KOMRA rrjeti i pajtimit

crowar

08.06.2015.

Veteranit kroat të luftës për KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politikës dhe të elitës së korruptuar

RECOM

Intervistë me veteranin e luftës Zvonko Lucic, i cili foli për KOMRA

by Jelena Grujic Zindovic

 

„Në thelb, një i njëjti ekip i vitit 1991 ka një kontroll të fort mbi gjithçka që ndodh në lidhje me veteranët në Kroaci, dhe ky është rrethi i mbyllur, në të cilin nuk hyhet dhe aty pak a shumë nuk ndryshon asgjë, kështu që unë më as që bëjë ndonjë gjë, as nuk jam anëtar i ndonjë shoqate, ka qenë e pakuptimtë për mua të paguajë anëtarësinë diku ku nuk mund të thuash asgjë të kuptimtë“ – thotë Zvonko Luciq, i cili i ka kaluar më shumë se një vit në luftimet në rrethinën e Mostarit, ku është përkujdesur për një grup njerëzish, të cilët kanë qenë në përgjegjësinë e tij.

Ai thotë se njerëzit e kampeve të përqendrimit, në ruajtjen e të cilit kishte marrë pjesë, pas burgosjes, në shenjë të mirënjohjes për shkak të qëndrimit të tij korrekt, i kishin dhuruar një mbajtëse cigaresh, të cilën ai edhe sot e ruan.

Zvonko e thekson se edhe pas luftës ishte angazhuar në Hvidr-a (Udruga hrvatskih vojinih invalida Domovinskog rata – Shoqata e Invalidëve Ushtarak Kroat të Luftës Atdhetare) në organizimin e trajnimit të veteranëve për shkrimin kompjuterik, porse kjo nuk kishte dhënë fryte, sepse njerëzit, të cilët ua kishin ndarë mjetet, në një moment më nuk e kanë bërë këtë.

Tash, siç thotë ai, herë pas herë merr pjesë në ngjarjet, të cilat i organizon Qendra për aksionin e pa dhunë, në projektet e takimeve rajonale të veteranëve.

„Në fillim ka qenë e habitshme që njerëzit, të cilët kanë qenë në uniforma në anët e kundërta, në përgjithësi mund të flisnin, dhe kjo ka qenë shumë e vështirë, por tash kjo është krejt normale dhe plotësisht e thjeshtë. Unë tash kam miq në të gjitha vendet dhe gjithkund kam dikë, që mund ta thërras„ – thotë ai.

Bisedoi: Jelena Grujiq Zindoviq

Cilat tema kanë qenë tema tabu për veteranët në takimet e para pas luftës?

Njerëzit në përgjithësi kanë ngurruar për të treguar se ku kanë qenë dhe në çfarë mënyre kanë qenë të angazhuar gjatë kohës së luftës. Megjithëkëtë, distanca kohore dhe pjekuria kanë bërë që njerëzit plotësisht ndryshe ta trajtojnë atë kohë. Të gjithëve na ka ndihmuar fakti se këtë e kemi vështruar në mënyrë kritike. Nuk mund ta kesh gjithmonë vetëm qëndrimin tënd të fortë dhe të qëndrosh pas atij qëndrimi, sepse duhet të bësh njëfarë kompromisi. Këtë e mëson dhe e pranon. Mendoj se deri tash është ndërtuar mjaft besim midis ekipeve të veteranëve në rajon, gjë që më herët ka qenë e paimagjinueshme.

Cili ka qenë motivi i veteranëve për të vazhduar me takimet, edhe pse në fillim janë ballafaquar me mosbesimin?

Më kujtohet se në fillim ka qenë e paimagjinueshme që edhe humanitarët të rrinë me njerëzit, të cilët kanë qenë në uniforma në luftë, dhe që të bisedojnë me ta. Shumë njerëz kanë qenë kundër bisedimeve të tilla. E pastaj ka dalë se ka çka të bëhet nga kjo dhe se edhe veteranët kanë shumë potencial. Në fillim ka ndihmuar kureshtja e, pastaj, është parë se, kur të gjitha palët i kanë nxjerrë në shesh të vetat, dhe kur përjashtohen dallimet në të cilat insistojnë politika dhe mediat, se e gjithë ajo në thelb është e njëjta gjë, edhe njëra palë, edhe pala e dytë, e tretë dhe e katërt. Më shumë armiqësi shoh këtu midis këtyre tifozëve të Hajdukut e të Dinamos sesa në mes të ne veteranëve nga vende të ndryshme. Të gjithë këta janë njerëz, të cilët kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha. Shumë prej tyre nuk e kanë dorën ose këmbën. Dhe tash, pas të gjithave, mendoj se e vështrojnë në mënyrë kritike periudhën e kaluar, që, në thelb, edhe është qëllimi – të ballafaqohemi me gjithë atë realitet, a ka qenë e domosdoshme që të ketë qenë ashtu dhe se si tash t’ia dalim me atë realitet. Është e përbashkët për të gjithë se e bartin në vete një lloj të zhgënjimit në lidhje me atë se pjesë e kujt kanë qenë, çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Të gjitha këto i kanë paguar mirë me vuajtjet e tyre personale dhe me krejt atë me të cilën ballafaqohen sot.

Për veteranët në Kroaci shpesh dëgjohet të thuhet se janë në pozitën më të mirë nga veteranët në rajon. Megjithëkëtë, në këtë vend, shkalla e përqindjes së vetëvrasjeve është më e larta. Si do ta vlerësonit ju këtë realitet në vendin tuaj?

Ne kemi në përgjithësi një komunitet prej 70-80 mijë invalid ushtarak të luftës dhe të gjithë ata i kanë të hyrat e tyre në bazë të atij statuti. Kurse në parim unë e di se si ka qenë realiteti i luftës dhe e di se në vitin 1955 nuk kanë qenë as 30 mijë njerëz. Ky është një turbo inflacion. Kurse objektivisht ka njerëz, të cilët ende as nuk janë paraqitur dhe as që i kanë shfrytëzuar të drejtat e tyre dhe, së këndejmi, kjo shifër ende do të rritet. Thjesht ka njerëz, të cilët e kanë blerë atë status ose iu kanë ndihmuar njerëzit, të cilët kanë fuqi. Ndoshta prej së jashtmi duket se veteranët në Kroaci nuk dëshirojnë të ndryshohen dhe se janë në gjendje të mirë, por ky është vetëm iluzion. Në thelb, të gjitha shoqatat i ka themeluar politika dhe ajo i kontrollon ato. Në dy mandate kam qenë në Hvidr-a, dhe kurrë gjatë asaj kohe nuk ka pasur shenja se do të vijë farë inspeksioni dhe se do të verifikoj se si janë shpenzuar paratë, të cilat janë marrë nga buxheti. Kurrë nuk kanë qenë farë mjetesh të mëdha, por askush nuk i ka kontrolluar. Shoqatat e tilla, njësoj si edhe kisha, nuk duhet të brengosen sesi do të tregojnë se në çfarë mënyre i shpenzojnë mjetet, të cilat i marrin.

Nëse politika i kontrollon shoqatat, atëherë sigurisht se e kontrollon edhe faktin se çfarë do të jetë qëndrimi i veteranëve ndaj rajonit si dhe ndaj procesit të pajtimit?

Natyrisht, sepse kjo iu shkon përshtati. Ata, të cilët i kanë vënë rrethojat, tash dëshirojnë që ato të mos e ndryshojnë këtë dhe as që iu pëlqejnë ata, të cilët dëshirojnë t’i rrënojnë ato rrethoja. Politika e vendos ultimatumin – ose do të jesh me ne, ose do të jesh vetëm, kurse dihet se nëse do të provojë vetëm, kushdo qoftë, ai do të bllokohet. Në thelb, ka shumë njerëz, të cilët individualisht janë për këtë rrëfim, por kur këtë duhet ta përkrahin publikisht me shoqatën e tyre, kjo është shumë vështirë.

Për Juve personalisht cili ka qenë gjesti ose ngjarja, që i ka kontribuuar pajtimit në rajon?

Kur kryetari kroat Ivo Josipoviq ka shkuar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka kërkuar falje, kjo, për mua, ka qenë shumë gjest i bukur. Nuk mund ta kalosh jetën në njëfarë istikami, të cilin në një moment e ke groposur. Megjithëkëtë, është dëshmuar se çfarë rezistence është bërë ndaj atij gjesti dhe sa shumë është dashur ai pastaj të shpjegohet se përse e ka bërë këtë, përse ka qenë në Ahmiqi dhe se natyrisht që ne nuk jemi fajtorë e kështu me radhë. Një numër tejet i madh i njerëzve jeton prej kësaj dhe populli nuk është i ndërgjegjshëm se kjo është kështu dhe këtë nuk e kupton. E kam njohur atë njeri, inxhinierin, i cili më ka thënë – unë jam me profesion serb. E ka thënë këtë nga frustrimet e veta, sepse në vitet 90-të ka qenë i dëbuar nga fabrika „Konçar“ për shkak të kombësisë së tij. Politika mbetet e betonuar në pozicionet e njëjta, kurse një numër i caktuar i njerëzve mbesin për nga profesioni pjesëtar të grupit të tyre etnik. Po ashtu, siç në mesin e invalidëve të luftës ka të atillë të cilët disa herë kanë marrë banesa me anë të mashtrimeve të ndryshme dhe nuk duan të dalin prej kësaj, sepse përmes kësaj kanë arritur më së shumti në jetë.

Ka shumë veteranë, të cilët si të rinj e kanë fituar atë status dhe të cilët kurrë më nuk kanë punuar diçka tjetër. Si të punohet me ta në ndërtimin e besimit?

Statistika tregon se prej tyre ka një numër shumë të vogël të njerëzve nga qytetet ose se nuk kanë qenë nga qytetet ose që nuk i kanë pasur vendbanimet nga ambientet urbane, por që më vonë janë vendosur. Në thelb, ata, në fund të fundit, janë shpërblyer me banesa nëpër qytete dhe me pensione. Politika e ka caktuar se çfarë do të jetë ai dhe ai më nuk mendon për veten e tij dhe as që mendon për këtë shoqëri, e cila nuk do të jetë në gjendje që përjetësisht ta paguajë gjithë këtë. Tashmë dy herë, nga dhjetë për qind, na i kanë zvogëluar pensionet. Aty diku rreth vitit dy mijë janë dashur një miliard e tetëqind mijë kuna mujore, kurse tash kjo shumë është mbi tre, tre miliard gjysmë kuna. Thjesht, këtë nuk do të mund ta përballojë buxheti. Kurse pasojë është edhe ajo që ngatë rinjtë, nga njerëzit e shëndosh kanë krijuar invalidë edhe atëherë kur nuk kanë qenë. Kur në moshën 35 vjeçare më kanë dërguar për t’i dorëzuar dokumentet dhe më kanë thënë vetëm që ta vë nënshkrimin, kam pyetur se çfarë do të bëjë me aq vite në pension? Dhe nuk kam dashuri të nënshkruaj. Pas gjashtë muajsh,e marr vesh se kam të drejtë për t’u shkolluar dhe se nuk duhet të paguajë për këtë. Kështu e kam përfunduar shkollën e lartë të informatikës së biznesit. I kam dërguar katër kërkesa për punë dhe kurrë nuk kam marrë asnjë përgjigje. E pastaj, prapë, ajo gruaja e njëjtë, të cilës kam refuzuar herën e parë për t’ia nënshkruar dokumentet për pension, më ka pyetur – e çfarë po prisni, përse nuk e nënshkruani vendimin? Dhe ja, kështu, edhe unë kam shkuar në pension. Tash i kultivojë llojet e vjetra të mollëve dhe të dardhave në afërsi të Topuska, aty edhe i kam ujërat termale, për të cilat thonë se janë shumë të mira dhe, në thelb, kjo më pëlqen gjithnjë e më shumë.

Me gjithë problemet, për të cilat po flitni, çka është ajo që ende mund ta bëjnë veteranët?

Unë mendoj se ne, në thelb, nuk jemi shoqëri aktive dhe se të gjithë presin që dikush tjetër të bëjë diçka. Këtu qëndron problemi më i madh i çështjes, edhe i asaj politike e edhe i asaj tonës, të veteranëve. Kjo, thjesht, është çështje e asaj se si diçka që është pasive të shndërrohet në diçka aktive, në diçka që e krijon vet të ardhmen e saj. Unë njëmend nuk e di se si kjo të bëhet.

A e përkrahni themelimin e KOMRA-s?

Në fillim disa herë kam marrë pjesë në bisedat lidhur me këtë. Në përgjithësi, qëndrimi im në fillim ka qenë se, nëse gjyqësori e kryen punën e vet, kujt i shërbejnë projektet e tilla. Natyrisht, në ndërkohë më ka demantuar jeta dhe e kam parë se KOMRA ka shumë arsye për t’u themeluar. Është treguar se bëhen përpjekje që gjërat ose të heshten ose të mos zgjidhen. Kështu që tash e mendoj pikërisht të kundërtën, se ka shumë arsye për themelimin e KOMRA-s, sepse asnjëra nga shoqëritë tona nuk është në gjendje për të bërë vet diçka.

 

Interview was published in Zeri i Nismes per KOMRA 18/2014. Issue was dedicated to the topic  – war veterans and reconciliation.