KOMRA rrjeti i pajtimit

Kodi i Prespes

27.01.2023.

Monografinë KODI I PRESPËS, rrëfim për “rrugën e humbur”

Kodi i Prespes, sabgranting

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut botoi monografinë KODI I PRESPËS, rrëfim për “rrugën e humbur” të autorit Borjan Jovanovski.

“Dorëshkrimi KODI I PRESPËS, i cili përfshin disa intervista që flasin për vëllamëritë ndërmjet individëve dhe familjeve me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare që janë ushqyer brez pas brezi në Prespë, që sot njihen si vlerë e veçantë e kulturës së që jetesës në zonë, janë realisht “kodi specifik i Prespës”.

Autori i botimit, gazetari Borjan Jovanovski, familja e të cilit e ka origjinën nga Prespa, e ka njohur vlerën e vëllamërisë si institucion shoqëror në jetën kulturore dhe historike të zonës, ndaj ka realizuar disa intervista me anëtarë të familjeve të vëllamëruara për breza të tërë, me qëllim për të theksuar këtë dukuri si një nga shtyllat mbështetëse të kulturës së edukimit të brezave të rinj, me shembuj nga e kaluara dhe mënyra e jetesës së prespanëve si një themel për bashkëjetesë të mirë dhe respekt të ndërsjellë.” – shkruan në parathënien e këtij botimi profesori. Ljupço S. Risteski.

Autori Jovanovski e nis rrëfimin për “rrugën e humbur”:

„Prespën e njoh aq sa e njoh veten time. Sa herë që nisem drejt Prespës, kur arrij në fshatin Slivnicë, ku fillon e ashtuquajtura Prespa e Poshtme, me kënaqësi lëshohem drejt asaj bukurie unike që në shfaqjet e mia përkufizohet si shkretëtirë e zbutur (e njomë).

Shkretëtirë sepse shtrihet në rrëzë të Malit Baba dhe Galiçica dhe si e tillë është lënë apo thënë më mirë e harruar, për mirë apo për keq, nga regjimi kaotik institucional i shtetit të cilit i përket. Kurse e zbutur… e zbutur sepse e kujtoj dhe e jetoj në një atmosferë paqeje dhe një qetësie të theksuar mistike.

Nuk është rastësi që në këtë trevë ka shtresa artefaktesh të renditura kronologjikisht njëra mbi tjetrën si dëshmi e një dinamike të jashtëzakonshme qytetëruese nga lashtësia e deri më sot, të cilat janë dëshmi e pranisë dhe bashkëjetesës së kulturave të ndryshme.“

Monografia është botuar në kuadër të projektit “Bashkëjetesa nuk është mit – mësime nga Prespa e Poshtme”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe është pjesë e projektit “Rrjeti i pajtimit REKOM” financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti trajton kujtimet kolektive më pak të njohura dhe marrëdhëniet aktuale të bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga vëzhgimet e pranuara përgjithësisht për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni si gjenerues të mundshëm të destabilitetit, ky projekt synonte të komunikonte shembujt dhe modelet pozitive të bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut, siç është rasti në rajonin e Prespës së Poshtme, i cili duhet të shërbejë si shembull dhe frymëzim për gjeneratat e sotme për të krijuar mekanizma shoqërorë që do të mundësojnë që diversiteti kulturor dhe fetar të pranohet si një shans për ndërtimin e një mjedisi shoqëror dinamik dhe të pasur kulturor.

Monografia është në dispozicion në maqedonisht dhe shqip.

MK: PDF

SQ: PDF

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.