29.05.2009.
Forumi i Pestë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, Budva, Mali i Zi
Forumi i pestë rajonal ka mbledhur më shumë se 200 organizata joqeveritare nga të gjitha shtetet e rajonit të RSFJ-së së dikurshme. Me 316 pjesëmarrës, ka qenë njëra nga mbledhjet më të mëdha të dedikuara drejtësisë tranzicionale. Forumi është organizuar nga Qendra për edukim qytetar dhe Aksioni për të drejtat e njeriut nga Mali i Zi, me ndihmën e Sekretariatit të Koalicionit për KOMRA. Ky ka qenë forumi i parë në të cilin anëtarët e Koalicionit për KOMRA, në kornizën e tre punëtorive, kanë diskutuar për modelin dhe elementet tjera të modelit KOMRA. Ditën e Forumit, anëtarët e Koalicionit kanë mbajtur Kuvendin e parë themelues të Koalicionit, ku është votuar Statuti i Koalicionit dhe janë zgjedhur anëtarët e këshillit Koordinues. Forumin e pestë e kanë hapur Ranko Krivokapic, kryetar i kuvendit të Malit të Zi, Pierre Mirel, drejtor i Zyrës së Komisionit Evropian për zgjerim të shteteve të Ballkanit perëndimor, dhe Ron J.P.M. van Dartel, ambasador i Mbretërisë së Holandës në Mal të Zi dhe Serbi.