KOMRA rrjeti i pajtimit

view_image.php

07.07.2015.

Përkrahje e Qeverisë për nismën për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës

 view_image.php

 

Beograd, 6 korrik i vitit 2015 – Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi është takuar sot me përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA-n, me avokuesit publik të nismës për themelimin e komisionit ndërshtetëror – Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës.

Në takim është folur për përkrahjen e Qeverisë së Serbisë ndaj nismës së këtij komisioni për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në luftërat në territorin e ish Jugosllavisë.

Kryeministri ka theksuar se vërtetimi i numrit të viktimave është i domosdoshëm me qëllim që të arrihet deri te pajtimi kombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e ka vënë në pah se Qeveria do të përkrahë formimin e komisionit rajonal, i cili do të konstatonte numrin e viktimave të luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë.

Ky organ jashtëgjyqësor do t’i hulumtojë pretendimet mbi të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në lidhje me luftën.

Koordinatorja e Koalicionit për KOMRA-n, Natasha Kandiqi e ka vënë në pah se themelimi i KOMRA-s është në interes të të gjitha shoqërive post-jugosllave, të viktimave, të politikave e më së shumti në interes të gjeneratave të ardhshme.

KOMRA, ashtu siç e ka theksuar ajo, ka potencial që drejtpërsëdrejti t’i kontribuojë ndërtimit të kulturës së respektimit të të gjithë njerëzve, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në luftëra në hapësirën e ish Jugosllavisë.

Ajo e ka qartësuar se kjo nismë, me përkrahjen e qeverive të vendeve të ish Jugosllavisë, në vend të numrave, do të konstatojë emrat e viktimave, në vend të ankandeve publike të numrit të kampeve të përqendrimit dhe të burgjeve do të grumbullojë të dhënat mbi objektet konkrete të burgimit, me anë të fakteve do të avancojë arsimin dhe do të krijojë garanci që krimet të mos përsëriten më.

Në takim, krahas Kandiqit, kanë qenë të pranishëm edhe Zdravko Grebo, Zharko Puhovski, Xhenana Karup-Drushko dhe Adriatik Kelmendi.

Announcement of the Government, 6 July 2015