KOMRA rrjeti i pajtimit

01.06.2010.

OJQ-Zagreb, Kroaci -01.06.2010.

2010, Konsultimet nacionale, Kroatia, OJQ, Projekt Statuti

Konsultimet nacionale me organizatat e shoqërisë civile mbi projekt Statutin e Komisionit Rajonal për vërtetimin dhe publikimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi (KOMRA)

Documenta- Qendra për ballafaqim me të kaluarën, në emër të koalicionit rajonal, ka organizuar konsultimet nacionale me organizatat e shoqërisë civile mbi Nismën për KOMRA me fokusim në diskutimin mbi propozimin preliminar të statutit të komisionit rajonal.

Specifikë e këtyre konsultimeve është se ato kanë qenë pjesë e prezantimit të fushatës së parë rajonale mediale të Nismës për KOMRA. Është thënë aso kohe se fushata e Nismës për KOMRA e ka për qëllim që të ndërlidh grupet e ndryshme si dhe publikun e gjithmbarshëm në krijimin e një ambienti të të bashkëndjesisë, të solidaritetit dhe të respektimit të të GJITHA VIKTIMAVE të luftërave të periudhës 1991-2001 në hapësirën e ish Jugosllavisë me dëshirën që të zhvillohet një model i KOMRA-s dhe që të organizohet mbledhja e 1,000.000 nënshkrimeve të përkrahjes për themelimin e KOMRA-s.

Gjatë prezantimit zagrebas të fushatës, që është mbajtur në hotelin Dubrovnik para pak më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrësve/eve, për Nismën për KOMRA si dhe për objektivat e fushatës ka folur udhëheqësja e Documente, Vesna Tersheliqi. RTK, Nova TV, Jutarnji list, Novi list, Veçernji list, Halter dhe javorja Novosti janë disa nga mediat, të cilat e kanë përcjellë prezantimin e fushatës së mediave.

Në konsultimet me organizatat e shoqërisë civile kanë marrë pjesë rreth 40 pjesëmarrës.

Draft statuti – komentet