KOMRA rrjeti i pajtimit

26

13.06.2014.

“Vrapoj për KOMRA-n ngjallë interesimin e qytetarëve të Kosovës për procesin KOMRA

Sot, më 11.05.2014, Koalicioni për KOMRA mori pjesë në gjysmë maratonën e Prishtinës, në vrapimin e kënaqësisë për 5 km.

Gjatë dy javëve të kaluara Koalicioni për KOMRA ka mbajtur dy aktiviette rrugore, përmes së cilave i ka njoftuar qytetarët për aksionin “Vrapoj për KOMRA-n”, kurse sot qytetarët ishin shumë të interesuar që të vishnin bluzat tona.

Grupi përbëhej nga 93 pjesëmarrës në maratonë por poashtu kishte edhe shumë qytetarë që mbanin të veshur bluzen tonë në shenjë përkrahjeje.

Pjesëmarrës ishin anëtarë të Koalicionit për KOMRA, aktivist të të drejtave të njeriut, punonjës të ambasadave në Kosovë, qytetarë nga Kroacia, Serbia, SHBA etj.

Mediat lokale treguan interesim të intervistonin pjesëmarrësit nga komuniteti rom.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.