19.01.2011.
Parlamenti Evropian ka përkrahur Iniciativën për KOMRA
Në Rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë që është aprovuar me 19 Janar të vitit 2011, nën nenin 34. theksohet mbështetja për Nismën KOMRA “me qëllimin e vazhdimit të procesit të ngritjes së vetëdijes dhe pajtimit përgjatë Ballkanit Perëndimor” dhe ftohen autoritetet e Serbisë dhe shteteve tjera të përfshira në këtë çështje që të ofrojnë përkrahjen për këtë Iniciativë.