{"id":142240,"date":"2017-03-01T14:36:17","date_gmt":"2017-03-01T13:36:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.recom.link\/?p=142240"},"modified":"2020-04-28T09:59:30","modified_gmt":"2020-04-28T08:59:30","slug":"kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/","title":{"rendered":"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fitim Gashi<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Prishtin\u00eb, shkurt &#8211;<\/strong> Themelimi i Komisionit p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe Pajtim \u201cnga lart\u00eb\u201d pa konsultim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb themeluesja e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare (FDH), Natasha Kandiq. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoh\u00ebn Ditore\u201d, ish-drejtoresha e k\u00ebtij fondi ka rikujtuar se edhe ish-presidenti i Serbis\u00eb, Vojisllav Koshtunica e kishte formuar Komisioni Komb\u00ebtar, por pas nj\u00eb viti kishte pushuar s\u00eb funksionuari pa kurrfar\u00eb raporti. \u201cPresidenti Tha\u00e7i nxiton s\u00eb tep\u00ebrmi, mendon se gjith\u00e7ka nis prej tij, se askush para tij nuk ka pasur kurrfar\u00eb ideje. Ai nxiton, sikur do t\u2019i ik\u00ebn treni\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kandiq. Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare dhe Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas Kandiqit, kan\u00eb identifikuar t\u00eb gjitha viktimat e luft\u00ebs, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare. Organizatat e p\u00ebrmendura kan\u00eb konstatuar edhe rrethanat e vdekjes s\u00eb t\u00eb gjitha 13.500 viktimave. Ajo ka treguar se n\u00eb proces \u00ebsht\u00eb hartimi i rr\u00ebfimeve p\u00ebr secil\u00ebn viktim\u00eb individualisht. \u201cK\u00ebshtu q\u00eb ekziston nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e hapave q\u00eb i kontribuojn\u00eb pajtimit\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kandiq po ashtu ka theksuar se \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve dhe zbulimi i varrezave masive duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e dialogut n\u00eb Bruksel dhe si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ajo, \u201ckjo \u00e7\u00ebshtje nuk mund tu lihet n\u00eb duar qeverive aktuale\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Dyshimet e Kandiqit p\u00ebr komisionin e Tha\u00e7it <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: Znj. Kandiq si e vler\u00ebsoni iniciativ\u00ebn e presidentit Hashim Tha\u00e7i p\u00ebr krijimin e nj\u00eb komisioni p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe Pajtim? <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Ai ishte n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila m\u00eb 4 qershor 2012 ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr formimin e grupit nd\u00ebrkomb\u00ebtar punues p\u00ebr p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe pajtimin, i cili, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, kishte p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb promovonte pajtimin nd\u00ebrmjet komuniteteve n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, UNDP-ja dhe Ambasada e Zvicr\u00ebs organizuan nj\u00eb tubim, n\u00eb t\u00eb cilin fol\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb p\u00ebrmendur nd\u00ebrministror, por asnj\u00ebri prej tyre nuk ka mundur t\u00eb potenconte asgj\u00eb konkrete rreth asaj se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky trup qeveritar\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka vendosur kurora lulesh pran\u00eb monumentit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Gorazhdevc dhe p\u00ebrkujtimores n\u00eb Staro Gracko, dhe \u00ebsht\u00eb takuar, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqat\u00ebs s\u00eb familjeve t\u00eb viktimave serbe, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, gj\u00eb kjo q\u00eb u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb Serbi dhe rajon.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Befasisht, paralajm\u00ebroi formimin e Komisionit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe pajtimin. Ai sikur nuk \u00ebsht\u00eb i njoftuar se ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Vojislav Koshtunica, e kishte formuar Komisionin Komb\u00ebtar dhe se ai pas nj\u00eb viti ka pushuar s\u00eb funksionuari, pa kurrfar\u00eb raporti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhej t\u00eb ishte i informuar p\u00ebr shkaqet e mossuksesit t\u00eb k\u00ebtij Komisioni \u2013 nj\u00eb prej tyre gjithsesi ishte se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb \u201cnga lart\u00eb\u201d, pa konsultimin me shoq\u00ebrin\u00eb civile. Ideja p\u00ebr Komisionin Komb\u00ebtar n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb realizuar, edhe pse kishte buruar nga shoq\u00ebria civile \u2013 nj\u00ebra prej arsyeve ishte se shtrohej pyetja p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e formacioneve ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe krimet e kryera t\u00eb luft\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb me t\u00eb drejt \u00ebsht\u00eb shtruar pyetja p\u00ebr efikasitetin e k\u00ebtij komisioni pa pjes\u00ebmarrjen e Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: Sipas jush, ky do duhej t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb trup rajonal&#8230;<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Presidentit kosovar\u00eb, k\u00ebshilltar\u00ebt e tij do t\u00eb duhej ta njoftonin se viktimat shqiptare, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin trevje\u00e7ar konsultues p\u00ebr p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb organizat\u00ebn e Koalicionit p\u00ebr REKOM, si dhe viktimat e komb\u00ebsive t\u00eb tjera, konsiderojn\u00eb se nj\u00eb trup rajonal ka m\u00eb shum\u00eb fuqi p\u00ebr ta mund\u00ebsuar pranimin e viktimave nga ana e shtetit p\u00ebrgjegj\u00ebs se sa ka fuqi ndonj\u00eb trup lokal, komb\u00ebtar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr viktimat shqiptare me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb Serbia si shtet, q\u00eb shteti t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr krimet, q\u00eb opinioni publik n\u00eb Serbi t\u00eb tregoj\u00eb dhembshuri&#8230; N\u00eb Kosov\u00eb tash e 18 vjet flitet p\u00ebr viktimat shqiptare dhe krimet serbe, e vet\u00ebm t\u00ebrthorazi p\u00ebrmendet se ka edhe viktima serbe. A \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Komisionit q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me krimet ndaj shqiptar\u00ebve? Serb\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, kan\u00eb m\u00eb s\u00eb paku lidhje me krimet q\u00eb kan\u00eb kryer forcat serbe. Publiku n\u00eb Serbi, t\u00eb cilin tani e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe serb\u00ebt e ikur nga Kosova, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballet me krimet ndaj shqiptar\u00ebve. Nuk duhet harruar se familjet serbe q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb vdekur apo t\u00eb zhdukur an\u00ebtar\u00ebt e tyre t\u00eb familjes jan\u00eb kryesisht n\u00eb Serbi apo n\u00eb Mal t\u00eb Zi. K\u00ebto familje nuk do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar para Komisionit Komb\u00ebtar, si\u00e7 as Komisioni Komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs nuk mund ti th\u00ebrras viktimat shqiptare q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb Serbi. K\u00ebshtu tregohen se n\u00eb rastin e viktimave t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ndonj\u00eb trup komb\u00ebtar mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm vet\u00ebm n\u00ebse e merr ndonj\u00eb detyr\u00eb qartazi m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por se pranimi i viktimave k\u00ebrkon nj\u00eb shtrirje rajonale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb cek\u00eb se t\u00eb gjitha viktimat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dihen me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr. Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare dhe Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb identifikuar t\u00eb gjitha viktimat e luft\u00ebs, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare. Organizatat e p\u00ebrmendura kan\u00eb konstatuar edhe rrethanat e vdekjes s\u00eb t\u00eb gjitha 13.500 viktimave. N\u00eb proces \u00ebsht\u00eb hartimi i rr\u00ebfimeve p\u00ebr secil\u00ebn viktim\u00eb individualisht. K\u00ebshtu q\u00eb ekziston nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e hapave q\u00eb i kontribuojn\u00eb pajtimit. P\u00ebr shembull, serb\u00ebt jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb izoluar n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ka mb\u00ebshtetje p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb kthehen. P\u00ebr shembull, \u00e7do vit po p\u00ebrs\u00ebriten skenat nga Mushtishti dhe Gjakova. Nuk besoj se banor\u00ebt e Mushtishtit po e bllokojn\u00eb rrug\u00ebn, nuk i lejojn\u00eb serb\u00ebt q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb fshat, nuk besoj se zot\u00ebrinjt\u00eb nga Gjakova i godasin me gur\u00eb serb\u00ebt q\u00eb shkojn\u00eb aty me rastin e ndonj\u00eb feste fetare. K\u00ebto jan\u00eb ngjarje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb angazhimin e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, bashk\u00ebsis\u00eb lokale dhe jo i shteteve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mir\u00ebpo p\u00ebr pranimin e viktimave, p\u00ebr hapjen e arkivave, dokumenteve dhe varrezave sekrete nevojitet qasja rajonale, nj\u00eb trup rajonal. P\u00ebr vite me radh\u00eb tanim\u00eb flasim p\u00ebr REKOM-in, KOMRI-in dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb puna dhjet\u00ebvje\u00e7are e shoq\u00ebris\u00eb civile rajonale p\u00ebr dokumentimin e viktimave, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e besimit dhe solidaritetit me t\u00eb tjet\u00ebr, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, presidenti i Kosov\u00ebs ka nj\u00eb ide t\u00eb re. Hashim Tha\u00e7i nuk \u00ebsht\u00eb presidenti i par\u00eb i Kosov\u00ebs. Para tij, presidentja Jahjaga ka provuar t\u2019i p\u00ebrafroj\u00eb viktimat kosovare me viktimat e tjera n\u00eb rajon. Sikurse edhe president\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb rajon, n\u00eb vitin 2014, ajo em\u00ebroi t\u00eb d\u00ebrguarin e saj personal p\u00ebr REKOM, i cili ishte an\u00ebtar i barabart\u00eb i Grupit t\u00eb Ekspert\u00ebve, i cili punoi p\u00ebr nj\u00eb vit resht n\u00eb analizimin e propozimit t\u00eb Statutit t\u00eb REKOM-it dhe ka prodhuar nj\u00eb dokument t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mandatin e Komisionit Rajonal. Presidenti Tha\u00e7i nxiton s\u00eb tep\u00ebrmi, mendon se gjith\u00e7ka nis prej tij, se askush para tij nuk ka pasur kurrfar\u00eb ideje. Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, ai duhet t\u00eb th\u00ebrras\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Koalicionit p\u00ebr REKOM, Selim Selimin, ish-k\u00ebshilltarin e presidentes Jahjaga dhe t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvojat e mira t\u00eb iniciativave komb\u00ebtare dhe p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e qasjes rajonale. N\u00eb takim me t\u00eb, m\u00eb 17 dhjetor 2016, e pyetja p\u00ebr iden\u00eb e Komisionit Komb\u00ebtar, sepse at\u00ebbot\u00eb kishte nisur t\u00eb flitej p\u00ebr at\u00eb se presidenti i Kosov\u00ebs po e themelon Komisionin Komb\u00ebtar, por nuk e kuptova argumentimin dhe vizionin e tij. Ai nxiton, sikur do ti ik\u00ebn treni.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: Sa ka vullnet dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr pajtim? Sa mund t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm ky pajtim n\u00ebse b\u00ebhet pjes\u00eb e politik\u00ebs ditore? <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Ka qen\u00eb e paparashikueshme q\u00eb nj\u00eb politikan shqiptar t\u00eb vendos lule p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vdekur serb\u00eb. Ky ishte nj\u00eb veprim shum\u00eb i mir\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr politikan\u00ebt n\u00eb Serbi, asnj\u00eb prej tyre nuk ka shkuar n\u00eb Batajnic\u00eb apo Petrovo Selo dhe t\u00eb vendos lule n\u00eb vendin ku kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb varrosura viktimat shqiptare, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pyetjes n\u00ebse ekziston vullneti p\u00ebr pajtim v\u00ebshtir\u00eb mund ti jepet p\u00ebrgjigje. T\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb rajon veproj\u00eb bazuar n\u00eb interesat partiake dhe jo n\u00eb interesat e shtetit dhe gjeneratave t\u00eb ardhshme. Viktimat shqiptare jan\u00eb t\u00eb pranuara n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo gj\u00eb u siguron hap\u00ebsir\u00eb politikan\u00ebve kosovar\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb empati t\u00eb fort\u00eb ndaj viktimave serbe dhe rome, sepse k\u00ebto viktima jan\u00eb pes\u00ebfish m\u00eb t\u00eb pakta. Nuk mund t\u00eb shpjegoj se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb shqiptare, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb politike dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile, e q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve i \u00ebsht\u00eb kushtuar m\u00eb pak v\u00ebmendje krimeve t\u00eb papritura t\u00eb pas qershorit t\u00eb vitit 1999 \u2013 krimet kryesisht jan\u00eb heshtur apo jan\u00eb p\u00ebrkufizuar n\u00eb nj\u00eb apo dy incidente.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pajtimi duhet t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndisur edhe n\u00eb politikat ditore. Un\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegoj se \u00e7far\u00eb po ndodh me vij\u00ebn e demarkacionit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Ky shtet gjat\u00eb luft\u00ebs ka pranuar rreth 100.000 shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb d\u00ebbuar nga ana e forcave serbe, nd\u00ebrsa opozita kosovare po sillet me armiq\u00ebsi ndaj fqinjit q\u00eb ua ka zgjatur duart njer\u00ebzve n\u00eb telashe. Do t\u00eb doja t\u00eb shoh se si Parlamenti i Kosov\u00ebs ia kushton nj\u00eb seanc\u00eb veprimeve t\u00eb mira t\u00eb fqinjit, Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>\u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e dialogut <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: N\u00eb lista ende vazhdojn\u00eb t\u00eb figurojn\u00eb shum\u00eb persona t\u00eb zhdukur, ku familjar\u00ebt e tyre ende nuk din\u00eb p\u00ebr fatin e tyre. A mund t\u00eb arrihet pajtimi pa e gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtyre personave?<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve dhe zbulimi i varrezave masive duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb agjend\u00eb t\u00eb dialogut n\u00eb Bruksel. Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk mund tu lihet n\u00eb duar qeverive aktuale. Problemi q\u00ebndron n\u00eb faktin se Qeveria e Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb qasjen n\u00eb dokumente dhe arkivat e formacioneve ushtarake dhe policore, t\u00eb cilat padyshim se p\u00ebrmbajn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr aksionet n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh civil\u00ebsh dhe p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me ta, ku jan\u00eb d\u00ebrguar dhe fshehur trupat e tyre. Nga ana tjet\u00ebr, Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb bind ish-komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb informata p\u00ebr fatin e serb\u00ebve dhe rom\u00ebve t\u00eb zhdukur. Politikan\u00ebt kosovar\u00eb nuk mund t\u00eb arsyetohen me faktin se nuk kan\u00eb pasur kompetenca p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e hetimeve dhe se UNMIK-u dhe KFOR-i jan\u00eb adresat ku duhet adresuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sigurimin e informatave p\u00ebr t\u00eb zhdukurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: Ju po ashtu keni publikuar edhe raporte t\u00eb shumta q\u00eb flasin p\u00ebr krimet e ndodhura n\u00eb Kosov\u00eb, dhe po ashtu keni ngritur padi. Sa jan\u00eb adresuar nga organet kompetente faktet q\u00eb ju keni ofruar? <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare ka publikuar raporte t\u00eb shumta dhe dosje p\u00ebr krimet e kryera t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ka ngritur po ashtu edhe padi t\u00eb shumta penale kund\u00ebr oficer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Kur u themelua Prokuroria p\u00ebr krime luft\u00eb m\u00eb 2003, dukej sikur prokuroria do t\u00eb kryente pun\u00ebn e vet dhe t\u00eb padiste para s\u00eb gjithash komandant\u00ebt, dh\u00ebn\u00ebsit e urdhrave, t\u00eb rangut t\u00eb mes\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fillimi ishte i mir\u00eb, por sot ky institucion tashm\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb nuk e ka kryeprokurorin p\u00ebr krime luft\u00eb. Gjykimet ekzistuese po zhvillohen ngadal\u00eb, viktimat m\u00eb nuk u besojn\u00eb institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb, si n\u00eb koh\u00ebn kur gjykoheshin polic\u00ebt p\u00ebr vrasjen e familjes Berisha. Presidenti i Serbis\u00eb ka dekoruar shefin shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ushtarak n\u00eb zon\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb cilit, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.000 civil\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: A mendoni se fati i k\u00ebtyre personave po mbahet peng nga politika. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, a \u00ebsht\u00eb i mundur pajtimi pa drejt\u00ebsi?<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Pajtimi \u00ebsht\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm. Gjerman\u00ebt edhe m\u00eb tutje kontribuojn\u00eb n\u00eb pajtimin me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre, prej k\u00ebtu edhe burim kultura kaq e madhe e kujtimit t\u00eb keqb\u00ebrjeve dhe shprehja e dhembshuris\u00eb p\u00ebr jet\u00ebt e humbura. \u00c7do vit mund t\u00eb shohim nj\u00eb form\u00eb t\u00eb reja bashk\u00ebndjesie. Iniciativat lokale jan\u00eb goxha t\u00eb pasura dhe n\u00eb to marrin pjes\u00eb intelektual\u00ebt, shkollat, qytetar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb kultura, t\u00eb cil\u00ebn, ne nga Ballkani, duhet ta m\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjykimet p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs po q\u00eb se jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, para s\u00eb gjithash p\u00ebr shkak t\u00eb fakteve q\u00eb gjykata do t\u2019i mbledh dhe v\u00ebrtetoj\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb q\u00eb kan\u00eb faktet gjyq\u00ebsore. Problemi q\u00ebndron n\u00eb faktin se gjykimet jan\u00eb t\u00eb kthyera kah kryer\u00ebsit, nd\u00ebrsa viktimat sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb d\u00ebshmive. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kapacitetet e gjykatave jan\u00eb t\u00eb vogla, gjykimet zgjasin shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb me mij\u00ebra e mij\u00ebra kryer\u00ebs do t\u00eb mbesin t\u00eb pad\u00ebnuar. Kombinimi i gjykimeve dhe i Komisionit Rajonal p\u00ebr pajtim \u00ebsht\u00eb opsioni m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn. Ballkani ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ka gjykime por ka edhe nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trup t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt (rajonal), i cili do t\u00eb merret me pranimin e viktimave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: M\u00eb her\u00ebt ju keni iniciuar nj\u00eb iniciativ\u00eb rajonale p\u00ebr pajtim. Cili \u00ebsht\u00eb efekti q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kjo iniciativ\u00eb? <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq: <\/strong>REKOM \u00ebsht\u00eb iniciativa q\u00eb ka m\u00eb s\u00eb shumti gjasa q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb projekt nd\u00ebrshtet\u00ebror. Koalicioni p\u00ebr REKOM gjat\u00eb ekzistimit t\u00eb vet\u00eb n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar ka arritur t\u00eb dokumentoj\u00eb rreth 23.000 viktima t\u00eb luft\u00ebs dhe rrethanat e vdekjes s\u00eb k\u00ebtyre viktimave, si dhe rreth 600 llogore n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb. N\u00ebse k\u00ebsaj ia shtojm\u00eb edhe faktin se Tribunali i Hag\u00ebs ka p\u00ebrcaktuar identitetin e rreth 12.000 viktimave t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se kemi rezultate t\u00eb lakmueshme p\u00ebr krijimin e korniz\u00ebs p\u00ebr pajtim n\u00eb rajon. Ideja e REKOM-it (KOMRA) \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vlefshme sepse ky komision nuk do t\u00eb niste nga zeroja por nga t\u00eb dh\u00ebnat e bazuara p\u00ebr 35.000 viktima t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb n\u00eb krahasim me 130.000 viktima t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn prej janarit t\u00eb vitit 1991 deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2000, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e par\u00ebnd\u00ebsishme, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb garanci se pajtimi duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u2013 s\u00eb pari, t\u00eb dihen emrat dhe rrethanat e vrasjes s\u00eb t\u00eb gjitha viktimave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: A \u00a0\u00ebsht\u00eb i mundur arritja e pajtimit mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, pa u p\u00ebrmbyll\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs, ku Serbia vazhdo t\u00eb mos e njoh shtetin e Kosov\u00ebs? <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Serbia dhe institucionet e saj do t\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Gjykat\u00ebn Speciale p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb cilat i kan\u00eb kryer pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Kjo gj\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte njohjen e institucionit t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili do ta hap rrug\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me Prokurorin\u00eb kosovare p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs. Gjykata Speciale do t\u00eb gjykoj\u00eb bazuar n\u00eb ligjet kosovare, pasi \u00ebsht\u00eb gjyq kosovar. A mund t\u00eb njihet gjykata e nj\u00eb shteti, i cili nuk njihet? Shum\u00eb shpejt do ta shohim reagimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>KD: Presidenti Hashim Tha\u00e7i m\u00eb her\u00ebt pati th\u00ebn\u00eb se do ta padis\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr gjenocid. A do duhej Kosova ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb?\u00a0 <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kandiq:<\/strong> Kjo deklarat\u00eb e presidentit Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb politike dhe e panevojshme. Tribunali i Hag\u00ebs nuk e ka marr\u00eb asnj\u00eb vendim lidhur me gjenocidin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">(Published on <a href=\"http:\/\/www.koha.net\/arberi\/2235\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Koha Ditore<\/a>, 26. 02. 2017. )<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Fitim Gashi Prishtin\u00eb, shkurt &#8211; Themelimi i Komisionit p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe Pajtim \u201cnga lart\u00eb\u201d pa konsultim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs \u00ebsht\u00eb i&#8230; ","protected":false},"author":8,"featured_media":142222,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[491,492],"tags":[2172,1929],"class_list":["post-142240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervistat","category-komra-ne-media-sq","tag-kosovo-sq","tag-natasha-kandiq"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fitim Gashi Prishtin\u00eb, shkurt &#8211; Themelimi i Komisionit p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe Pajtim \u201cnga lart\u00eb\u201d pa konsultim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs \u00ebsht\u00eb i...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-03-01T13:36:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-28T08:59:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"403\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"395\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Recom Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Recom Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/\",\"name\":\"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg\",\"datePublished\":\"2017-03-01T13:36:17+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-28T08:59:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg\",\"width\":403,\"height\":395},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\",\"name\":\"Recom Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Recom Editor\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Fitim Gashi Prishtin\u00eb, shkurt &#8211; Themelimi i Komisionit p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe Pajtim \u201cnga lart\u00eb\u201d pa konsultim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs \u00ebsht\u00eb i...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2017-03-01T13:36:17+00:00","article_modified_time":"2020-04-28T08:59:30+00:00","og_image":[{"width":403,"height":395,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Recom Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Recom Editor","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/","name":"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg","datePublished":"2017-03-01T13:36:17+00:00","dateModified":"2020-04-28T08:59:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Koha-1.jpg","width":403,"height":395},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-ceshtja-e-te-zhdukurve-nuk-duhet-tu-lihet-qeverive-te-tanishme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kandiq: \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve nuk duhet t\u2019u lihet qeverive t\u00eb tanishme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3","name":"Recom Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","caption":"Recom Editor"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142240"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142240"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":180761,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142240\/revisions\/180761"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142222"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}