KOMRA rrjeti i pajtimit

Dusan

18.05.2015.

BIRN: Në Beograd planifikohet demonstratë masive për viktimat e Srebrenicës

memorialisation, Memorializimi

Gazetari që është pas një veprimi për të nderuar viktimat e Srebrenicës në Beograd shpreson që nisma e tij do të krijojë një tjetër imazh të Serbisë në botë.

Dusan

Belgrade

 

 

Dusan Masic synon të mbledhë simbolikisht 7,000 njerëz para Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin serb më 11 korrik.

Ideja është që ata të shtrihen në tokë, që simbolizon edhe afërsisht numrin e viktimave të masakruara në Srebrenicë, në Bosnjën lindore, nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1995.

“Më 11 korrik, ndërsa sytë e të gjithë botës janë nga Potoçari, ne duam të dërgojmë një imazh ndryshe nga Beogradi,” tha ai, duke shpjeguar motivet e tij.

“Kjo nuk do të jetë një histori për regjimin aktual, i cili ka dështuar të përcaktojë veten e tij në lidhje me krimin që ndodhi 20 vjet më parë, apo për një vend ku mund të blini ende suvenire me fotografitë e Karaxhiçit dhe Mlladiçit. Kjo do të jetë një histori rrethi #7000 dhe një Serbie më të mirë,” shpjegoi Masic.

Masiç tha për BIRN se ai ishte i frymëzuar nga një veprim i organizuar nga studentët kroatë në Zagreb në lidhje me masakrën në Kenia më 16 prill, i cili nderoi 147 studentët e vrarë atje duke u shtrirë përtokë për 147 sekonda.

Veprim në Beograd, i quajtur simbolikisht #7000, fillimisht nisi në Tëitter. Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet t’i kërkojnë Masicit një numër. Deri tani, më shumë se 6000 vetë e kanë bërë këtë. Të interesuarit mund të dërgojnë një email në sedamhiljada@gmail.com. Faqja në Facebook u hap dje dhe faqja e internetit është në ndërtim e sipër, shpjegon ai.

“Qëllimi do të realizohet edhe nëse ka 70, 700 apo 7000 prej nesh. Numri nuk është dhe aq i rëndësishëm. Ajo që ka rëndësi është se ata që duan të shprehin keqardhje për viktimat e Srebrenicës, ta bëjnë këtë gjë,” tha Masic.

Ai tha se Asambleja Kombëtare në Beograd është vendi i duhur për të mbajtur zi për viktimat e Srebrenicës sepse ajo “ka qenë gjithmonë një vend ku qytetarët e Beogradit shprehin qëndrimet e tyre. Ajo është shtëpia e të gjithë ne dhe s’e kuptoj pse të mos jetë kështu edhe më 11 korrik,” vërejti Masic.

Megjithatë, ai shpreson që veprimi i tij të pasohet nga të tjerë në rajonin dikur të shkatërruar nga lufta, në Sarajevë dhe Zagreb, si fillim.

“Do të doja që dikush të ndërmerrte një veprim të ngjashëm në Sarajevë për Bratunacin ( ku boshnjakët vranë fshatarë serbë në Kravoice në vitin 1992), apo në Zagreb për viktimat e Operacionit Stuhia (ofensive ushtarake kroate në vitin 1995),” tha ai.

“Në këtë mënyrë, ne do të tregonim se mund të bëjmë diçka për një të ardhme më të mirë në rajon dhe se e kemi përzemër këtë gjë,” tha Masic.

Qëndrimet ndaj luftërave të viteve 1990 nuk varen nga veprime si #7000, vazhdon Masic,por nga secili prej nesh.

“Nëse duam të ndryshojmë diçka, ne duhet të fillojmë nga vetja jonë dhe të bëjmë diçka për veten tonë,” shtoi ai.

Edhe pse OKB-ja e shpalli Srebrenicën një “zonë të mbrojtur”, qyteti u sulmua dhe pushtua nga forcat serbe të Bosnjës në korrik të vitit 1995. Më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë gjatë ditëve të mëvonshme. Krimi është klasifikuar nga të dy gjykatat, ajo ndërkombëtare dhe ajo boshnjake, si një akt të gjenocidi.

Deri tani, 6,241 viktima të identifikuara janë varrosur në qendrën përkujtimore të Potoçarit pranë Srebrenicës, ndërsa gjatë ngjarjes kryesore përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të saj këtë vit do të varrosen të paktën 61 viktima të tjera të identifikuara.

Në mars të vitit 2010, parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë që dënon masakrën në Srebrenicë, por nuk arriti të quajë krimin gjenocid.

Çdo vit grupet e të drejtave të njeriut e kanë shënuar masakrën në Srebrenicë në Beograd, por këto veprime nuk kanë arritur të sigurojnë përkrahje masive.

“Ky mund të jetë veprimi më masiv në nder të viktimave të Srebrenicës në Serbi deri tani. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë se po ecim në drejtimin e duhur,” vuri në dukje Masic.

Gjatë pothuajse një jave që kur u prezantua aksioni, Masic tha se ka marrë si komente pozitive ashtu edhe negative. Disa kanë dërguar mesazhe kërcënuese, duke u fshehur pas pseudonimesh në rrjetet sociale.

“Reagimet negative vijnë nga njerëz për të cilët e kaluara është shumë më e rëndësishme se e ardhmja. Përveç kësaj, ata refuzojnë të pranojnë të vërtetën për të kaluarën, e cila nuk ishte aspak e këndshme,” shpjegon gazetari.

“Do të doja që qytetari Tomislav Nikoliç (Presidenti i Serbisë) të marrë një numër. Ky do të ishte një sukses i madh i #7000,” përfundoi Masic.

 

(Drejtësia Tranzicionale në Ballkan, 24 Apr 15)

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.