipulojnë me fakte, i lavdërojnë kriminelët si heronj dhe e kultivojnë harrimin, sepse ashtu e vazhdojnë pushtetin e tyre dhe e mbajnë pozicionin politik”, por edhe se “ekzistojnë shumë vepra letrare, filmike, teatrore, muzikore dhe figurative, të cilat e kultivojnë një lloj të kujtimit kreativ, me çka, në të njëjtën kohë, edhe e pushton hapësirën e lirisë nga e kaluara si ankth, nga e kaluara si e keqe dhe si gjak”. Mustafiqi ka konstatuar se “në ndonjë platformë të ardhme të pajtimit duhet të ketë kultivim të bashkëndjesi”, dhe se është i domosdoshëm reformimi i sistemit arsimor, i cili tash përfaqëson “një lloj të harrimit institucional”.

Aktori Ermin Bravo ka thënë se bashkëndjesia është thelbësore për procesin e pajtimit. „Që të arrijmë deri te paqja, nënkuptohet drejtësia, kurse kur vendoset drejtësia është i mundur pajtimi, kurse që të arrihet deri te pajtimi është i nevojshëm besimi, kurse duket se nën gjithë këtë thellësisht qëndron bashkëndjesia. Dhe si ta përkufizojmë, në të vërtetë, si ta institucionalizojmë? Që individi të besojë në përfundimet e tij, të arrijë deri te paqja vetjake me vetveten si viktimë, që të paqësohet shpirti vetjak, dhe që, kështu, të arrihet deri te një lloj i katarzës, që të mund të arrihet deri te bashkëndjesia, që ta kuptojë këtë nga pozita e tjetrit, krejt atë që e ka përjetuar vet, që të mund të ndjehet në lëkurën e tjetrit, jo vetëm për të kuptuar, por për ta pranuar këtë edhe emocionalisht. Duket s kjo është qëllimi i gjithë kësaj dhe qëllimi i KOMRA-s, si dhe qëllim i të gjitha këtyre nismave. Në këtë kuptim, duket se bashkësia etnike arrin te bashkëndjesia jo nëpërmjet krejt këtij zinxhiri, por në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Thelbësore është se kjo është e vetmja gjë, e cila është e vështirë të institucionalizohet. Kurse mendoj se ekzistojnë institucione për këtë dhe unë mendoj se ky është arti dhe, ja, unë do të flas nga pozicioni im: teatri, se ai është bashkëndjesi e institucionalizuar “, ka thënë ai në fund të fjalës së tij.

Andrej Nosov, student, regjisor, dhe drejtor i fondacionit Hartefakt ka thënë se katër pesë vitet e fundit ekziston një varg i tërë i punimeve artistike të cilat e trajtojnë të kaluarën, por çështja kryesore është se si të bëhen ato të dukshme në shoqëri.

Aktori Branko Cvejiq në Beograd ka theksuar se rrethet artistike pothuajse kurrë nuk kanë pasur probleme në përhapjen e misionit të pajtimit brenda bashkësisë teatrore dhe bashkësive të tjera artistike, por se sfida kryesore artistike është “të zbritet nga skena dhe të vazhdohet me “informimin” mbi të kaluarën “.

Regjisori Stevan Bodrozha është pajtuar se fuqia e ndikimit të artit në ngritjen e ndërgjegjes është e madhe, por se teatri në lidhje me masivitetin e njerëzve deri tek të cilët do të arrijë nuk mund të matet me televizionin, me estradën, dhe me Internetin. Megjithëkëtë, ai mund ta ndryshojë atë person i cili e konsumon teatrin, që ta prekë, të shkaktojë katarzë. Pjesëmarrësit e të dyja takimeve kanë ardhur deri te përfundimi se edhe më tutje duhet të mendohet mbi format e artit, të cilat mund të arrijnë deri te një numër sa më i madh i njerëzve, kurse është propozuar që debatet e ardhshme mbi pajtimin të fillojnë në kuadër të festivaleve, siç është për shembull, festivali beogradas “Zona e lirë”.

Natasha Kandiqi, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka thënë se “bashkësia artistike në këtë moment është e veçantë me atë se mundet, më shumë se sa bashkësitë e tjera, grupet e tjera të shoqërisë civile, grupet e tjera profesionale, të bëjë në lidhje me ballafaqimin, pajtimin dhe me afrimin e pikëpamjeve të ndryshme të asaj se çfarë ka ndodhur në të kaluarën ndaj minimumit, të cilin të gjithë do të themi – ky është ai minimumi ndaj të cilit kemi qëndrim të kristalizuar”.

Pengesat objektive: mosbesimi

Në të dyja takimet, pjesëmarrësit kanë ardhur te përfundimi se pengesë e madhe drejt pajtimit është fakti se të gjitha shoqëritë e rajonit kryesisht i glorifikojnë kriminelët e luftës si heronj dhe i mohojnë krimet, të cilat janë kryer ndaj popujve të tjerë, edhe pse për ato krime tash ka prova të pakundërshtueshme. Kësaj i ka kontribuuar, konsiderojnë pjesëmarrësit, edhe një varg i aktgjykimeve me të cilat lirohen nga përgjegjësia penale të akuzuarit para Gjykatës Ndërkombëtare Penale të ish Jugosllavisë (GJNPJ). Derisa pjesëmarrës të caktuar konsiderojnë se kjo i ka shkaktuar një goditje të pakthyeshme procesit të pajtimit, shumica, megjithëkëtë, është pajtuar se proceset gjyqësore e kanë logjikën e vet e cila bazohet në procedurën e provave, por se rrjedha e tyre në asnjë rast nuk do të thotë se krime, së këndejmi edhe viktima, nuk ka pasur. Ky është mesazhi i cili duhet të arrijë deri te opinioni i gjerë publik si dhe faktet, të cilat janë paraqitur dhe provuar para GJNPJ (dhe para gjykatave kombëtare), e të cilat flasin për krime dhe pësime, me vet këtë mund t’i kontribuojnë të kuptuarit më të mirë të vuajtjeve të “të tjerëve” e, me këtë, edhe procesit të pajtimit.

Millosh Sholaja, filozof nga Fakulteti i Shkencave Politike në Banja Llukë ka thënë se nuk ka pajtim në nivel të shoqërisë dhe as që mund të ketë, sepse nuk ka më besim midis popujve. Deri te humbja e plotë e besimit ka rezultuar pas aktgjykimeve të Hagës të shqiptuara për Gotovinën dhe Haradinajn. Besimi në nivel individual ekziston, por Sholaja nuk sheh kurrfarë kuptimi që të ngulet këmbë në pajtimin, sepse pajtimi në nivel të kolektivitetit më nuk është i mundur. Ai ka shtuar se kjo posaçërisht është e shprehur në viset rurale.

Politologu Vlada Simoviq ka theksuar se problemi i partikularitetit është problem i cili ekziston në BdheH në të gjitha fushat e jetës dhe në të gjitha bashkësitë profesionale dhe etnike dhe se ky problem as që mund të mohohet dhe as që mund të ndryshohet “nga lartë” , por se duhet nisur nga niveli i bashkësive të vogla, të cilat janë të indoktrinuara me sistemin arsimor dhe diskurset publike politike. Ndryshimi i teksteve shkollore dhe formimi i komisioneve për të vërtetën janë të vetmet që do të mund t’i nxisnin ndryshimet, ka përfunduar ai.

Filozofi Vlada Milutinoviq konsideron se “problemi kryesor është ai se viktimat e luftës, në një mënyrë, lidhen me fajin kolektiv. Pasi që njerëzit e zakonshëm e shohin se ndonjë krim lidhet me fajin kolektiv e, me vet këtë, me ndonjë dënim kolektiv, atëherë, ata, dëshirojnë ta refuzojnë atë fajësi, e cila, në të vërtetë, nuk ekziston, si dhe atë dënim për të cilin mendojnë se është i padrejtë”. Ai konsideron se është e domosdoshme të shmanget çështja e fajit kolektiv.

Nevoja për akterët e ri të pajtimit

Vesna Peshiq në Beograd ka thënë se është e domosdoshme të gjendet ato thellësi e shoqërisë, ku ndoshta qëndron motivacioni më i thellë që proceset e pajtimit të vazhdohen. Mustafiqi ka shtuar se “është e vërtetë se atje ekziston interesimi më i lartë për pajtim dhe për ballafaqim me të kaluarën. “.

Zlatiborka Popov Momçiloviq, nga Fakulteti Filozofik në Sarajevën Lindore ka paraqitur rezultatet mbi ndërtimin e pajtimit në BdheH në bashkëpunim me Universitetin në Edinburg. Në pyetjen “kush janë aktorët e rëndësishëm për ndërtimin e pajtimit dhe të besimit në nivel të të gjithë vendit”, qytetarët dhe qytetaret anë e kënd BdheH më së shumti i besojnë institucioneve arsimore, arsimtarëve dhe arsimtareve dhe atë njerëzve që nuk janë nacionalist, kurse më së shumti mosbesim është treguar ndaj organizatave të cilat i përfaqësojnë viktimat. ” Kurse në fund janë gazetarët dhe gazetaret, politikanët dhe politikanet”, ka cekur Popov Momçiloviq.

Politikanët, po ose jo

Avokati Dragan Pjevaç është shprehur se ekziston pak besim në politikanët, edhe pse “disa politikanë përpiqen për të larë mëkatet e tyre të së kaluarës dhe kjo është në rregull dhe ua japim përkrahjen” dhe fjala është para së gjithash mbi “mençurinë e lehtë”. ” Është me rëndësi se Serbia më nuk është duke luftuar dhe kjo është detyrë e elitave serbe. Na duhet paqja me fqinjët, paqja me botën dhe me vetveten. Sipas meje, kjo është masë e patriotizmit dhe e dashurisë ndaj atdheut dhe vendit”, ka përfunduar ai.

Dramaturge dhe letrarja Ljubica Ostojiq ka folur në Sarajevë se përpjekjet e deritashme të politikanëve në kuptimin e pajtimit kanë ndikuar në mënyrë “abstrakte”. ” Unë, me gjithë vullnetin më të mirë, kurrsesi nuk mund ta imagjinoj këtë Josipoviqin ose Tadiqin se si gjuajnë në njerëzit, i vrasin dhe i mundojnë e pastaj rrëfehen në emër të shtetit dhe të popullit dhe ngjashëm. Kurse ai i cili është vrasës, torturues etj., nuk do t’a gjej viktimën e tij ose viktimat dhe të rrëfehet”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se është e domosdoshme të shihet se çfarë mendojnë të rinjtë mbi pajtimin dhe si t’iu drejtohemi atyre dhe si ti animojmë për këtë proces.

Vincent Degert, ambasador, Delegacioni i Komisionit Evropian në Serbi, ka thënë “se përpjekjet tona duhet të jenë të orientuara drejt bashkëpunimit me politikanët”, dhe se në këtë kuptim ka pasur përpjekje të rëndësishme, të cilat kanë dërguar mesazhe të fuqishme dhe simbolike, siç është për shembull takimi i Josipoviqit me Tadiqin në Vukovar.

Profesoresha Vesna Rakiq Vodineiq ka qenë e një mendimi të kundërt dhe ka thënë se pajtimi i dy kryetarëve “ka qenë çështje e tyre personale në të cilën në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të futur kurrfarë institucionesh të tjera as të Republikës së Kroacisë e as të Republikës së Serbisë”, dhe se është fjala për politikën estradeske, e cila nuk ka realizuar gjurmë të rëndësishme. Edhe pjesëmarrësit e shumtë të tjerë po ashtu e kanë shprehur dyshimin në pikëpamje të asaj nëse nga politikanët duhet pritur që të jenë bartës të proceseve të pajtimit. “Shekulli 21 qartazi më nuk është koha e ndonjë gjesti të Vili Brandit dhe ai nuk është as në horizont kur është fjala për politikanët tanë.”, ka thënë Mustafiqi dhe ka shtuar se “në arsimin dhe në punën me të rinj është çelësi i të gjithave, se kjo sipas të gjitha gjasave është grupi i cili synohet, po deshët ta quajmë kështu, dikush të cilit ne duhet t’i drejtohemi”.

Rëndësia e arsimit dhe zgjimi i bashkësisë akademike

Në të dyja debatet është arritur deri te përfundimi se një pjesë e madhe e bashkësisë akademike është shumë pasive lidhur me çështjen e pajtimit. Sasha Madacki, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Sarajevë ka thënë se problemi i bashkësisë akademike është se ajo “si totalitet nuk ekziston”, se është fjala për “grupet e izoluara jo më sipas çelësit etnik, por të izoluara në habitatet e veta në kuptimin e komunitetit të juristëve, të komunitetit të historianëve”, midis të cilëve nuk ka kurrfarë këmbimi dhe dialogu. “Ne nuk e dimë se si kush ligjëron, se çfarë është përmbajtja të cilën ne ua përcjellim atyre gjeneratave. Ky është shembull i apartheidit në shkolla” , ka thënë Medacki dhe ka theksuar se vet bashkësia akademike ka nevojë për hapje dhe për hulumtimin kritik në mënyrë që të mund të fillohet me hulumtimin e përmbajtjeve, të cilat përcillen tek njerëzit e ri.

Natasha Kandiqi ka thënë se mundësitë e organizatave joqeveritare janë të kufizuara në procesin e pajtimit, dhe se regjistri emër për emër i viktimave është kontributi më i madh, të cilin ato mund t’ia japin këtij procesi. Ndryshimi i teksteve shkollore duhet të vijë si nismë nga vet institucionet, përndryshe nuk do të ketë kurrfarë efekti. “Bashkësitë akademike munden edhe më shumë se kaq dhe obligim i tyre është që të vërtetojnë faktet shkencore. Problemi qëndron aty se në këto hapësira kurrë nuk ka pasur fakte shkencore dhe gjithmonë ka pasur fakte politike. Nëse ne [organizatat joqeveritare] i vërtetojmë faktet mjekoligjore, atëherë ka shanse edhe për faktet shkencore, të cilat, sipas radhës, pra, janë mbi faktet gjyqësore. Faktet mjekoligjore ose forenzike e zvogëlojnë hapësirën për gënjeshtra, manipulime dhe falsifikate dhe kjo, në të njëjtën kohë, është minimumi dhe maksimumi nga i cili mund të nisemi që pastaj mund të na çojë drejt njëfarë besimi. Epo, unë këtu e shoh rolin e bashkësisë akademike. Bashkësia akademike mund të jap përgjigje shumë më të sakta se sa shoqëria civile”, ka thënë Kandiqi.

Tanja Shljivar ka thënë se “problemi kyç është në familje, në media dhe në sistemin e shkollimit. Këta tre mekanizma, ashtu në mënyrë të fuqishme dhe disi në mënyrë solidare funksionojë në secilin entitet në BdheH dhe në gjithë rajonin, sa që kurrfarë pajtimi nuk do të vijë parasysh nëse nuk fillohet nga ato tri nivele themelore”.

Kandiqi në Beograd në fjalën e saj në fund ka thënë: “Ne, organizatat joqeveritare, as edhe si bashkësitë artistike, nuk mund të jemi bartës të aktit të pranimit publik të viktimave. Ne nuk mundemi, sepse nuk mund të zëvendësojmë institucionet shtetërore në pranimin e viktimave. Dëshmitë publike të viktimave kanë kuptim, e kanë atë forcë vetëm nëse i organizojnë institucionet shtetërore. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë, po ashtu duhet të jemi të ndërgjegjshëm se mund të mësojmë që ta nxisim këtë, që përherë të nxisim të tjerët që të jenë promovues”.

Rëndësia e drejtësisë gjyqësore

Në debatin në Beograd, krahas artistëve dhe shkencëtarëve dhe profesorëve kanë marrë pjesë edhe disa ambasadorë. Kanë folur për rëndësinë e drejtësisë gjyqësore dhe se realiteti flet se ajo nuk është e mjaftueshme për procesin e pajtimit, sepse, siç ka thënë ambasadori i Zvicrës Jean Daniel Ruch, “e drejta në drejtësi është vetëm një aspekt kur flitet për nevojat e viktimave”. Ambasadori Vincent Degert ka theksuar se shteti ligjor për Bashkimin Evropian është “vlerë mbi të cilën nuk negociohet dhe se ne mbështetemi në te, edhe përkundër aktgjykimeve befasuese të cilat i kemi dëgjuar nga gjykata ndërkombëtare”. Ai ka thënë se hapi i radhës është investimi në shkolla dhe programet arsimore, ku edhe tashmë punohet.

Profesor i së drejtës Zoran Pajiq në Sarajevë dhe Beograd ka folur mbi shpërputhjen që në mënyrë evidente ekziston midis aktgjykimeve gjyqësore dhe të pritmeve të viktimave, por ka theksuar se drejtësia dhe satisfaksioni i viktimave (para së gjithash nëpërmjet qasjes së të drejtave në reparacione) e hapin rrugën drejt pajtimit. Profesori Milan Podunavac është pajtuar me profesorin Pajiq se rajoni është i ngarkuar me trashëgimi negative dhe me mungesë të refleksionit kritik dhe ka shtuar se në Serbi është fjala për një problem edhe më kompleks. Shoqëria serbe, sipas tij, është e ngarkuar në mënyrë plotësuese edhe me faktin se është shoqëri postdiktatoriale e edhe shoqëri e mundur.” Shoqëritë e mundura kanë një problem të madh se si ta formësojnë një lloj të konsensusit themelor politik brenda të cilit nuk ka luftë politike, garime politike, brenda të cilit formësohet pajtimi mbi vlerat themelore të asaj shoqërie”, ka thënë Podunavac, duke i arsyetuar pengesat kyçe që qëndrojnë para përparimit të procesit të pajtimit me fqinjët.

Shumë pjesëmarrës të të dyja takimeve kanë arritur në përfundimin se ekziston shumë pak besim edhe në shoqatat e viktimave. Pajiqi dhe Kandiqi kanë theksuar se politikanët i keqpërdorin shoqatat dhe se ato, së këndejmi, nuk mundtë jenë bartëse të procesit të pajtimit. Tanja Shljivar e ka cekur si një shembull “dëshpërues” atë kur “kryetarja e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës, e ka uruar Kroacinë për aktgjykimet me të cilat lirohen nga përgjegjësia penale gjeneralët Gotovina dhe Markaçi. Dikush, i cili është simbol i viktimës civile e që nuk i pranon viktimat e tjera civile dhe, pastaj, si të mos mendoj se arritja deri te ai pajtim është vërtet larg, tmerrësisht larg, tmerrësisht larg”.

Jelena Grujiq