17.10.2010.
Forumi i Shtatë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, Zagreb, Kroaci
Forumi i shtatë për drejtësi tranzicionale është mbajtur më 16-17.10.2010 në Zagreb. Forumin e ka hapur presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq. Në punime kanë marrë pjesë: ish kryetari i Republikes së Kroacisë, Stipe Mesiq, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kroacisë Slobodan Uzelac dhe përfaqësues të këshillit të ministrive të Republikës së Kroacisë. Përveç plenumit, debati i pjesëmarrësve është organizuar në katër grupe punuese: për përbërjen dhe përzgjedhjen e anëtarëve të KOMRA-së, për kompetencat e KOMRA-së dhe qasjen ndaj organeve të drejtësisë, për komunikim me publik të Nismës dhe për qëllimet dhe detyrat e KOMRA-së.
Forumi ka përfunduar me vlerësim të përbashkët të pjesëmarrësve që puna e ardhshme e Komisionit Rajonal duhet të bazohet në vullnetarizmin e viktimave, përgjegjësinë e shtetit dhe pavarësisë së Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës në territorin e ish Jugosllavisë (KOMRA).