KOMRA rrjeti i pajtimit

22.12.2021.

Sjellje e papranueshme e BIA-s ndaj aktivistëve të pajtimit rajonal

Adriatik Kelmendi, BIA, KOMRA, REKOM

Rrjeti i pajtimit KOMRA e fton BIA-në e Republikës së Serbisë që t’i ndërpresë punët dhe veprat, të cilat e rrezikojnë lirinë e shprehjes politike, lirinë e qarkullimit dhe aktivizmin në fushën e ballafaqimit rajonal me të kaluarën dhe me pajtimin.

Disa vite pa ndërprerë. secilën herë në aeroport ose në arritjen në Beograd, inspektorët e BIA-s zhvillojnë biseda informative me gazetarin Adriatik Kelmendi, avokuesin publik të pajtimit rajonal, drejtorin e televizionit Klan Kosova, me seli në Prishtinë, duke e pyetur për arsyet e ardhjes dhe qëndrimet e tij politike. Herën e fundit, BIA e ka marrë në pyetje në aeroportin „Nikola Tesla“, kur ka arritur, në datën 17.12.2021, dhe me rastin e shkuarjes në datën 19.12.2021, pas pjesëmarrjes së tij në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave, i cili është mbajtur në Beograd.

Me sjelljet e këtilla, BIA vërteton se është fjala për një institucion plotësisht të çoroditur, gjysmë-privat, i cili vazhdon të sillet ndaj qytetarëve të Kosovës me dyshime dhe poshtërim të dinjitetit themelor njerëzor, si edhe në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë.

Me qëllim të parandalimit të sjelljes së mëtejme të paligjshme të BIA-së, do t’i informojmë liderët e dialogut Beograd – Prishtinë nën patronatin e BE-së, PE-së, Raportuesit të KB-ve për të vërtetën, drejtësinë, reparacionet dhe mospërsëritjen, Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës dhe të Dërguarit të Veçantë të Departamentit të Shtetit për dialogun   Serbi – Kosovë.

Për Rrjetin e pajtimit KOMRA

Nataša Kandić