Lajme

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

07.07.2016

2015-07-07T161104Z_335805840_GF10000151473_RTRMADP_3_BOSNIA-SREBRENICA

 

Në shënimin e 20 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, “Nënat e Srebrenicës” (Majke Srebrenice) e kanë pritur në takim kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin me mirëseardhje dhe në jakën e xhaketës së tij e kanë ngjitur shenjën Lulja e Srebrenicës. Një vit më vonë, “Nënat e Srebrenicës”, në një letër të hapur e kanë porositur kryeministrin  e Serbisë se “kushdo që mohon gjenocidin në Srebrenicë nuk është i dëshirueshëm në Potoçari në datën 11 korrik”.
“Ajo data e 11 korrikut të vitit 2015 është dashur të jetë dita jonë, kurse ju na e keni vjedhur atë. Kurrë më nuk do të lejojmë që të përsëritet viti i kaluar”, thuhet në letër.

Cili është komenti juaj?

 

Komenti i Natasha Kandiqit

 

Nënave, të cilat i varrosin djemtë e tyre, iu nevojitet një shtrëngim i sinqertë i dorës, që ato ta ndjejnë se „ata të tjerët“ ndjejnë keqardhje për shkak të jetëve të humbura të djemve të tyre. Në këtë frymë,  Munira Subashiq vitin e kaluar e ka pritur kryeministrin Vuçiq dhe e para ka kërkuar falje për shkak të sulmit në mysafirin. Tjetra është pranimi i gjenocidit  dhe i aktgjykimeve ndëshkuese për gjenocidin. Së pari duhet rrënuar mashtrimin, të cilin politikanët serb e kanë plasuar, se pranimi i gjenocidit është, në të vërtetë, pranim se populli serb është popull gjenocidial. Trysninë mbi politikanët në Serbi dhe në Republika Srpska që ta pranojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocidi, duhet ta bëjë shoqëria dhe në mënyrë këmbëngulëse edhe me anë të paraqitjes së fakteve gjyqësore. „Nënat e Srebrenicës“ duhet të pushojnë me rolet politike dhe me mesazhet e tyre në emër të të vdekurve, dhe ato duhet t’i kushtohen zhvillimit të mëtejmë të Qendrës Memoriale në Potoçari.

 

 

KOMRA, korrik 08, 2016