KOMRA rrjeti i pajtimit

Debata o politikama pamćenja i praksama sećanja
Hvataj

24.10.2020.

KOMRA: Debati mbi politikat e kujtesës dhe praktikat e përkujtimit

Debati, Fond për të Drejtën Humanitare, KOMRA, REKOM Mreža pomirenja

Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë  dhe rrjeti i pajtimit KOMRA në datën 22 tetor të vitit 2020 e kanë organizuar debatin onlajn me temën politika e kujtesës dhe praktika e përkujtimit në Evropën Juglindore. Panelistet dhe panelistët, Ana Millosheviq, Vjeran Pavlakoviq, Naum Trajanovski dhe Venera Çoçaj, janë përpjekur për t’u përgjigjur në pyetjet mbi dinamikën e politikës së përkujtimit dhe perspektivat për vizionin e përbashkët të së ardhmes për hapësirën post-jugosllave. Debatin e ka hapur dhe e ka moderuar Vjollca Krasniqi.

Ana Millosheviq, duke iu referuar përmbledhjes Europeanisation and Memory Politics in the Western Balkans (Evropianizimi dhe politikat e kujtesës në Ballkanin Perëndimor) të cilën e ka redaktuar së bashku me Tamara Troshtin, ka folur mbi ndikimin e procesit të integrimeve evropiane në politikat e përkujtimit në Ballkanin Perëndimor. Ngaqë nuk ekziston një  përkujtim unik evropian, por vetëm politikat e përkujtimit të cilat Bashkimi Evropian i formëson në pajtim me interesat e saj politike, procesi i integrimeve evropiane të vendeve ballkanike karakterizohet me përvetësimin selektiv dhe taktik të përvojave të lidhura me të kaluarën evropiane përkatësisht me evropianizimin selektiv të përkujtimit.

Duke biseduar mbi praktikat përkujtimore në Kroaci, Vjeran Pavllakoviqi në ekspozenë e tij merret me politikat e përkujtimit në lidhje me Luftën e Dytë Botërore dhe luftën “Atdhetare” („Domovinski“ rat). Komemoracionet i sheh si rast që përfaqësuesit e kreut shtetëror, në varësi nga mënyra se si në këto raste flasin për të kaluarën, e konstruktojnë përkujtimin zyrtar. Versionet e kundërvëna etnike dhe ideologjike kështu të ndërtuara të kujtesës kolektive ndikojnë jo vetëm në marrëdhëniet ndëretnike në Kroaci, por edhe në marrëdhëniet në rajon. Si faktor të rëndësishëm të kujtesës kolektive i sheh edhe mediet dhe kulturën e përmendoreve. Ekspozenë e saj e përmbyll me shikimin optimist në kthesën e këtij viti në përkujtimin e viktimave të operacionit “Stuhia”, në të cilin e sheh rastin që të tejkalohen politikat etnikisht të njëanshme të përkujtimit.

Naum Trajanovski e interpreton faktin se si ndryshimet politike të kohëve të fundit në Maqedoninë e Veriut ndikojnë në marrëdhëniet maqedone-bullgare dhe maqedone-greke. Me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është e domosdoshme të futen ndryshime në programet shkollore të historisë dhe në politikën zyrtare të përkujtimit, duke e pasur parasysh faktin se në Bullgari dhe në Maqedoni për momentin ekzistojnë dy narrativa paralele dhe deri diku të kundërvëna  mbi të kaluarën e përbashkët. Interpretimet e ndryshme të së kaluarës në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi janë më të dukshmet kur merret parasysh kultura e përmendoreve e kohëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, e bazuar në trashëgiminë helene si dhe përdorimi i toponimit Maqedoni, i cili në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut ka kuptime të ndryshme.

Ekspozeja e Venera Çoçajt ka të bëjë me politikën e përkujtimit në Kosovë. Politika zyrtare e përkujtimit në Kosovë krijohet në kornizat etno-nacionale dhe në masë të madhe mbështetet në narrativin heroik të çlirimtarëve të Kosovës, gjë që shpesh është instrumentalizuar për qëllimet e politikës ditore. Politika kosovare e përkujtimit ndërtohet në mënyrë paralele, përmes nismës zyrtare të ndërtimit të përmendoreve dhe emërtimit të rrugëve dhe të institucioneve sipas luftëtarëve të shquar të UÇK-së, por edhe përmes aksioneve të individëve, më së shpeshti anëtarëve të familjeve të të rënëve. Çoçaj e thekson nevojën që praktikat kosovare të komemoracionit të dalin nga korniza etno-nacionale. Ngaqë nuk iu kushtohet një rol i rëndësishëm në kuadër të politikës zyrtare “heroike” të përkujtimit, pakicat etnike dhe gratë shpesh janë të padukshme në jetën publike të Kosovës. Megjithëkëtë, ekzistojnë raste të nismave qytetare dhe nisma të organizatave të shoqërisë civile, të cilat synojnë të inkuadrojnë përvojat e grave dhe të pakicave  në praktikat e përkujtimit.

Incizimin e debatit në gjuhën angleze mund ta shihni në kanalin e rrjetit të pajtimit të KOMRA-s në YouTube.

 

 

Ana Millosheviq është hulumtuese në  KU Lueven. Merret me politikat e përkujtimit në Ballkanin Perëndimor, me përqendrim të veçantë në Kroacinë dhe Serbinë.

Vjeran Pavllakoviq është hulumtues dhe ligjërues në Universitetin e Rijekës. Fushë e hulumtimeve të tij janë politikat e përkujtimit dhe drejtësia tranzicionale në ish Jugosllavinë.

Naum Trajanovski është doktorant në Institutin për filozofi dhe sociologji të Akademisë së Shkencave të Polonisë. Merret me politikat e përkujtimit në Maqedoninë e Veriut.

Venera Çoçaj është doktorante e Institutit Evropian në Londër. Hulumtimi i saj ka të bëjë me dhunën seksuale në luftë dhe dhunën mbi baza gjinore në Kroaci, B dhe H dhe Kosovë.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.