KOMRA rrjeti i pajtimit

1ec0b-dino-mustafic-mess-sgb2

22.02.2013.

Vështrimi i së kaluarës nga artistët: filmi i Dino Mustafić-it

Në filmin dokumentar“ Vështrim i artistit në të kaluarën” Dino Mustafiq hulumton çështjen se si të trajtohet qëndrimi ndaj të kaluarës së afërt? Duke u përgjigjur në pyetjet, artistët e njohur nga territori i ish Jugosllavisë rrëfejnë kujtesën e tyre private, kujtimet dhe shpresat për të ardhmen. Në film flasin muzicienti slloven dhe vokalisti udhëheqës i grupit “Laçni Franz” Zoran Predin dhe aktori Jernej Shugman; aktoret kroate Mira Furlan, Alma Prica dhe Nina Violiq; regjisori boshnjak Nenad Dizdareviq; aktori beogradas Branko Cvejiq, aktorja Anita Mançiq, dhe poetja Radmila Laziq; aktori malazias dhe profesori në FAD të Cetinjes, Branimir Popoviq, si dhe regjisori dhe pedagogu Branko Baletiq; një nga intelektualët kryesor kosovar Shkelzen Maliqi, shkrimtari kosovar i dramave Jeton Neziraj dhe aktori Enver Petrovci; kampioni i teatrit popullor maqedonas Nikola Ristanovski dhe shkrimtari e aktori Meto Jovanovski.

Filmi është produksion i Koalicionit për KOMRA. Ai u shfaq në festivalin e filmit ZagrebDox në vitin 2013.