{"id":181750,"date":"2020-05-25T14:31:22","date_gmt":"2020-05-25T13:31:22","guid":{"rendered":"https:\/\/dev.recom.link\/?p=181750"},"modified":"2020-05-25T14:31:22","modified_gmt":"2020-05-25T13:31:22","slug":"mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/","title":{"rendered":"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Familjet e 66 refugjat\u00ebve kryesisht boshnjak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu dor\u00ebzuan trupave serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs nga Mali i Zi n\u00eb vitin 1992 dhe m\u00eb pas u vran\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb ngritjen e nj\u00eb monumenti p\u00ebr t\u00eb dashurit e tyre, por autoritetet duken t\u00eb pritura ta shmangin p\u00ebrballjen me krimet e kaluara.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua, f\u00ebmij\u00ebt e mi, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u2026 Un\u00eb mendoj se do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb shteti i Malit t\u00eb Zi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb din\u00eb se dikur kishte njer\u00ebz t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb vran\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kjo nuk do t\u2019i ndodh\u00eb m\u00eb askujt n\u00eb bot\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Hava Bosno po shpjegon pse ajo beson se autoritetet malazeze duhet t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb monument n\u00eb nder t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 66 refugjat\u00ebve kryesisht boshnjak\u00eb nga Bosnja dhe Hercegovina \u2013 burri i saj Esadi mes e tyre \u2013 t\u00eb cil\u00ebt iu dor\u00ebzuan policia n\u00eb qytetin malazez t\u00eb Herceg Novit tek Ushtria armiq\u00ebsore Serbe e Bosnj\u00ebs dhe m\u00eb pas u vran\u00eb.<\/p>\n<p>I pari nga dy grupet e refugjat\u00ebve u dor\u00ebzua m\u00eb 25 maj 1992. Ata u d\u00ebbuan me autobus n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb drejtuar nga serb\u00ebt n\u00eb Foca n\u00eb lindje t\u00eb Bosnj\u00ebs. Vet\u00ebm disa prej tyre mbijetuan.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 maj 1992 maj, nj\u00eb grup tjet\u00ebr refugjat\u00ebsh u d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjohur n\u00eb Bosnj\u00ebn Lindore. M\u00eb pas u m\u00ebsua se ata ishin vrar\u00eb. Eshtrat e shum\u00eb prej tyre nuk jan\u00eb gjetur ende.\u201d<\/p>\n<p>Imagjinoni kur dikush t\u00eb merr baban\u00eb ose bashk\u00ebshortin, para syve t\u00eb tu, dhe e \u00e7on at\u00eb drejt vdekjes\u201d, tha Bosno. \u201cPas shum\u00eb vitesh, ne varros\u00ebm disa eshtra t\u00eb tij, t\u00eb cilat u gjet\u00ebn diku af\u00ebr Beogradit.\u201d<\/p>\n<p>Familja ishte transferuar n\u00eb Malin e Zi nga Srebrenica n\u00eb Bosnje pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb luft\u00eb, shpjegoi Bosno, e cila tani jeton n\u00eb Suedi.\u201d<\/p>\n<p>Ne nuk b\u00ebm\u00eb asgj\u00eb. Po p\u00ebrpiqeshim thjesht t\u00eb shp\u00ebtonim. Burrat tan\u00eb nuk mor\u00ebn pushk\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar, por vendos\u00ebn t\u00eb linin pas gjith\u00eb at\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb po p\u00ebrgatitej\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Hazbia Begi\u00e7, bashk\u00ebshorti i s\u00eb cil\u00ebs Asimi gjithashtu u mor q\u00eb aty, shkoi n\u00eb komisariatin e policis\u00eb n\u00eb Herceg Novi me Bosnon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb merrnin vesh se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb polici, nj\u00eb oficer policie na doli p\u00ebrpara dhe na pyeti: \u201c\u00c7far\u00eb d\u00ebshironi?\u201d, kujton ajo. \u201cNe pyet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit tan\u00eb dhe ai na u p\u00ebrgjigj pa respekt, duke par\u00eb or\u00ebn e tij dhe na tha: \u2018N\u00ebse nuk largoheni q\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr pes\u00eb minuta, do t\u00eb shkoni diku tjet\u00ebr, nj\u00ebsoj si njer\u00ebzit tuaj.\u2019\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, t\u00eb dy grat\u00eb shkuan t\u00eb takonin shefin e policis\u00eb, i cili \u201ctundi nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr dhe tha se ishte nj\u00eb list\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebve q\u00eb do t\u00eb merreshin n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe do t\u00eb d\u00ebboheshin n\u00eb komunat e tyre t\u00eb lindjes\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Edhe kunata e Hazbia Begi\u00e7, Bahrija Begi\u00e7, bashk\u00ebshorti i s\u00eb cil\u00ebs Azemi u mor, tha se ajo erdhi edhe n\u00eb Herceg Novi fillimisht si refugjate nga Bosnja me burrin dhe dy vajzat n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Bahrija Begi\u00e7, e cila gjithashtu jeton n\u00eb Suedi tani, kujtoi se policia e morri burrin e saj n\u00eb pyetje m\u00eb 23 maj 1992 dhe se ai nuk u kthye m\u00eb kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb makin\u00eb e zakonshme parkoi n\u00eb oborr dhe pas asaj erdhi edhe nj\u00eb makin\u00eb policie. Nuk mbaj mend si ishin polic\u00ebt q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn, por mbaj mend \u00e7do tipar n\u00eb fytyrat e burrave q\u00eb zbrit\u00ebn nga makina e zakonshme. Ata ishin trupm\u00ebdhenj. Mbaj mend zinxhir\u00ebt prej floriri, kokat e rruara dhe shikimet e tyre t\u00eb ashpra\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cNa u k\u00ebrkua t\u00eb dor\u00ebzonim kartat e identitetit sa m\u00eb shpejt t\u00eb ishte e mundur. Un\u00eb vrapova n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb gjetur letrat tona dhe im shoq q\u00ebndroi jasht\u00eb. Kontrollova n\u00eb panik, gjeta kartat e identitetit dhe u ktheva jasht\u00eb, por im shoq nuk ishte n\u00eb oborr. Ai ishte n\u00eb makin\u00eb\u2026 Ata m\u00eb than\u00eb me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb se ishte thjesht nj\u00eb \u201ckontroll rutin\u00eb\u201d dhe u larguan.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen ajo shkoi n\u00eb komisariat p\u00ebr t\u00eb pyetur se p\u00ebrse po e mbanin burrin e saj. Shefi i policis\u00eb e d\u00ebgjoi at\u00eb, por nuk i dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Oficer\u00ebt e tjer\u00eb e ofenduan at\u00eb, e mallkuan dhe m\u00eb pas e shoq\u00ebruan jasht\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb ofenduan dhe posht\u00ebruan, por pas disa or\u00ebsh u ktheva p\u00ebrs\u00ebri\u2026 M\u00eb priti oficeri i turnit dhe m\u00eb d\u00ebgjuan p\u00ebrs\u00ebri. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ata m\u00eb dhan\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb. M\u00eb than\u00eb t\u00eb paketoja ushqime, rroba dhe k\u00ebpuc\u00eb m\u00eb t\u00eb ngrohta sepse im shoq do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto. Po paketoja gj\u00ebrat, e lumtur se ai ishte gjall\u00eb\u201d, tha ajo.\u201d<\/p>\n<p>At\u00eb mbr\u00ebmje mora \u00e7ant\u00ebn\u201d, vazhdoi ajo. \u201cIa dor\u00ebzova at\u00eb policit q\u00eb ishte n\u00eb detyr\u00eb te sporteli. Q\u00ebndrimi, shprehja dhe m\u00ebnyra se si ai e hodhi \u00e7ant\u00ebn time n\u00eb dysheme m\u00eb tha gjith\u00e7ka. Ai thjesht shtoi: \u2018Largohuni nga stacionin sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur, p\u00ebrndryshe pastaj radh\u00ebn e keni ju.\u2019\u201d<\/p>\n<p>Begi\u00e7 tha se ajo kurr\u00eb nuk e kuptoi se kur u vra sakt\u00ebsisht burri i saj, kush e vrau at\u00eb ose pse. Trupi i tij u gjet n\u00eb Sremska Mitrovica n\u00eb Serbi n\u00eb qershor 1992, por u identifikua vet\u00ebm n\u00eb vitin 2005.\u201d<\/p>\n<p>Kampionet e ADN-s\u00eb nga vajzat e mia, t\u00eb cilat tani jan\u00eb gra t\u00eb rritura, konfirmuan se ishte ai\u201d, tha Begi\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, ajo paditi shtetin e Malit t\u00eb Zi dhe fitoi. \u201cAta e pranuan gabimin e tyre, se ata kishin faj. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh drejt drejt\u00ebsis\u00eb, edhe pse nuk do t\u00eb vendoset kurr\u00eb plot\u00ebsisht drejt\u00ebsi\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dhe vajzat e mia u kompensuam p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nga shteti i Malit t\u00eb Zi. A mund ta shlyej kjo shum\u00eb parash humbjen e bashk\u00ebshortit tim, t\u00eb babait t\u00eb vajzave t\u00eb mia? P\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb jo, nuk mundet. Ajo dhimbje nuk mund t\u00eb kompensohet kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje gjyq\u00ebsore me 200 t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb viktimave dhe disa t\u00eb mbijetuar u arrit n\u00eb dhjetor 2008, pas gati kat\u00ebr vjet procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr d\u00ebmet. Mali i Zi i pagoi gjithsej 4,135,000 euro kompensim familjeve p\u00ebr veprimet e paligjshme t\u00eb policis\u00eb malazeze.<\/p>\n<p>Begi\u00e7 shpreson se njer\u00ebzit do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka nga ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 1992: \u201cJeta e njeriut dhe t\u00eb drejtat e njeriut duhet t\u00eb jen\u00eb mbi gjith\u00e7ka \u2013 mbi kombin, fen\u00eb, gjinin\u00eb ose ngjyr\u00ebn e tyre l\u00ebkur\u00ebs\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p><strong>\u201cT\u00eb gjitha viktimat e pafajshme duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb monument \u201c<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-167254\" src=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Hava-Bosno-sa-suprugom-Esadom-i-djecom.jpg\" sizes=\"(max-width: 560px) 100vw, 560px\" srcset=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Hava-Bosno-sa-suprugom-Esadom-i-djecom.jpg 560w, https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Hava-Bosno-sa-suprugom-Esadom-i-djecom-300x203.jpg 300w\" alt=\"\" \/><figcaption><em>Hava Bosno (lmajtas) m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe bashk\u00ebshortin e saj Esadin, i cli u d\u00ebbua dhe u vra. Foto kortezi e Hava Bosno.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vitin 2011, nj\u00eb grup OJQ-sh i shkroi kryetarit t\u00eb parlamentit malazez dhe krer\u00ebve t\u00eb grupeve t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb ndryshme duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb caktohet nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr viktimat e d\u00ebbimeve t\u00eb vitit 1992.<\/p>\n<p>Human Rights Action, Qendra p\u00ebr Edukim Qytetar, ANIMA \u2013 Qendra p\u00ebr Edukimin e Grave dhe Paqes dhe K\u00ebshilli p\u00ebr Kontrollin Civil t\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb gjithashtu k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb monument para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb policis\u00eb n\u00eb Herceg Novi.<\/p>\n<p>OJQ-t\u00eb k\u00ebrkuan gjithashtu q\u00eb policia malazeze t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr sjelljen e saj t\u00eb paligjshme n\u00eb arrestimin dhe d\u00ebbimin e refugjat\u00ebve. Asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat e tyre nuk u p\u00ebrmbush.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2018, ata i d\u00ebrguan p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb monument p\u00ebr viktimat kryeministrit malazez, ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme dhe atij t\u00eb kultur\u00ebs, kreut t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak t\u00eb Herceg Novit dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ministria e kultur\u00ebs u p\u00ebrgjigj, duke th\u00ebn\u00eb se fillimisht k\u00ebrkesa duhej t\u00eb aprovohej nga komuna q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej di\u00e7ka.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2015, komuna e Herceg Novit i k\u00ebrkoi qeveris\u00eb dhe ministris\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb t\u00eb interpretonin dispozitat e dy neneve n\u00eb Ligjin p\u00ebr Monumentet, por nuk mori p\u00ebrgjigje. Komuna vuri n\u00eb dukje se ligji thot\u00eb se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb monument pa kaluar 50 vjet nga dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhi ngjarja q\u00eb p\u00ebrkujton ai monument, vet\u00ebm n\u00eb rast se qeveria jep lejen e saj p\u00ebr ngritjen e tij. Ai gjithashtu vuri n\u00eb dukje se k\u00ebrkohet p\u00eblqimi i drejtoris\u00eb s\u00eb policis\u00eb n\u00ebse monumenti do t\u00eb ngrihet jan\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto kushte p\u00ebrmbushen, zyra e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Herceg Novit tha se ajo do t\u00eb ishte e gatshme t\u00eb vazhdonte p\u00ebrpara me nism\u00ebn, \u201csepse ne besojm\u00eb se duhet t\u00eb ngrihet nj\u00eb monument adekuat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb viktimat e pafajshme t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb viteve 1990\u201d, tha ajo p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Zyra e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs gjithashtu vuri n\u00eb dukje se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore p\u00ebr nism\u00ebn q\u00eb iu paraqit atyre n\u00eb vitin 2015 nga Shoqata e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Komun\u00ebn e Herceg Novit, e cila d\u00ebshironte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb monumenti p\u00ebr 25 ushtar\u00eb q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e viteve 1990 .<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb kjo na \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin se shteti nuk ka vullnetin p\u00ebr t\u00eb ngritur t\u00eb gjith\u00eb monumentet e lartp\u00ebrmendura dhe arsyeja q\u00eb ne shohim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se autoritetet shtet\u00ebrore q\u00eb drejtonin Malin e Zi n\u00eb vitet 1990, kur ndodh\u00ebn k\u00ebto ngjarje, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta e ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet edhe sot\u201d, tha zyra e kryetarit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Socialist\u00ebve ka qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb nga viti 1990. Kryetari i saj Milo Djukanovi\u00e7 ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e d\u00ebbimeve t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 1992 dhe tani \u00ebsht\u00eb presidenti i Malit t\u00eb Zi. Herceg Novi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga disa qytetet n\u00eb t\u00eb cilat opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr nj\u00eb monument do t\u00eb diskutohej n\u00eb asamblen\u00eb komunale Herceg Novit n\u00eb vitin 2015, por nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb rendin e dit\u00ebs p\u00ebr seanc\u00ebn e k\u00ebshillit sepse nuk mori shumic\u00ebn e nevojshme t\u00eb votave.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt nga Partia Demokratike e Socialist\u00ebve, Lista e Qytetar\u00ebve Izborand Novska abstenoi, nd\u00ebrsa ata nga Partia Popullore Socialiste dhe Mali i Zi Demokratik nuk ishin n\u00eb sall\u00ebn e asambles\u00eb gjat\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Dragan Simrak ishte nj\u00eb k\u00ebshilltar me Partin\u00eb Social Demokrate n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe propozoi q\u00eb nisma t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb k\u00ebshillit. Tani ai \u00ebsht\u00eb menaxheri i komun\u00ebs s\u00eb Herceg Novit dhe tha se ky \u00ebsht\u00eb momenti i duhur p\u00ebr t\u00eb vazhuar para me iden\u00eb e k\u00ebtij monumenti.<\/p>\n<p>\u201cDuhet vet\u00ebm pak vullnet politik p\u00ebr ta zbatuar k\u00ebt\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, nuk ka pasur vullnet as n\u00eb nivel shtet\u00ebror dhe as n\u00eb nivel komunal. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb\u201d, tha Simrak.<\/p>\n<p>Por drejtoresha e ANIMA \u2013 Qendra p\u00ebr Edukimin e Grave dhe Paqes, Ljupka Kovacevi\u00e7, k\u00ebmb\u00ebnguli se asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i partive politike q\u00eb pretendonte se mb\u00ebshteste ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar para nism\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb monumenti.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur asnj\u00eb forum publik, asnj\u00eb diskutim, as edhe nj\u00eb lloj veprimi. Ata mendojn\u00eb se mjafton q\u00eb ata jan\u00eb politikisht \u2018pro k\u00ebsaj\u2019\u201d, tha Kovacevi\u00e7.<\/p>\n<p><strong>\u201cT\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit u liruan nga akuzat\u201d<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-167262\" src=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/cgo-zlocina-protiv-bih-2015-1.jpg\" sizes=\"(max-width: 480px) 100vw, 480px\" srcset=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/cgo-zlocina-protiv-bih-2015-1.jpg 480w, https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/cgo-zlocina-protiv-bih-2015-1-300x225.jpg 300w\" alt=\"\" \/><figcaption><em>Tea Gorjanc Prelevi\u00e7 drejtoresh\u00eb e Human Rights Action (n\u00eb mes) n\u00eb p\u00ebrkujtimoren e viktimave t\u00eb d\u00ebbuara n\u00eb maj 2015. Foto: Human Rights Action.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00ebzet e tet\u00eb vjet m\u00eb pas, askush nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr d\u00ebbimet. N\u00ebnt\u00eb ish-polic\u00eb, polic\u00eb t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brendshme dhe t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit, u gjykuan p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr civil\u00ebve, por u liruan nga akuzat.<\/p>\n<p>Ata u liruan nga akuzat nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit n\u00eb vitin 2013. Gjykata vendosi se t\u00eb akuzuarit vepruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, por se nuk kryen krime lufte, as nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebn presionin e madh nga publiku dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00ebnt\u00eb ish-punonj\u00ebs shtet\u00ebror\u00eb u padit\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb qart\u00eb dhe selektive, midis t\u00eb cil\u00ebve nuk kishte as zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe as ata persona nga prokuroria q\u00eb autorizuan arrestimet dhe d\u00ebbimet\u201d, tha Tea Gorjanc Prelevi\u00e7, drejtoresh\u00eb e Human Rights Action.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse ky nuk ishte nj\u00eb nga krimet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dokumentuara ndonj\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit u liruan nga akuzat\u201d, shtoi Gorjanc Prelevi\u00e7.<\/p>\n<p>Ajo tha se deri m\u00eb sot, prokuroria nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar gabimet q\u00eb ajo b\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush tjet\u00ebr mund t\u00eb akuzohej.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjasht\u00eb n\u00ebnave, grave dhe motrave t\u00eb viktimave, Gorjanc Prelevi\u00e7 ka ngritur nj\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke akuzuar Malin e Zi p\u00ebr \u201cmosvendosje drejt\u00ebsie penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe p\u00ebr munges\u00eb respektimi t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb njeriut p\u00ebr jet\u00ebn, si edhe p\u00ebr mosparandalim t\u00eb torturave\u201d.<\/p>\n<p>Procedurat jan\u00eb ende n\u00eb vazhdim dhe t\u00eb mbyllura p\u00ebr publikun, por Gorjanc Prelevi\u00e7 tha se ajo beson se padit\u00ebsit kan\u00eb \u201cnj\u00eb shans t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb pasur sukses\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2010, Human Rights Action ka organizuar gjithashtu tubime p\u00ebrkujtimore t\u00eb p\u00ebrvitshme p\u00ebr viktimat e d\u00ebbimeve para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb policis\u00eb n\u00eb Herceg Novi.<\/p>\n<p><strong>\u201cKjo nuk e ndihmon Malin e Zi n\u00eb rrug\u00ebn e tij europiane\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kovacevi\u00e7 tha se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti ka kompensuar familjet e viktimave dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka pranuar se \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb krim, ai \u201cnuk ka pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim dhe nuk i ka gjetur fajtor\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni Europian, n\u00eb raportet e tij p\u00ebr progresin e Malit t\u00eb Zi drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se nj\u00eb nga kushtet q\u00eb vendi duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e viteve 1990 dhe t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti m\u00eb i fundit i komisionit vuri n\u00eb dukje se q\u00eb nga viti 2016 nuk \u00ebsht\u00eb hapur asnj\u00eb raste e re p\u00ebr krime lufte dhe se kat\u00ebr raste, p\u00ebrfshir\u00eb rastin e d\u00ebbimit t\u00eb refugjat\u00ebve, mbeten n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse ngritja e nj\u00eb monumenti p\u00ebr viktimat e d\u00ebbimeve do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb progresin e vendit drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, Gorjanc Prelevi\u00e7 u p\u00ebrgjigj se kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb p\u00ebr zhvillimin demokratik t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKrimet e t\u00eb kaluar\u00ebs duhet t\u00eb pranohen, t\u00eb nd\u00ebshkohen dhe t\u00eb sh\u00ebnohen, pa p\u00ebrjashtim, dhe t\u00eb futen si\u00e7 duhet n\u00eb edukimin e brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Vet\u00ebm kjo do t\u2019u jap\u00eb atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrisin krime t\u00eb tilla, gj\u00eb q\u00eb natyrisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Bashkimit Europian\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Kovacevi\u00e7 tha se ajo beson se nj\u00eb monument mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr pajtimin e komuniteteve t\u00eb ndara t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme etnike n\u00eb vend dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb zhvendosje nga \u201cmentaliteti luft\u00ebtar\u201d dhe patriotizmi i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb gjithashtu si nj\u00eb paralajm\u00ebrim se njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb urdhra q\u00eb shkaktojn\u00eb krime lufte ose shkelje t\u00eb tjera t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, argumentoi Tamara Milas, koordinatore e programit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Edukim Qytetar.<\/p>\n<p>\u201cMalin e Zi nuk e ndihmon n\u00eb rrug\u00ebn e tij evropiane fakti q\u00eb as ky krim lufte nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe at\u00eb vendor\u201d, tha Milas.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebnimi i 27 majit si nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e d\u00ebbimit nuk do t\u00eb ishte vet\u00ebm p\u00ebrkujtim i 66 viktimave, por edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb theksuar detyrimin e t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb forcojn\u00eb idet\u00eb e drejtuara kund\u00ebr urrejtjes q\u00eb \u00e7oi n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Hava Bosno, bashk\u00ebshorti i s\u00eb cil\u00ebs ishte midis viktimave, tha se ajo ende nuk e kupton pse ai u d\u00ebbua dhe u vra, dhe se ajo \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb e l\u00ebnduar nga q\u00ebndrimi i autoriteteve malazeze q\u00eb nga ajo koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta m\u00eb mor\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb nga vetja ime, nj\u00eb njeri q\u00eb e doja. Ata m\u00eb mor\u00ebn baban\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebra t\u00eb tilla t\u00eb tmerrshme nuk duhet t\u00eb ndodhin m\u00eb. Sidomos jo p\u00ebr njer\u00ebzit e pafajsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p><em>Ky artikull u realizua si pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb granteve t\u00eb Drejt\u00ebsia Tranzicionale n\u00eb Ballkan e BIRN, mb\u00ebshtetur nga Komisioni Europian.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2020\/05\/25\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/?lang=sq\">Balkan Insight<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Familjet e 66 refugjat\u00ebve kryesisht boshnjak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu dor\u00ebzuan trupave serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs nga Mali i Zi n\u00eb vitin&#8230; ","protected":false},"author":118,"featured_media":181746,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1806],"tags":[],"class_list":["post-181750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Familjet e 66 refugjat\u00ebve kryesisht boshnjak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu dor\u00ebzuan trupave serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs nga Mali i Zi n\u00eb vitin...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-25T13:31:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"459\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Regional REKOM\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Regional REKOM\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/\",\"name\":\"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-25T13:31:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/cc2c2e308d6f2d3a7f243aec2307ac58\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg\",\"width\":960,\"height\":459},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/cc2c2e308d6f2d3a7f243aec2307ac58\",\"name\":\"Regional REKOM\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/a89a9f9b53d07d4e03aee729123e3da9?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/a89a9f9b53d07d4e03aee729123e3da9?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Regional REKOM\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.recom.link\"],\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/regional-rekom\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Familjet e 66 refugjat\u00ebve kryesisht boshnjak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu dor\u00ebzuan trupave serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs nga Mali i Zi n\u00eb vitin...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2020-05-25T13:31:22+00:00","og_image":[{"width":960,"height":459,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Regional REKOM","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Regional REKOM","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/","name":"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg","datePublished":"2020-05-25T13:31:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/cc2c2e308d6f2d3a7f243aec2307ac58"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/28_godina_od_deportacije-1.jpg","width":960,"height":459},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/mali-i-zi-shmang-perkujtimin-e-viktimave-te-debimeve-gjate-luftes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mali i Zi shmang p\u00ebrkujtimin e viktimave t\u00eb d\u00ebbimeve gjat\u00eb luft\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/cc2c2e308d6f2d3a7f243aec2307ac58","name":"Regional REKOM","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/a89a9f9b53d07d4e03aee729123e3da9?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/a89a9f9b53d07d4e03aee729123e3da9?s=96&d=mm&r=g","caption":"Regional REKOM"},"sameAs":["https:\/\/www.recom.link"],"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/regional-rekom\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181750"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/118"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=181750"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181750\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":181751,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181750\/revisions\/181751"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=181750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=181750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=181750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}