KOMRA rrjeti i pajtimit

t_Koha-Ditore.jpg

19.09.2014.

KOMRA thërret ish-vendet e RSFJ për katarsis

t_t2_llogo-Koha.jpg

 

KOMRA thërret ish-vendet e RSFJ për katarsis

2014-09-19 11:04:35

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, 21 shtatorit, Koalicioni për KOMRA, përmes një komunikate për medie, të shpërndarë sot me rrugë elektronike, vë në pah se qeveritë e vendeve post-jugosllave e kanë për obligim të sigurojnë paqen pa frikën nga shpërthimi i një lufte të re dhe përsëritja e krimeve të luftës dhe që të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore në bazë të respektimit të fakteve dhe të dinjitetit personal të të gjitha viktimave.

KOMRA ka potencial për t’iu ndihmuar qeverive në lidhje me përmbushjen e këtyre obligimeve dhe, së këndejmi, Koalicioni për KOMRA iu bënë thirrje të gjitha vendeve, trashëgimtare të ish RSFJ-së, që ta fillojnë procedurën e themelimit të Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 2001 (KOMRA).

Koalicioni për KOMRA tubon 2.050 organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut, shoqata të të ish të burgosurve nëpër kampet e përqendrimit, të refugjatëve, të familjeve të personave të pagjetur, artistëve, shkrimtarëve, juristëve dhe individëve të tjerë, të cilët janë të mendimit se vetëm qasja rajonale mund të sigurojë një regjistër historik gjithëpërfshirës mbi atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe në atë mënyrë t’i ndihmohet vendosjes së paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë në hapësirën e ish RSFJ-së.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.