KOMRA rrjeti i pajtimit

Mapa (ICTY, 17.07.2002.)
Mapa_PW-K-32_ICTY_20020717

13.10.2017.

Dëshmitari i mbrojtur K-25

Dëshmitari i mbrojtur K-25, Geoffrey Nice, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Glas žrtava, Haški Tribunal, Iain Bonomy, ICTY, KOMRA, Kosovë 1999, Milošević (IT-02-54), MKTJ, O-Gon Kwon, Patrick Robinson, Policia e Serbisë, Policija Srbije, RECOM, REKOM, Richard May, Sllobodan Millosheviç, Slobodan Milošević, Ushtria Jugosllave, Victims’ Voice, Voice of Victims, Vojska Jugoslavije, Zëri i viktimave

Dëshmitari i Mbrojtur K-25 ishte anëtar i Njësisë Speciale të Policisë më 25 mars 1999. mori pjesë në luftimet me UÇK-në dhe evakuimin e civilëve shqiptarë të Kosovës në Krushë të Vogël.

Ështja e Prokurorit kundër Slobodan Millosheviç u përfundua pas vdekjes së të akuzuarit në 11 mars 2006. vit, pa mundësinë e marrjes së një aktgjykimi i cili do të përcaktonte përgjegjësinë penale.

 

Lënda: Milošević (IT-02-54) Sllobodan Millosheviç

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Geoffrey Nice

Gjykatësi Richard May, kryesues

Data e dëshmisë: 09.07.2002.

 

Pjesë e video inçizimit të dëshmisë

Dëshmitari K-25 ka qenë pjesëtarë i Njësive të Posaçme të Policisë (NJPP) së MPB-së së Serbisë. Në vitin 1998 ka qenë gjashtë herë në Kosovë, kurse në vitin 1999 njëherë. Dëshmitari, gjatë bombardimeve të NATO-s ka qenë në përbërje të çetës së shtatë të Detashmentit 23 të NjPP, prej gjithsejtë dhjetë. Në secilën çetë kanë qenë prej 150 deri 180 pjesëtarë. Çeta e tij ka qenë e sistemuar në linjën prej fshatit Xërxë/Zrze deri në Krushë e Vogël/Mala Kru­ša, në rrugën Gjakovë/Đako­vi­ca – Prizren.

“Në fillim të operacionit, civilët kanë qenë në atë zonë, kurse ngaqë ka rezultuar deri te konflikti midis neve dhe UÇK-së, civi¬lët do të tërhiqen sipas linjave të komunikimit dhe rrugës midis Gjakovës dhe Pejës (Peć).”

“Ai ka kërkuar që t’ia dorëzojmë të gjithë meshkujt, gjë që unë e kam refuzuar. Ka rezultuar deri te grindja midis ne të dyve, pas së cilës ai ka shkuar.”

“Tre anëtarë të MPB-së lokale janë përpjekur për ta plaçkitur grupin e refugjatëve, që ishte në lëvizje në kolonë. Komandanti  i çetës sonë, i cili ka qenë në shënjestër të tre policëve, ka qenë i detyruar të theksoj shenjat e paletës së tij. Kur jemi afruar dhe i kemi karikuar pushkët në drejtim të tyre, ata tre policë janë tërhequr dhe megjithëkëtë nuk ia kanë dalë për të bërë atë që kishin ndërmend.”

 

Transkript i dëshmisë (anglisht): Link

 

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA korrik, 2017.