06.09.2013.
Ka filluar me punë grupi Rajonal i ekspertëve për KOMRA
Grupin Rajonal të ekspertëve e përbëjnë përfaqësuesit personal për KOMRA të presidentëve/anëtarëve të Presidencës së B edhe H. Detyrë e përfaqësuesve për KOMRA, të cilat i ka formuluar Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, është analiza e Propozim statutit të KOMRA nga këndi, kushtetues, ligjor dhe mundësive politike të themelimit të KOMRA-së në secilin prej shteteve përkatëse.
Në punën e grupit të ekspertëve Rajonal, në emër të Koalicionit për KOMRA dhe avokuesve publik, kanë marrë pjesë Midhat Izmirlija, anëtarë i grupit punues të Koalicionit për KOMRA dhe Statut, dhe Natasha Kandiq, koordinatore e procesit KOMRA. Detyra e tyre ka qenë e natyrës teknike, që të ofrojnë interpretim të Propozim Statutit të KOMRA-së të cilin e ka propozuar Koalicioni dhe që të kujdesen që të gjitha propozimet e përfaqësuesve, në kohë dhe mënyrë të duhur të përfshihen në Ndryshime. Në punime herë pas here në rolin e vëzhguesit kanë marrë pjesë edhe avokues tjerë publik.
Përfaqësuesit në total kanë mbajtur katër takime, dy takime në vitin 2013, me 8 Shtator dhe 24 Tetor, të dy në Zagreb dhe deri në fund të Qershorit të vitit 2014 kanë mbajtur dy takime, një me 8 Mars në Zagreb dhe me 4 Maj në Beograd. Në takimin e dytë, përfaqësuesit kanë sjellë vendimin që të konsultohen me presidentët/anëtarët e presidencës së B dhe H për “periudhën dhe fushën e hetimeve” të Komisionit, para se të ju dorëzohet dokumenti final Ndryshime për rishikim dhe vendim. Përfaqësuesit kanë filluar me konsultime në Maj dhe deri në fund të Qershorit të vitit 2014 ende kanë qenë në proces. Avokuesit publik kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në konsultimet e përmendura.
Përfaqësuesit për KOMRA kanë përfunduar mandatin e tyre më 28.10.2014. Ndryshimet në Propozimin e statutit për KOMRA të cilat i kanë propozuar, Koalicioni për KOMRA i ka miratuar në Kuvend me 17.11.2014.