Lajme

VIDEO :: Të zbulohen varrezat e fshehta

Në luftërat në territorin e ish Jugosllavisë, nga muaji janar i vitit 1991 e deri në fund të vitit 2001, së paku 130.000 njerëz e kanë humbur jetën. Fati i 13.000 njerëzve ende nuk është zgjidhur. Familjet e personave të zhdukur, me vite ecin nga një varrezë në tjetrën, nga një qeveri tek tjetra qeveri, duke shpresuar se do t’i gjejnë të afërmit e tyre dhe t’iu organizojnë varrim të dinjitetshëm.

Le t’iu ndihmojmë për t’i gjetur njerëzit e tyre të vdekur, që t’i varrosin, që familjeve t’iu jepet vendi publik, ku do t’i vendosin lulet.

Nëse keni informacion mbi ndonjë varrezë, mbi fatin e ndonjë personi të zhdukur, mos heshtni. Ndihmoni që familjet e personave të zhdukur ta gjejnë paqen. Thirreni Koalicionin për KOMRA në numrin e mëposhtëm:

+381 63 393 048