Lajme

PE nxit qeverinë e Serbisë që ta merr iniciativën për themelimin e KOMRA-s

16.06.2017

Raporti mbi Serbinë për vitin 2016.

Rezoluta e Parlamentit Evropian  e datës 14 qershor 2017 mbi raportin e këtij  Komisioni për Serbinë për vitin 2016 (2016/2311 (INI))

Në pjesën “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet të mira fqinjësore,” PE:

“Përshëndet miratimin e një strategjie  nacionale për hetim dhe ndjekje penale të krimeve të luftës; fton Serbinë për nxitje të një atmosfere respekti dhe tolerance dhe thërret në dënimit e të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes, miratimit publik dhe mohimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës; thekson që mandati i ish-prokurorit për krime lufte skadoi në dhjetor të vitit 2015; thekson se emërimi i pasardhësit të tij është një çështje e rëndësishme; bën thirrje për zbatimin e strategjisë nacionale dhe miratimin e strategjisë operative të prokurorit në përputhje me parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve ndërkombëtare; bën thirrje për rritjen e bashkëpunimit rajonal në çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura lidhur me të, duke përfshirë bashkëpunimin e zyrës së prokurorit për krime lufte në rajon mbi çështjet me interes të përbashkët; bën thirrje për bashkëpunim të plotë me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, i cili vazhdon të jetë shume i rëndësishëm; kërkon që qasja e Krimeve të Luftës, pa diskriminim, për të adresuar çështjen e mos-ndëshkimit dhe garanci të llogaridhënies; apelon tek autoritetet të vazhdojnë në adresimin e çështjes së personave të zhdukur dhe për këtë qëllim të përcaktojë vendndodhjen e varrezave masive dhe të garantojnë të drejtat e viktimave dhe familjarëve të tyre; përsërit mbështetjen e saj për nismën për të krijuar një komision rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të tëdrejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi dhe inkurajon qeverinë serbe në këtë drejtim të marrin iniciativën”.

EP Report on Serbia for 2016

EP Report on Serbia for 2016-HR