12.10.2011.
Iniciativa për KOMRA është përfshirë në Strategjinë e zgjerimit dhe raportimin e Komisionit Evropian
Komisioni Evropian më 12.10.2011, ka publikuar dokumentin Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2011-2012 për rajonin e ish RSFJ-së dhe në nenin 2.3 ka cekur Iniciativën KOMRA si shumë të rëndësishme për procesin e pajtimit rajonal. Poashtu në raportimet përcjellëse për përparimin e Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, KE ka theksuar mbështetjen e Iniciativës për KOMRA si pjesë integrale e procesit të integrimeve evropianë të shteteve rajonale.
Komisioni Evropian në raportin për progresin e Serbisë në procesin e Eurointegrimeve për vitin 2013 ka theksuar që të vazhdohet me përkrahjen për Procesin KOMRA. Në dokumentin Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2013-2014(SERBIA 2013 progress report) i cili është publikuar me 16 Tetor të vitit 2013, KE ka përshëndetur takimin e parë të përfaqësuesve të presidentëve të shteteve në Iniciativën për KOMRA.