KOMRA rrjeti i pajtimit

Rahovec/Orahovac

19.07.2021.

Rahovec/Orahovac, Retisë/Retimlje

Kosovë, Rahovec, Retisë

Vitomir Kostić-Vitko, Dimitrije Kostić, Vekoslav Kostić, Miroljub Kostić, Anđelko Kostić, Mladen Kostić, Nebojša Kostić, Miodrag Kostić, Svetislav Srećko Kostić, Saško Kostić, Todor Kostić, Lazar Kostić, Rajko Nikolić, Cvetko Nikolić, Živko Kostić

 

Familjet Kostić dhe Nikolić ishin familjet e vetme serbe në Reti/Retimlje. Të gjithë i kishin shtëpitë në periferi të fshatit, përpos Vitomirit dhe bashkëshortes së tij Živodarka, që jetonin në qendër të Retisë/Retimlje.

Në fund të muajit maj të vitit 1998, serbët fi lluan të mbanin rojë sepse dëgjuan se shqiptarët kishin fi lluar të armatoseshin. Në fi llim të muajit korrik të vitit 1998, shqiptarët nga fshati Samadraxhë/Samodraža kanë shtënë mbi Rajkon, të birin Mitrin dhe të bijën Kristinen. Kur, më 10.07.1998, u rrëmbye Jugoslav Kostić [të shikohet regjistrimi në faqen 311], disa banorë i nxorën dhe i strehuan fëmijët jashtë fshatit. Në datën 17.07.1998, një shqiptar e ka ndalur Rajkon përpara shtëpisë së tij, por ky arriti që të ikte me vrap. Pas kësaj, burrat serb i rrokën armët dhe i zunë pozicionet e rojës. Në të njëjtën mbrëmje [18.07.1998], pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të gjuanin me armë zjarri nga drejtimi i fshatit Opterushë/Opteruša mbi shtëpitë e familjeve Nikolić dhe Kostić. Që të gjithë 17 burrat serb u kundërpërgjigjeshin, duke shtënë nga armët e veta. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën Todori dhe Živko. Nga ora 4:00 të mëngjesit, i ati i Živkos, Anđelko, doli në oborr për të parë çfarë ndodhi me të birin. Në atë çast plumbi e qëlloi në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Rreth orës 10:00, pjesëtarë të UÇK-së e dërguan Sreten Simićin nga Opterusha/Opteruša me letrën në të cilën familjeve Kostić dhe Nikolić u premtohej se do të liroheshin nëse i dorëzonin armët. Në të kundërtën do të “digjeshin” u tha në letër. Serbët e pranuan ultimatumin. Burrat shkuan në qendër të fshatit dhe u dorëzuan. Ushtarët i çarmatosën serbët dhe i rreshtuan pranë shtëpisë së Ismet Berishes, në anën e kundërt të rrugës, ku ishte shtëpia e Rajkos. Pas pak, në vendngjarje u sollën edhe gratë serbe, të cilat kishin mbetur në shtëpitë e veta. Ushtarët i bastisën shtëpitë dhe, më pas, e lejuan varrosjen e Anđelkos. Varrimi u krye rreth orës 15:00 nën mbikëqyrjen e ushtarëve të UÇK-së. Më pas, burrat u kthyen në qendër të fshatit, ku u rreshtuan sërish. Nga shtëpia e tyre u nxorën edhe Vitomiri dhe Živodarka. Grave u urdhëruan që t’i merrnin teshat dhe të largoheshin nga fshati. Burrat u dërguan me një kamion në drejtim të Opterushës/Opteruša, me arsyetimin se në shtabin e UÇK-së duheshin të nënshkruanin procesverbalin për dorëz[1]imin e armëve. Ishte kjo hera e fundit që familjarët i shihnin të gjallë: Dimitrijën dhe të bijtë, Vekoslavin dhe Miroljubin; kushëririn e tij Mladenin me të bijtë Nebojšen dhe Vitomirin, vëllezerit Miodragun dhe Svetislavin; Srećko Kostićin, Saško Kostićin, vëllai i Jugoslavit të rrëmbyer [të shikohet regjistrimi në faqën 322], vëllezerit Todorin dhe Lazarin, Živko Kostićin, si dhe Rajko Nikolićin me djalin Cvetkon, shtatëmbëdhjetë vjeç. Burrat mbahen në mend të shiheshin të gjallë herën e fundit në ditën e pacaktuar të muajit korrik të vitit 1998, kur pjesëtarë të UÇK-së i kishin nxjerrë ata, së bashku me burrat nga Opterusha/Opteruša, nga burgu i Malishevës/Mališevo [ndërtesa e stacionit policor], dhe i kanë dërguar në drejtim të panjohur. Fati i burrave të familjeve Kostić dhe Nikolić nuk ishte i njohur deri në muajin prill të vitit 2005, kur Zyra e UNMIK-ut për Persona të Zhdukur u ka dorëzuar familjeve mbetjet mortore të të gjithë burrave, përpos Mladenit dhe Saškos. Mbetjet e tyre mortore ishin zbuluar në minierën e braktisur në fshatin Volljakë/Volujak në komunën e Klinës/ Klina. Familjarët i kanë varrosur mbetjet mortore të anëtarëve të vet të vrarë më 14.10.2006, në varrezat Orlovaça në Beograd.

 


 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.