{"id":191568,"date":"2026-07-31T10:56:38","date_gmt":"2026-07-31T09:56:38","guid":{"rendered":"https:\/\/www.recom.link\/?p=191568"},"modified":"2026-07-31T14:12:11","modified_gmt":"2026-07-31T13:12:11","slug":"masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/","title":{"rendered":"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada"},"content":{"rendered":"<p>Informacioni p\u00ebr nj\u00eb varr t\u00eb mundsh\u00ebm masiv n\u00eb fshatin Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra, n\u00eb komun\u00ebn e Zubin Potokut n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb publik q\u00eb nga 7 janari i vitit 2013, kur gazeta e p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Z\u00ebri botoi nj\u00eb shkrim dhe deklarat\u00ebn e serbit Ranko Tepavac p\u00ebr vrasjen e 23 civil\u00ebve shqiptar\u00eb dhe varrosjen e fsheht\u00eb t\u00eb trupave t\u00eb tyre n\u00eb lugin\u00ebn e fshatit Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra. Deklarat\u00ebn ua dha hetuesve t\u00eb UNMIK-ut dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 7 shkurt t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, Tepavac e p\u00ebrshkroi holl\u00ebsisht ngjarjen e 19 prillit t\u00eb vitit 1999: gjat\u00eb luft\u00ebs kishte q\u00ebndruar n\u00eb Velika Kaludra; kishte par\u00eb nj\u00eb grup civil\u00ebsh shqiptar\u00eb, t\u00eb cilin e kishte ndaluar grupi i Jovica Utvi\u0107it nga Kalludra e Vog\u00ebl; Jovica ua kishte marr\u00eb parat\u00eb dhe sendet me vler\u00eb, duke u premtuar se do t\u2019i linte t\u00eb vazhdonin drejt Ulqinit; m\u00eb pas i kishte urdh\u00ebruar t\u00eb ktheheshin dhe, kur e kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, kishte sht\u00ebn\u00eb mbi ta dhe i kishte vrar\u00eb; dikush nga t\u00eb pranishmit e kishte njoftuar menj\u00ebher\u00eb policin\u00eb, e cila kishte ardhur n\u00eb fshat dhe kishte urdh\u00ebruar: \u201cVarrosni ata q\u00eb i vrat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare dhe Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare Kosov\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se si kan\u00eb vepruar UNMIK-u dhe Policia e Kosov\u00ebs pasi kan\u00eb marr\u00eb dijeni p\u00ebr vrasjen e 23 shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr varrin masiv n\u00eb fshatin Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2024, FDH dhe FDHK botuan nj\u00eb hulumtim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ngjarjen n\u00eb librin e dyt\u00eb t\u00eb Librit t\u00eb Kujtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, me titull Dinjiteti p\u00ebr t\u00eb zhdukurit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit prill t\u00eb vitit 1999, mes aktivist\u00ebve t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica flitej se policia serbe kishte filluar t\u2019i arrestonte an\u00ebtar\u00ebt e shquar t\u00eb k\u00ebsaj partie. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nj\u00eb grup aktivist\u00ebsh, mes t\u00eb cil\u00ebve ishin Faruk Spahiu [kryetar i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Jugut nga viti 2000 deri n\u00eb vitin 2005], Adem Beqiri, Adem Ademi, Sahit Berani, Hasan D\u00ebrvari dhe Demir Ahmeti, vendosi t\u00eb strehohej n\u00eb fshatin Kotorr\/Kotore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fshat e takuan Xhafer Behramin, me t\u00eb cilin biseduan q\u00eb ai, si njoh\u00ebs i mir\u00eb i terrenit, t\u2019i \u00e7onte p\u00ebrmes maleve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Atyre iu bashkuan edhe Shaip Ujkani, Tahir M\u00ebziu, Xhevdet M\u00ebziu, Salih M\u00ebziu, Naser M\u00ebziu, Zymer M\u00ebziu, Selim M\u00ebziu, Shaqir M\u00ebziu, Samir M\u00ebziu, Bekim M\u00ebziu, Xhemail M\u00ebziu, Mahit Ujkani, Faton Ujkani, Shk\u00eblzen Ujkani dhe Nazim Ujkani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Kotori\/Kotore u nis\u00ebn m\u00eb 19 prill t\u00eb vitit 1999 n\u00eb drejtim t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr male p\u00ebr disa or\u00eb. Rreth mesnat\u00ebs pan\u00eb disa drita. Disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit u frik\u00ebsuan dhe filluan t\u00eb iknin. N\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb Faruk Spahiu [kryetar i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Jugut nga viti 2000 deri n\u00eb vitin 2005] i dha FDH-s\u00eb n\u00eb vitin 2001, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se ai, kur i pa dritat, u shtri p\u00ebrtok\u00eb dhe nuk l\u00ebvizi. U shtrin\u00eb edhe Ismet Ferizi dhe Xhevat Llausha. Mbret\u00ebronte qet\u00ebsi dhe nuk d\u00ebgjohej asgj\u00eb. Nuk e dinin se ku ndodheshin. Ai nuk e mban mend sa koh\u00eb q\u00ebndruan pa l\u00ebvizur n\u00eb at\u00eb vend. Kur u ngrit\u00ebn, u nis\u00ebn drejt per\u00ebndimit. Nuk pan\u00eb ask\u00ebnd nga grupi. Ec\u00ebn disa or\u00eb derisa arrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb fshat. Hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ku nuk kishte njeri dhe e kaluan nat\u00ebn aty. T\u00eb nes\u00ebrmen u nis\u00ebn s\u00ebrish drejt per\u00ebndimit. Ec\u00ebn disa or\u00eb dhe has\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb fshat. N\u00eb fshat takuan nj\u00eb banor vend\u00ebs. Ai ishte serb. E pyet\u00ebn se ku ndodheshin dhe ai u tha se ishin n\u00eb Zubin Potok. Faruku e pyeti n\u00ebse njihte dik\u00eb q\u00eb, kundrejt pages\u00ebs, mund t\u2019i \u00e7onte me makin\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ai u tha se nuk njihte ask\u00ebnd dhe se ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb paraqiteshin n\u00eb stacionin policor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vazhduan rrug\u00ebn. Atyre iu afrua nj\u00eb automjet. Prej tij doli nj\u00eb civil i armatosur dhe, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebs, i \u00e7oi n\u00eb stacionin policor. Pas disa or\u00ebsh marrjeje n\u00eb pyetje, u liruan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb polic i \u00e7oi me makin\u00eb deri n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb i dha nj\u00eb hulumtuesi t\u00eb FDH Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2021, Xhafer Behrami thot\u00eb se nj\u00eb grup burrash nga Mitrovica\/Kosovska Mitrovica erdhi n\u00eb Kotorr\/Kotore n\u00eb mes t\u00eb muajit prill t\u00eb vitit 1999 dhe k\u00ebrkoi ndihm\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ai e njihte mir\u00eb terrenin, sepse edhe para luft\u00ebs kishte prer\u00eb dru n\u00eb pyjet e asaj zone. E dinte se mund t\u00eb shkohej deri n\u00eb fshatin K\u00ebrligat\u00eb\/Krligate, por se m\u00eb tutje nuk ishte e sigurt. Ishte i armatosur me pushk\u00eb automatike. Me t\u00eb u nis edhe Shaban Abazi, po ashtu pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb, i armatosur me bomba.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Behrami thot\u00eb se e kishte paralajm\u00ebruar grupin se ishte shum\u00eb e rrezikshme t\u00eb shkohej asaj rruge, por t\u00eb gjith\u00eb kishin k\u00ebmb\u00ebngulur t\u00eb niseshin me \u00e7do kusht. E njihte doktor Ademin. Kur u nis\u00ebn, m\u00eb 19 prill t\u00eb vitit 1999, rreth or\u00ebs 15:00, nd\u00ebrsa po kalonin pran\u00eb lumit t\u00eb fshatit, filluan t\u2019u bashkoheshin edhe grupe t\u00eb tjera, nga tre-kat\u00ebr veta. N\u00eb dalje t\u00eb fshatit iu bashkua edhe Idriz Rrecaj, t\u00eb cilin gjithashtu e njihte.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>U nis\u00ebn n\u00ebp\u00ebr pyllin p\u00ebrreth fshatit dhe ec\u00ebn t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr pyjet e fshatit Prevllak\/Prevlak. Nd\u00ebrsa po ecnin, n\u00eb larg\u00ebsi vun\u00eb re nj\u00eb drit\u00eb dhe, nga paniku se mund t\u00eb ishin forcat serbe, u ndan\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas fjal\u00ebve t\u00eb Xhaferit, ata e th\u00ebrrisnin nj\u00ebri-tjetrin, por nuk d\u00ebgjoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb er\u00ebs. U mblodh\u00ebn rreth nj\u00ebzet minuta m\u00eb von\u00eb. Pan\u00eb se mungonin Xhevat Llausha, Faruk Spahiu dhe Ismet Ferizi. Vazhduan pa ta n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra. Idriz Rrecaj ishte i fundit n\u00eb kolon\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb ecte, nd\u00ebrsa Demir Ahmeti dhe Shaban Abazi arrit\u00ebn n\u00eb maj\u00eb t\u00eb pyllit. Prej andej pan\u00eb se n\u00eb kodr\u00ebn p\u00ebrball\u00eb kishte serb\u00eb. Dikush b\u00ebrtiti: \u201cIkni!\u201d, pastaj u d\u00ebgjua nj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb pushke dhe urdhri: \u201cNdal!\u201d Xhaferi pa Demir Ahmetin dhe Shaban Abazin duke ikur. T\u00eb tjer\u00ebt u kthyen n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrroit, nd\u00ebrsa ai vrapoi pas Demirit dhe Shabanit. Kur arrit\u00ebn pran\u00eb fshatit Dren, Demiri k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoheshin. Xhaferi thot\u00eb se ai dhe Shabani e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb, sepse ishin t\u00eb armatosur. Vun\u00eb re nj\u00eb makin\u00eb civile q\u00eb po l\u00ebvizte n\u00eb rrug\u00ebn e asfaltuar. Demiri vendosi t\u00eb dor\u00ebzohej dhe u nis drejt sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nj\u00eb pylltari serb, i cili kishte punuar me t\u00eb atin. Xhaferi thot\u00eb se e pa dhe e d\u00ebgjoi Demirin duke e thirrur pylltarin me emrin \u201cLane\u201d. Nuk d\u00ebgjuan t\u00eb sht\u00ebna. N\u00eb larg\u00ebsi pan\u00eb disa burra duke kositur barin dhe d\u00ebgjuan k\u00ebmbor\u00ebt e lop\u00ebve. T\u00eb nes\u00ebrmen Xhaferi arriti n\u00eb Kotorr\/Kotore, nd\u00ebrsa pas tij arriti edhe Shaban Abazi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs m\u00ebsoi se Xhevati, Faruku dhe Ismeti, t\u00eb cil\u00ebt at\u00eb nat\u00eb ishin ndar\u00eb nga grupi, kishin mbijetuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Njer\u00ebzit i kujtojn\u00eb njer\u00ebzit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idriz Rrecaj\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Normale dhe m\u00eb pas Fakultetin e Bujq\u00ebsis\u00eb. Deri n\u00eb vitin 1990 punoi n\u00eb Kooperativ\u00ebn Bujq\u00ebsore \u201cProdukt\u201d n\u00eb Sk\u00ebnderaj\/Srbica, kur u largua nga puna pas vendosjes s\u00eb masave t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike. Ishte aktivist dhe themelues i deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Sk\u00ebnderaj\/Srbica. Idrizi ishte i angazhuar edhe n\u00eb U\u00c7K, si k\u00ebshilltar i Jetullah Gecit, komandant i Brigad\u00ebs 112 \u201cArben Haliti\u201d. Ishte i martuar me Xhyl\u00ebn. Kishin kat\u00ebr vajza \u2013 Valbon\u00ebn, Fatbardh\u00ebn, Fatmiren dhe Flor\u00ebn \u2013 dhe tre djem \u2013 Gazmendin, Fidaimin dhe Shpetimin. Vajza Valbona dhe djali Gazmend jetonin n\u00eb Zvic\u00ebr. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Idrizit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-801490-01.<\/p>\n<p><strong>Adem Ademi\u00a0<\/strong>ishte kirurg abdominal. Punoi si drejtor i Repartit t\u00eb Kirurgjis\u00eb n\u00eb spitalin e Mitrovic\u00ebs\/Kosovska Mitrovica deri n\u00eb vitin 1990, kur u largua nga puna pas vendosjes s\u00eb masave t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike. Hapi ordinanc\u00ebn private \u201cAvicena\u201d. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, punoi pro bono n\u00eb ambulanc\u00ebn \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica. Jetonte n\u00eb Rrug\u00ebn Sutjeska, n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs\/Kosovska Mitrovica, me bashk\u00ebshorten Zyhra dhe djalin e vog\u00ebl Erblin, nd\u00ebrsa djali Ilir dhe vajza Ilirijana jetonin n\u00eb Lond\u00ebr. Ademi ishte aktivist i LDK-s\u00eb. Erblini, i cili ishte n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7 kur e pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb atin, kujton se babai doli nga banesa m\u00eb 23 mars t\u00eb vitit 1999, nd\u00ebrsa ai dhe e \u00ebma mbet\u00ebn n\u00eb banes\u00eb. Pas luft\u00ebs, bashk\u00ebshortja e tij e hetoi zhdukjen e Ademit dhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe vizitoi vendet n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kishte kaluar grupi, por nuk arriti t\u00eb siguronte informacione p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Ademit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-801704-01.<\/p>\n<p><strong>Adem Beqiri\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike dhe punoi si sekretar i Shkoll\u00ebs Fillore \u201cSkenderbeu\u201d n\u00eb fshatin Pantin\u00eb\/Pantina. Ishte aktivist i LDK-s\u00eb. Ishte i martuar me Halimen. Kishin dy djem \u2013 Mentorin dhe Arianin \u2013 dhe vajz\u00ebn Lindita. Djali Albert jetonte n\u00eb Gjermani. Jetonin n\u00eb lagjen Ferat Dragaj n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica. Doktor Ademi ishte fqinj i tyre. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Ademit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-800871-01.<\/p>\n<p><strong>Ali Halitaj\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Fakultetin Juridik. Punoi n\u00eb Entin p\u00ebr Ndihm\u00eb Sociale n\u00eb Sk\u00ebnderaj\/Srbica deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1999, kur e la pun\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb shqiptar\u00ebve, ngaq\u00eb punonte n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror. Ishte i martuar me Hyl\u00ebn. Kishin tri vajza \u2013 Qerimen, Albulen\u00ebn dhe Shkurt\u00ebn \u2013 dhe dy djem \u2013 Remziun dhe Liridonin. Jetonin n\u00eb fshatin Kost\u00ebrc\/Kostrc. Bashk\u00ebshortja e pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb 12 prill t\u00eb vitit 1999, kur forcat serbe granatuan fshatin. Ai shkoi me Fatmirin dhe burra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb pyjeve. Motra e Aliut ishte e martuar me Fatmir Fazliun. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Aliut \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802252-01.<\/p>\n<p><strong>Hasan D\u00ebrvari\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Fakultetin Teknik dhe punoi si profesor i kimis\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme teknike n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica. Ishte aktivist i LDK-s\u00eb q\u00eb nga viti 1989. Ishte i martuar me Vahiden. Kishin dy vajza \u2013 Jehon\u00ebn dhe Vjos\u00ebn \u2013 dhe dy djem \u2013 Bajrushin dhe Rinorin. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Hasanit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-800968-01. Bashk\u00ebshortja e Hasanit, Vahidja, ishte motra e Sahit Beranit.<\/p>\n<p><strong>Sahit Berani\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar shkoll\u00ebn e mesme teknike. Punoi n\u00eb minier\u00ebn Trep\u00e7a deri n\u00eb vitin 1990, kur u largua nga puna pas vendosjes s\u00eb masave t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr punoi si taksist. Jetonte n\u00eb lagjen Tavnik me bashk\u00ebshorten Bukurije, djemt\u00eb Endrit, Astrit dhe Petrit, n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn Sebahate. Babai Rushit kishte vdekur para luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Sahitit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-801413-01.<\/p>\n<p><strong>Demir Ahmeti\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Fakultetin Filozofik dhe dha m\u00ebsim histori n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme \u201cAnton \u00c7eta\u201d n\u00eb Sk\u00ebnderaj\/Srbica deri n\u00eb vitin 1998, kur e la pun\u00ebn dhe iu bashkua U\u00c7K-s\u00eb. Kur u formuan brigadat, ishte pjes\u00ebtar i Brigad\u00ebs 112 \u201cArben Haliti\u201d. Ishte i martuar me Qerimen. Kishin dy djem \u2013 Arianin dhe Arlindin. Jetonin n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi familjare me prind\u00ebrit e tij dhe v\u00ebllez\u00ebrit Sabit dhe Jahar, i cili n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs ishte i martuar. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Demirit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-803591-01.<\/p>\n<p><strong>Fatmir Fazlia\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb\/Pri\u0161tina. Si mjek i praktik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme punoi n\u00eb ambulanc\u00ebn \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d n\u00eb Sk\u00ebnderaj\/Srbica. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht dha m\u00ebsim n\u00eb paralelen e Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb fshatin Polac\/Poljance. Fatmiri ishte i angazhuar edhe n\u00eb U\u00c7K si mjek. Ishte i martuar me Sanijen, motr\u00ebn e Aliut. Kishin djalin Lorik dhe dy vajza \u2013 Aulon\u00ebn dhe Flak\u00ebn. Jetonin n\u00eb fshatin Turiqec\/Turi\u0107evac, me prind\u00ebrit e Fatmirit dhe motrat Aferdita dhe Lindita. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Fatmirit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-800893-01.<\/p>\n<p><strong>Shaip Ujkani,\u00a0<\/strong>pasi e mbaroi shkoll\u00ebn e mesme ekonomike, u pun\u00ebsua n\u00eb nd\u00ebrmarrjen shoq\u00ebrore \u201cLux\u201d. Punoi si shit\u00ebs n\u00eb fshatin Vinarc i Posht\u00ebm\/Donje Vinarce deri n\u00eb mbylljen e nd\u00ebrmarrjes, para fillimit t\u00eb luft\u00ebs. M\u00eb pas hapi nj\u00eb dyqan privat, n\u00eb t\u00eb cilin punoi deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1999, kur e mbylli p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb luft\u00ebs. Jetonte n\u00eb fshatin Vinarc i Posht\u00ebm\/Donje Vinarce me prind\u00ebrit, v\u00ebllain Mahit dhe motr\u00ebn Sadete.<\/p>\n<p><strong>Mahit Ujkani<\/strong>\u00a0e kishte mbaruar shkoll\u00ebn e mesme ekonomike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit paralel t\u00eb arsimit.<\/p>\n<p><strong>Nazim Ujkani\u00a0<\/strong>ndiqte klas\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme ekonomike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit paralel t\u00eb arsimit. Jetonte me prind\u00ebrit dhe motrat Jehona dhe Lindita. Babai i Shaipit dhe Mahitit, Halili, kujton se djemt\u00eb dhe nipat e tij, m\u00eb 16 prill, shkuan n\u00eb fshatin Kotorr\/Kotore s\u00eb bashku me Adem Beqirin, Sahit Beranin, Hasan D\u00ebrvarin dhe Demir Ahmetin.<\/p>\n<p><strong>Faton Ujkani\u00a0<\/strong>ishte student i vitit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Fakultetin Teknik n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica. Jetonte me prind\u00ebrit, v\u00ebllain Shk\u00eblzen dhe motr\u00ebn Albulena.<\/p>\n<p><strong>Shk\u00eblzen Ujkani\u00a0<\/strong>ndiqte klas\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme Ekonomike \u201cHasan Prishtina\u201d. M\u00ebsimi zhvillohej n\u00eb sht\u00ebpi private dhe n\u00eb objektet e shkollave fillore. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Shaipit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-803590-01, e Mahitit me numrin BLG-803590-02, e Nazimit me numrin BLG-803589-01, e Fatonit me numrin BLG-803588-02, nd\u00ebrsa e Shk\u00eblzenit me numrin BLG-803588-01.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebllez\u00ebrit Shaqir, Samir dhe Xhemail M\u00ebziu\u00a0<\/strong>jetonin me prind\u00ebrit n\u00eb fshatin Marin\u00eb\/Marina. Shaqiri filloi studimet, por i nd\u00ebrpreu dhe punoi disa vjet jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Pas kthimit n\u00eb vitin 1997, nuk punonte. As Samiri nuk punonte. Xhemaili ndiqte shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit paralel t\u00eb arsimit. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Shaqirit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802196-01, e Samirit me numrin BLG-802196-02, nd\u00ebrsa e Xhemailit me numrin BLG-802196-03.<\/p>\n<p><strong>Salih M\u00ebziu\u00a0<\/strong>ishte i martuar me Nailen. Kishin tre djem \u2013 Mentorin, Kushtrimin dhe Tomorin \u2013 dhe dy vajza \u2013 Liridon\u00ebn dhe Shqiponjen, e cila lindi m\u00eb 20 mars t\u00eb vitit 1999, nd\u00ebrsa Nailja me f\u00ebmij\u00ebt q\u00ebndronte te motra e Salihut, Feridja, n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica. Salihu nuk e pa kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Naser dhe Zymer M\u00ebziu<\/strong>, v\u00ebllez\u00ebrit e Salihut, jetonin me baban\u00eb Osman. N\u00ebna Hava kishte vdekur para luft\u00ebs. Naseri punonte her\u00eb pas here si pun\u00ebtor nd\u00ebrtimi. Ishte i martuar me Zahiden. Kishin dy djem \u2013 Muhametin dhe Drilonin. Zymeri filloi studimet, pastaj i nd\u00ebrpreu dhe shkoi n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u00eb punuar. U kthye n\u00eb vitin 1998 dhe u martua me Hasimen. Djali i tyre Osman lindi pas zhdukjes s\u00eb tij, n\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 1999. Babai i Salihut, Naserit dhe Zymerit, Osmani, u vra n\u00eb fshat m\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1999. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Salihut \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802197-01, e Naserit me numrin BLG-802197-02, nd\u00ebrsa e Zymerit me numrin BLG-802197-03.<\/p>\n<p><strong>Tahir M\u00ebziu\u00a0<\/strong>punoi n\u00eb nd\u00ebrmarrjen \u201cEnergoprojekt\u201d n\u00eb Beograd deri kur doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 1998. Ishte i martuar me Fatimen. Kishin kat\u00ebr djem \u2013 Zenelin, Besimin, Ajetin dhe Xhevdetin \u2013 dhe dy vajza \u2013 Luljet\u00ebn dhe Elhemen. Vajza Elheme ishte e martuar, nd\u00ebrsa djali Besim jetonte n\u00eb Gjermani. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Tahirit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802198-01.<\/p>\n<p><strong>Xhevdet M\u00ebziu\u00a0<\/strong>ndiqte klas\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica. Djali i Tahirit, Zeneli, i cili ishte pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb, ra n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 1998, nd\u00ebrsa djali Ajet u vra m\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1999 gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ikur nga Marin\u00eb\/Marina. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Xhevdetit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802198-02.<\/p>\n<p><strong>Selim M\u00ebziu\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar Fakultetin Pedagogjik dhe punoi si m\u00ebsues n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore \u201cDrenica\u201d n\u00eb fshatin Polac\/Poljance. Jetonte n\u00eb fshatin Marin\u00eb\/Marina me bashk\u00ebshorten Rifete, prind\u00ebrit, v\u00ebllain Xhavit, i cili ishte i martuar, dhe motrat Zebihane dhe Florie. Forcat serbe ia vran\u00eb baban\u00eb Kamer dhe v\u00ebllain Xhavit m\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1999, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb ikur nga fshati. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Selimit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802199-01.<\/p>\n<p><strong>Bekim M\u00ebziu\u00a0<\/strong>e kishte mbaruar gjimnazin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit paralel t\u00eb arsimit, nd\u00ebrsa m\u00ebsimi zhvillohej n\u00eb fshatin Polac\/Poljance. Jetonte me prind\u00ebrit dhe motrat Sadije, Ganimete, Remzije, Miradije dhe Lumtrije. V\u00ebllez\u00ebrit Avdullah dhe Musa gjat\u00eb luft\u00ebs jetonin n\u00eb Gjermani. N\u00eb list\u00ebn e KNKK-s\u00eb, zhdukja e Bekimit \u00ebsht\u00eb evidentuar me numrin BLG-802200-01.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cVarrosni ata q\u00eb i vrat\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Ranko Tepavacit, dikush nga banor\u00ebt e Kalludr\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl\/Mala Kaludra e njoftoi menj\u00ebher\u00eb policin\u00eb [Sekretariati i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (SUP) n\u00eb Mitrovic\u00eb\/Kosovska Mitrovica dhe Stacioni Policor n\u00eb Zubin Potok] p\u00ebr vrasjen e 23 civil\u00ebve shqiptar\u00eb. Policia erdhi n\u00eb fshat dhe urdh\u00ebroi: \u201cVarrosni ata q\u00eb i vrat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dehumanizimi i viktimave<\/strong><\/p>\n<p>Policia serbe e dinte p\u00ebr krimin q\u00eb nga dita e vrasjes dhe, n\u00eb vend q\u00eb ta hetonte dhe t\u2019i arrestonte kryer\u00ebsit, urdh\u00ebroi q\u00eb trupat t\u00eb varroseshin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb vrar\u00ebt u reduktuan n\u00eb mbetje mortore q\u00eb duheshin larguar, nd\u00ebrsa krimi duhej fshehur.<\/p>\n<p>UNMIK-u dhe Policia e Kosov\u00ebs, q\u00eb nga muaji shkurt i vitit 2003, kishin informacione p\u00ebr krimin dhe vendin e varrimit, por nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb hetim efektiv dhe se e kan\u00eb verifikuar lokacionin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb dhe mosveprimi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vazhdim t\u00eb dehumanizimit t\u00eb viktimave: atyre iu mohua e drejta p\u00ebr identitet dhe varrim dinjitoz, nd\u00ebrsa familjeve t\u00eb tyre e drejta p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb varr dhe p\u00ebr nj\u00eb vend kujtimi.<\/p>\n<p>Nata\u0161a Kandi\u0107, Rrjeti i Pajtimit KOMRA, FDH dhe FDHK<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Informacioni p\u00ebr nj\u00eb varr t\u00eb mundsh\u00ebm masiv n\u00eb fshatin Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra, n\u00eb komun\u00ebn e Zubin Potokut n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb publik q\u00eb nga 7 janari i vitit 2013, kur gazeta e p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Z\u00ebri botoi nj\u00eb shkrim dhe deklarat\u00ebn e serbit Ranko Tepavac p\u00ebr vrasjen e 23 civil\u00ebve shqiptar\u00eb dhe varrosjen e fsheht\u00eb t\u00eb trupave t\u00eb tyre n\u00eb lugin\u00ebn e fshatit Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra. Deklarat\u00ebn ua dha hetuesve t\u00eb UNMIK-ut dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 7 shkurt t\u00eb vitit 2003.","protected":false},"author":119,"featured_media":191570,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[2652,1806,1797],"tags":[],"class_list":["post-191568","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-frontpage-sq","category-lajme","category-lajme-rekom"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Informacioni p\u00ebr nj\u00eb varr t\u00eb mundsh\u00ebm masiv n\u00eb fshatin Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra, n\u00eb komun\u00ebn e Zubin Potokut n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb publik q\u00eb nga 7 janari i vitit 2013, kur gazeta e p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Z\u00ebri botoi nj\u00eb shkrim dhe deklarat\u00ebn e serbit Ranko Tepavac p\u00ebr vrasjen e 23 civil\u00ebve shqiptar\u00eb dhe varrosjen e fsheht\u00eb t\u00eb trupave t\u00eb tyre n\u00eb lugin\u00ebn e fshatit Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra. Deklarat\u00ebn ua dha hetuesve t\u00eb UNMIK-ut dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 7 shkurt t\u00eb vitit 2003.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-07-31T09:56:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-07-31T13:12:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"HLC Administrator\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"HLC Administrator\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/\",\"name\":\"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg\",\"datePublished\":\"2026-07-31T09:56:38+00:00\",\"dateModified\":\"2026-07-31T13:12:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/50c4297d8319599d2f438cb549eeb7b6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg\",\"width\":1280,\"height\":960},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/50c4297d8319599d2f438cb549eeb7b6\",\"name\":\"HLC Administrator\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bc1b075d137bf993746277fd93f94367?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bc1b075d137bf993746277fd93f94367?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"HLC Administrator\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/hlcadmin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Informacioni p\u00ebr nj\u00eb varr t\u00eb mundsh\u00ebm masiv n\u00eb fshatin Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra, n\u00eb komun\u00ebn e Zubin Potokut n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb publik q\u00eb nga 7 janari i vitit 2013, kur gazeta e p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Z\u00ebri botoi nj\u00eb shkrim dhe deklarat\u00ebn e serbit Ranko Tepavac p\u00ebr vrasjen e 23 civil\u00ebve shqiptar\u00eb dhe varrosjen e fsheht\u00eb t\u00eb trupave t\u00eb tyre n\u00eb lugin\u00ebn e fshatit Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra. Deklarat\u00ebn ua dha hetuesve t\u00eb UNMIK-ut dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 7 shkurt t\u00eb vitit 2003.","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2026-07-31T09:56:38+00:00","article_modified_time":"2026-07-31T13:12:11+00:00","og_image":[{"width":1280,"height":960,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"HLC Administrator","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"HLC Administrator","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/","name":"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg","datePublished":"2026-07-31T09:56:38+00:00","dateModified":"2026-07-31T13:12:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/50c4297d8319599d2f438cb549eeb7b6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/komra.link-slide.jpg","width":1280,"height":960},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/masiv-ne-kalluder-e-vogel-mala-kaludra\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Verifikimi i informacionit p\u00ebr varrin masiv n\u00eb Kallud\u00ebr e Vog\u00ebl\/Mala Kaludra zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dekada"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/50c4297d8319599d2f438cb549eeb7b6","name":"HLC Administrator","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bc1b075d137bf993746277fd93f94367?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bc1b075d137bf993746277fd93f94367?s=96&d=mm&r=g","caption":"HLC Administrator"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/hlcadmin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191568"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/119"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191568"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":191577,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191568\/revisions\/191577"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191570"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}