KOMRA rrjeti i pajtimit

gazeta

24.05.2017.

“Koalicioni KOMRA” kërkon zbardhjen e krimeve të luftës

Procesi Berlinit

“Koalicioni  KOMRA” është nismë e 2050 organizatave joqeveritare të shteteve të cilat janë formuar pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Ky peticion ka për qëllim që  të formojë një Komisionin Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës,  dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në periudhën nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor 2001 në shtetet e ish-RSFJ-së.

Detyra kryesore e Komisionit do të ishte regjistrimi me emër dhe mbiemër i të gjitha viktimave civile dhe ushtarake si dhe përcaktimi i rrethanave në të cilat kanë humbur jetën.

Deri në qershor 2016, peticionin për formimin e KOMRA-s e kanë nënshkruar 580.000 shtetas të vendeve post-jugosllave.

Deri më tani, vetëm në Kosovë janë mbledhur mbi 10.000 nënshkrime, për 9 ditë. Duke parë interesimin e qytetarëve për ta përkrahur themelimin e KOMRA-s nga qytete të ndryshme, do të publikohet edhe peticioni online.

(  Publikuar në Gazeta Observer, 23.05.2017. )