KOMRA rrjeti i pajtimit

Rahovec/Orahovac

25.06.2021.

Dojnicë/Dojnice, 27.6.1999.

Dojnice, Kosova

Para luftës, fshati Dojnicë/Dojnice ka qenë fshat serb me rreth 30 shtëpi, 5 kilometra larg Prizrenit/Prizren. Gjatë luftës, serbët e mobilizuar janë kujdesur që në uniforma të mos kalojnë nëpër fshatin shqiptar Skorobishtë/Skorobište, nëpër të cilin ka çuar rruga për në Dojnicë/Dojnice. Menjëherë pas luftës, në datën 12. 6.1999, serbët i ka thirrur në bisedë Ekrem Rexha, komandant i UÇK-së, i lindur në fshatin fqinj Lubizhdë/Ljubižda. Në takimin në Skorobishtë/Skorobishte kanë shkuar serbë të moshuar – Jevta Spasić, Božidar Nikolić dhe Tomislav Radivojević. Ekrem Rexha iu ka bërë thirrje të rrinë, iu ka premtuar se askush nuk do t’i prekë, por që të mos largohen nga fshati. Në të njëjtën ditë, (12.6.1999), pjesëtarët e UÇK-së në punktin në Skorobishtë/Skorobište i kanë ndaluar Vlastimir Stevanovićin dhe Zoran Stojkovićin, të cilët po shkonin në Dojnicë/Dojnice që prindërve të Vlastimirit t’ia dërgonin ushqimin. Zorani ia ka dalë të ik, kurse Vlastimirin, te i cili e kanë gjetur një pushkë automatike, pjesëtarët e UÇK-së e kanë mbajtur dhe prej atëherë i humbet çdo gjurmë. Në të njëjtën ditë, të rinj serb e kanë braktisur fshatin, kurse pjesëtarët e UÇK-së i kanë bastisur shtëpitë, i kanë marrë armët, të cilat i kanë gjetur, dhe e kanë marrë automobilin e Srećko Đekićit. Dy javë më vonë, në datën 25. 6. 1999, në fshat ka ardhur nga Prizreni/Prizren Bogdan Stojkovići, që të jetë me motrën e tij Natalijen. Në fshat ka pasur vetëm serbë të moshuar: Trifun Stojković, Natalija Stojković, Draga dhe djali i saj Srećko Đekić, Jevta dhe Bosiljka Spasić, Živka dhe Mirko Stojković, Vasiljka dhe Božidar Nikolić, Milica dhe vajza e saj Slavica Stefanović,  Čedomir dhe Marija Antić, si dhe Momir dhe Tomislav Radivojevići.  Në mëngjesin e datës 27. 6. 1999, në Dojnicë/Dojnice, nga fshati fqinj Gërnçar/ Grnčare ka shkuar Maliq Shasivari. Po ia dërgonte pensionin shokut të tij, Tomislav Radivojevićit, kurse pastaj ka dashur ta vizitojë motrën e tij Malisen, e cila ka jetuar në Skorobishtë/Skorobište. Në mëngjes, rreth orës 7, Božidar Nikolići ka shkuar për ta kositur barin në livadhin, i cili ka qenë 1 kilometër larg fshatit. Mirko Stojkovići, në të njëjtën kohë, në livadhin e tij po e rrotullonte barin për t’u terur. Rreth orës 9, kanë dëgjuar krisma nga armë automatike, kurse flaka dhe tymi ngrihej nga shtëpitë. Rreth orës 15 të shtënat janë ndalur dhe  Mirko e ka marrë rrugën për t’u kthyer në fshat. Në rrugë e sipër e ka takuar Srećko Đekićin, i cili atë mëngjes po e kulloste bagëtinë në pyll, në largësi rreth 150 metra nga shtëpia e fundit në fshat. Srećko i ka thënë se i ka parë pjesëtarët e UÇK-së se si po transportonin serbët në rimorkion e traktorit në drejtim të Skorobishtës/Skorobišta. Së bashku kanë shkuar te fshati, i cili ka qenë i zbrazët. Të gjithë fshatarët ishin transportuar, kurse të gjitha shtëpitë ishin djegur. E kanë kaluar natën në plevicën pas shtëpisë së Markos. Božidar Nikolići nga livadhi ka shkuar në Prizren/Prizren dhe me patrullën e KFOR-it është kthyer në mëngjes në datën 28.6.1999. Pjesëtarët e KFOR-it e kanë hulumtuar rrethinën e fshatit, por nuk e kanë gjetur askënd. Patrulla e KFOR-it i ka transportuar Mirkon, Srećkon dhe Božidarin në Bogosllovi/Bogoslovije në Prizren/Prizren. Bashkëshortja e Maliqit dhe djali kanë mësuar nga motra e tij se ai nuk ka qenë tek ta, kurse në shtabin e UÇK-së në  Skorobishtë/Skorobištu iu është thënë se nuk kanë informacion për Maliqin. Më vonë, një fshatar iu ka thënë se e ka parë Maliqin kur te trafo stacioni në fshatin Dojnicë/ Dojnice po debatonte me persona të uniformuar dhe të armatosur. Srećko Đekić, në datën 30.6.1999, me ftesën e një shoku, i cili ia kishte garantuar sigurinë, është kthyer në Dojnicë/Dojnice. Ka fjetur në shtëpinë e shokut të tij në Skorobishtë/Skorobište, kurse gjatë ditës qëndronte në shtëpinë e tij në Dojnicë/Dojnice. Është vrarë në datën 5.7.1999. Shoku i tij e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së Srećkos, prej nga, pas disa vitesh, mbetjet e tij mortore janë zhvarrosur dhe janë dërguar në Serbi. Ngjarjet në fshatin Dojnicë/Dojnice i ka hetuar në vitin 2005 ekipi i Zyrës për Persona të Zhdukur e KB-ve (OMPF). Një dëshmitar i ka dëshmuar ekipit se serbët janë rrëmbyer dhe vrarë në datën 27.6.1999 dhe se trupat e tyre janë hedhur në përroin në afërsi midis Dojnicës/Dojnica dhe Skorobishtës/ Skorobište. Dëshmitari dy ditë më vonë i ka parë trupat, të depozituara në tri vende në afërsi të bregut të përroit. Trupat kanë mbetur të pavarrosur. Deri në fund të muajit qershor, hetimi i terrenit përgjatë bregut të përroit nuk është bërë. Nga ana tjetër, familjet e personave të zhdukur kanë dëgjuar nga fshatarët e Skorobishtës/Skorobište se serbët janë djegur në stallën pranë shkollës fillore të atij fshati dhe se mbetjet mortore janë varrosur në varreza në fshatin Korishë/Koriša. Kanë dëgjuar se njëfarë Ramizi, i quajtur Marko, nga Skorobishta/Skorobishte është përgjegjës për vrasjen e serbëve.

 

Viktimat: 16

Trifun Stojković, Bogdan Stojković, Natalija Stojković, Draga Đekić, Jevta Spasić, Bosiljka Spasić, Živka Stojković, Vasiljka Nikolić, Milica Stefanović, Slavica Stefanović, Čedomir Antić, Marija Antić, Momira Radivojević, Tomislav Radivojević, Maliq Shasivari, Vlastimir Stevanović

 

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.