KOMRA rrjeti i pajtimit

Vetëvendosje Arbereshë Kryeziu Hyseni
Emrat e personave të zhdukur, shqiptarë dhe serbë, në një mur në Prishtinë. prill 2011. Foto: EPA/VALDRIN XHEMAJ

21.06.2021.

Deputetja e Kosovës dënohet për komente “të njënashme” për serbët e zhdukur

Kosovë, Kosovo, Missing persons, Personat e zhdukur, Vetëvendosje Arbereshë Kryeziu Hyseni

Deputetja e partisë në pushtet Vetëvendosje Arbereshë Kryeziu Hyseni u kritikua pasi u shpreh se gjetjes së personave shqiptarë etnik të zhdukur nga lufta e Kosovës duhet t’i jepet përparësi para kërkimit të serbëve të zhdukur.

 

Një grup organizatash të shoqërisë civile në Kosovës u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës të enjten të dënojnë komentet e bëra nga deputetja e partisë në pushtet Vetëvendosje Arbereshë Kryeziu Hyseni, e cila tha se shqiptarët etnikë të zhdukur janë më shumë përparësi sesa serbët.

Gjatë një emisioni në TV Klan Kosova në Prishtinë më 15 qershor, Kryeziu Hyseni tha se “çështja e të pagjeturve të popullit shqiptar duhet me u trajtu me seriozitet edhe me prioritet të lartë dhe pastaj kur t`i vie radha të flasim edhe për të pagjeturit serb.”.

Koalicioni Informal për Ballafaqimin me të Kaluarën tha se Kryeziu Hyseni po “denigronte” viktimat serbe të kohës së luftës dhe citoi ligjin kushtetues që këmbëngul për trajtim të barabartë për të gjitha viktimat e luftës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Ligji i Kosovës për personat e zhdukur gjithashtu ndalon çdo formë diskriminimi.

Por Kryeziu Hyseni tha për BIRN të premten se ajo i qëndron komenteve të saj.

“Nuk duhet të harrojmë se kombit shqiptar në Kosovë iu bë një gjenocid. Lufta filloi nga Serbia dhe ne jemi një komb që u sulmua nga kriminelët serbë”, tha ajo.

“Unë i përmbahem asaj që kam thënë … Ne ishim viktima të luftës në Kosovë”, shtoi ajo.

Një zëdhënëse e qeverisë së Kosovës i tha BIRN se “qeveria nuk merret me personat e zhdukur mbi baza etnike, por bazuar në informacione” që ka siguruar në lidhje me vendndodhjet e tyre.

“Të gjitha rastet në lidhje me personat e zhdukur, kushdo që i raporton ato, trajtohen në mënyrë të barabartë nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha zëdhënësja e qeverisë Rozafa Kelmendi.

Koalicioni Informal për Ballafaqimin me të Kaluarën tha se diskriminimi etnik “minon procesin e pajtimit”.

“Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Prokuroria e Shtetit, institucionet e drejtësisë dhe e gjithë shoqëria duhet të kenë të njëjtën qasje ndaj të gjitha viktimave të luftës, dhe vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të krijojmë një shoqëri paqësore dhe të barabartë ”, tha Koalicioni.

Mbi 1,600 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, por edhe disa serbë, janë ende të listuar si të zhdukur nga lufta e Kosovës.

 

Perparim Isufi, Mediana Halili

Teksti Deputetja e Kosovës dënohet për komente “të njënashme” për serbët e zhdukur u botua fillimisht më Balkan Insight/Balkan Transitional Justice