KOMRA rrjeti i pajtimit

Ekspozita
Ekspozita

22.11.2021.

Ekspozita për të zhdukurit në Kosovë nxjerr në pah pikëllimin e familjeve

FDH Kosovë, Kosova, Personat e zhdukur

Në Prishtinë u hap një ekspozitë arti që nxjerr në pah vuajtjet e përjetuara nga familjet kosovare të cilat kanë pritur për më shumë se dy dekada lajme për të afërmit e tyrë të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

 

Ekspozita e titulluar “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” u hap të enjten në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me synim si një thirrje për autoritetet që të shtojnë përpjekjet për të hedhur dritë mbi fatin e atyre që u zhdukën si rezultat luftës 1998-19 99 në Kosovë.

Titulli është fjali shprese e zie e Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që akoma sot presin më të dashurit e tyre.

Artisti që krijoi ekspozitën, Driton Selmani, tha se familjet e të zhdukurve “nuk duan të vdesin pa i varrosur të vdekurit e tyre”.

“Familjet e të pagjeturve janë viktima kryesore të këtij fati dhe ata janë njerëzit që jetojnë por thellë, thellë janë të vdekur”, tha Selmani.

Kuratorja Blerta Hoçia tha se orët digjitale të kuqe të përdorura në ekspozitë përfaqësojnë kohën që vazhdon të kalojë që kur njerëzit panë për herë të fundit të dashurit e tyre, ndërsa dhjetë blloqet e mëdha prej guri përfaqësojnë gjithashtu kalimin e kohës dhe pathyeshmërinë e kujtimeve të familjeve. “Ideja ishte të paraqisnim”, tha Hoçia.

Në kuadër të ekspozitës, në korridoret e Pallatit të Rinisë janë ekspozuar edhe të dhëna personale të personave të zhdukur.

Ekspozita, e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, përkujton 1,622 personat, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur, kryesisht shqiptarë etnikë, por edhe disa serbë, romë dhe të tjerë. Ajo do të qëndrojë e hapur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë deri më 31 janar.

 

Antigone Isufi


Teksti Deputetja e Ekspozita për të zhdukurit në Kosovë nxjerr në pah pikëllimin e familjeve u botua fillimisht më Balkan Insight/Balkan Transitional Justice

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.