KOMRA rrjeti i pajtimit

vuk-draskovic_660x330

29.03.2016.

Çka do të ndodh në të kaluarën?

I pakategorizuar

E kaluara e vërtetë dhe e tmerrshme, e cila na ka ndodhur, duhet të zhduket

 

Autor: Vuk Drashkoviq

 

Beograd – E di se çfarë do të ndodh në të ardhmen, por nuk e di se krejt çfarë do të jetë në të kaluarën. Do të jetë, sipas vet gjasës, që në të kaluarën, dhe atë jo të largët, në atë të të nëntëdhjetave, as që kemi jetuar dhe, së këndejmi, as nuk kemi mundur për ta parë dhe për ta mbajtur mend. Në të kaluarën tonë të re, e cila kanoset dhe paralajmëron, në teatrin e përgjakshëm të krimeve më të tmerrshme, njëqind mijë të vdekur dhe të gjymtuar, miliona refugjatë dhe të dëbuar, serbët do të jenë vetëm viktima dhe martir.

Në atë të kaluar të re, do ta kemi edhe Jasenovcin e ri. Tribunalin në  Hagë, ashtu siç patriarku ynë, i krishterë dhe profetizues, vjedhurazi shikon në të kaluarën, të cilën tash po e krijojmë. Askush nga serbët, të cilët janë dënuar atje, nuk e ka bërë asnjë krim ose mëkat. Janë dënuar vetëm sepse janë serb!

Në të kaluarën e re, serbët askënd nuk do ta sulmojnë as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë, askënd nuk do ta vrasin të parët e as që do ta dëbojnë, ashtu siç as akademikët serb, peshkopët, shkrimtarët dhe mediat nuk do të përhapin urrejtjen dhe çmendinë. Serbët gjithkund do të jenë të sulmuar nga ustashët, nga muxhahedinët, nga ballistët, nga Evropa dhe Amerika.

E kaluara e vërtetë dhe e tmerrshme, e cila na ka ndodhur, duhet të zhduket. Tanket të cilat, të zbukuruar me lule, nga Beogradi shkojnë në drejtim të Kroacisë. Kampet e përqendrimit në B dhe H. Granatimi katërvjeçar i Sarajevës. Masakra e Srebreniës. Dëbimi i disa qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova. Varrezat e fshehta të civilëve shqiptarë në poligonet e policisë në Beograd, në lumenjtë dhe liqenet e Serbisë. Beretat e kuqe. Shkorpionët. Tigrat. Likuidimi i serbëve që i kanë emëruar krimet dhe kriminelët…

Ndaj ne të gjithëve, të cilët mbajmë mend se çka ka ndodhur dhe si ka ndodhur, po kryhet një lobotomi korale. Duhet të harrojnë. Serbët nuk janë gjerman, të tillë që të turpërohen nga krimet e kryera ndaj të tjerëve dhe vetvetes. Le të turpërohen ata të tjerët, sepse vetëm duart e tyre janë të përgjakura. Për të kaluarën tonë të re themel do të jenë të pavërtetat dhe vetmashtrimet. Që asgjë të mos jetë ashtu siç ka qenë, sepse në atë pasqyrë fytyra na është e inatosur, por që ajo të jetë ashtu çfarë dëshirojmë të jetë.

Që Bill Klintoni të jetë fajtor për Srebrenicën. Që myslimanët ta granatojnë vetveten në Sarajevë. Që shqiptarët, sipas regjisë amerikane, të largohen nga Kosova. Që gjykata në Hagë të jetë vazhdim i krimeve ndaj serbëve, ndaj atyre më të mirëve dhe, natyrisht, më të pafajshmëve.

Nuk do të ketë dhe nuk guxon të ketë kurrfarë faji për regjimin, për shërbimet e fshehta dhe për aparatin e urrejtjes dhe të vdekjes të Sllobodan Milosheviqit, i cili  në shumicën e publikut tashmë në masë të madhe është rehabilituar, për kryerësit kulmor të apokalipsit të viteve nëntëdhjetë. Në të kaluarën tonë të re dhe patriotike, atyre do t’iu ngrihen përmendore, kurse disa do t’i shpallin edhe të shenjtë.

 

(Botuar në gazetën Danas të datës 29.03.2016.)
 

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.