{"id":141383,"date":"2016-11-16T10:01:49","date_gmt":"2016-11-16T09:01:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.recom.link\/?p=141383"},"modified":"2020-04-16T01:06:13","modified_gmt":"2020-04-16T00:06:13","slug":"kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/","title":{"rendered":"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervist\u00eb me Kryetaren e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare Natasha Kandiq<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"attachment-bd-normal  wp-post-image\" src=\"http:\/\/i0.wp.com\/kosovapost.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg?resize=660%2C330\" sizes=\"(max-width: 660px) 100vw, 660px\" srcset=\"http:\/\/i0.wp.com\/kosovapost.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg?w=660 660w, http:\/\/i0.wp.com\/kosovapost.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg?resize=300%2C150 300w\" alt=\"kandic\" width=\"422\" height=\"211\" \/><br \/>\n<em>\u2018Do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim falje kur gj\u00ebrat t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb zbardhen. Shpesh d\u00ebgjoj nga politikan\u00eb dhe organizata jo qeveritare t\u00eb cil\u00ebt theksojn\u00eb se nj\u00eb prej para kushteve p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkim falja nga ana e Serbis\u00eb. Un\u00eb nuk besoj\u00a0 se k\u00ebta politikan\u00eb sot kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb fjala e tyre t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb dhe k\u00ebrkim falja e tyre t\u00eb ket\u00eb ndikim. Kisha dashur q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj nga politikan\u00ebt serb\u00eb k\u00ebt\u00eb : \u2018N\u00eb rregull tani kosovar\u00ebt i kemi fqinj\u00eb dhe do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku q\u00eb Kosova t\u00eb pranohet\u00a0 n\u00eb OKB\u2019.\u2019<\/em><\/p>\n<p>Intervistoi: Suada \u00c7erkezi<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Ku ka mbetur procesi p\u00ebr krijimin e Komisionit rajonal p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e fakteve mbi krimet e luft\u00ebs dhe shkeljeve t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb teritorin e ish-Jugosllavis\u00eb (KOMRA)?<\/em><\/p>\n<p>Procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb iniciuar nga kancelarja Merkel dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj kornize p\u00ebr themelimin e KOMRA-s. Vjet n\u00eb Paris \u00ebsht\u00eb organizuar Samiti i tret\u00eb n\u00eb rradh\u00eb i k\u00ebtij procesi, ku, deri m\u00eb tash \u00ebsht\u00eb formuar Zyra Rajonale p\u00ebr Bashk\u00ebpunim t\u00eb t\u00eb Rinj\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Kemi kuptuar q\u00eb kjo konferenc\u00eb do t\u00eb jet\u00eb baz\u00eb kryesore dhe rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr krijimin e KOMRA-s.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Ku konsiston krijimi i KOMRA-s?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq:<\/strong> Q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohen emrat e t\u00eb gjitha viktimave, q\u00eb ky komision ti p\u00ebrcaktoj\u00eb kushtet dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ata kan\u00eb vdekur. T\u00eb organizoj\u00eb d\u00ebgjimet publike t\u00eb viktimave dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende dhimbjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Pse komisioni rajonal? Sepse gjykimet vendore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb kufizuara. Gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krimet e luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb konfirmohet faj\u00ebsia p\u00ebr personat t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pandehur. Viktimat dhe d\u00ebshmitar\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm mjete pohuese. Gjykata nuk e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mas\u00eb sa ka vuajtur viktima, q\u00ebllimi kryesor i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb konfirmoj\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e personit i cili \u00ebsht\u00eb i pandehur.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Fol\u00ebt p\u00ebr d\u00ebgjimet publike, pritet kjo edhe nga\u00a0 ato\u00a0 femra q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar p\u00ebrdhunimet?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Me siguri q\u00eb k\u00ebto gra nuk do t\u00eb kishin pranuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb. Dhe para Gjykat\u00ebs s\u00eb Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs ato kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi, por kan\u00eb qen\u00eb mjaft mir\u00eb t\u00eb mbrojtura. N\u00eb Serbi kan\u00eb qen\u00eb tri raste t\u00eb dhunimeve (ndaj femrave), nj\u00eb prej tyre ka qen\u00eb edhe nj\u00eb kroate e cila ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj\u00a0 p\u00ebrmes video-linkut, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e cila ka nj\u00eb integritet t\u00eb fort\u00eb. Mir\u00ebpo nuk besoj se d\u00ebshmia e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur ka kontribuar aq shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb situata n\u00eb shoq\u00ebri e t\u00eb inkujarohen viktimat e tjera q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Si do t\u00eb funksionoj\u00eb ky Komision?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto komisione, t\u00eb krijohen nga shteti dhe an\u00ebtar\u00ebt e komisionit (komisioner\u00ebt),\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zgjedhur nga president\u00ebt e shteteve p\u00ebrkat\u00ebse. Ata do t\u00eb mbledhin e verifikojn\u00eb faktet lidhur me viktimat dhe krimet n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n<p>Ky komision do t\u00eb ket\u00eb vul\u00ebn shtet\u00ebrore ngase q\u00ebllimi dhe fuqia tij, q\u00ebndron n\u00eb faktin se ky do t\u00eb jet\u00eb institucion n\u00eb vete e jo projekt i nj\u00eb OJQ-je.<\/p>\n<p>Natyrisht se KOMRA ka p\u00ebrcaktuar disa kushte se si do t\u00eb duhej t\u00eb dukej ky komision apo ky komisioner. Ai duhet t\u00eb ket\u00eb vlera t\u00eb larta, autoritet dhe integritet n\u00eb shoq\u00ebri. Duhet t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb komplikuar t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes e kjo procedur\u00eb do t\u00eb jet\u00eb publike. Komisioni do t\u00eb jet\u00eb i pavarur dhe vet\u00eb fuqia e komisionit buron nga natyra rajonale. Pasi komisioni do t\u2019i verifikoj\u00eb emrat dhe \u00e7far\u00ebdo rasti q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vrasjet dhe krimet. Dhe detyra e komisionit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb rrethanat e vdekjes. \u00c7do gj\u00eb do t\u00eb verifikohet dhe mund t\u00eb them q\u00eb, komisioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trup i pavarur q\u00eb i p\u00ebrgjigjet vetvetes dhe t\u00eb gjitha faktet do t\u2019ia sjell\u00eb zyr\u00ebs qendrore.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Ku do t\u00eb jet\u00eb selia e KOMRA-s?<\/em><\/p>\n<p>Selia \u00ebsht\u00eb propozuar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb pasi q\u00eb atje ka pasur m\u00eb s\u00eb shumti krime nga luftrat e ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Ku ka mbetur \u00e7\u00ebshtja e gjykimit t\u00eb Ljubisha Dikoviqit, shefit t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb Shtatmadh\u00ebris\u00eb s\u00eb Ushtris\u00eb Serbe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasje t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn ku ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb vitit 1999, at\u00eb koh\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e komandantit t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb 37-t\u00eb, t\u00eb Motorizuar t\u00eb Ushtris\u00eb serbe?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Rasti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar dhe ai ka dal\u00eb i pafajsh\u00ebm, madje ai ka dal\u00eb me pretendime se ka dal\u00eb i fyer nga organizata ime. Jemi akuzuar se Fondi dhe un\u00eb i\u2019a kemi\u00a0 hequr\u00a0 reputacionin, past\u00ebrtin\u00eb,\u00a0 nderin, integritetin dhe autoritetin\u00a0 q\u00eb ai ka pasur n\u00eb shoq\u00ebri dhe se ka p\u00ebrjetuar dhimbje nga ne. Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare n\u00eb Beograd ka ngritur ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Serbi, dhe n\u00ebse Fondi me paraqitjen e ankes\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb do t\u00eb hidhet posht\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tutje n\u00eb Strasburg. Dhe jam e bindur se n\u00eb at\u00eb gjykim ne do t\u00eb fitojm\u00eb. Por ky proces zgjat me vite. Edhe pse gjykimi i tij ka anuar politikisht prap mbesin faktet dhe t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb jan\u00eb mbetjet mortore dhe varrezat kolektive n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Sa jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb nga Serbia?<\/em><\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: P\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb 8-10 t\u00eb d\u00ebnuar.\u00a0 Le t\u00eb kujtojm\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe jan\u00eb munduar shum\u00eb p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krimet e Luft\u00ebs n\u00eb Serbi dhe deri n\u00eb 2003 ishin shum\u00eb t\u00eb mira ku u gjykuan p\u00ebr krimet n\u00eb Kroaci dhe Bosnje. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb,\u00a0 kishim bindjen q\u00eb gj\u00ebrat po shkojn\u00eb si\u00e7 duhet. Por kur u iniciua gjykimi i par\u00eb (n\u00eb Serbi), p\u00ebr krimet n\u00eb Suharek\u00eb,\u00a0 at\u00ebher\u00eb u kuptua se prokuroria serbe nuk ishte e gatshme p\u00ebr t\u00eb gjykuar gjeneral\u00ebt e vet. Gjeneral\u00ebt jan\u00eb liruar nga akuzat dhe jan\u00eb d\u00ebnuar krer\u00ebt e policis\u00eb lokale t\u00eb asaj kohe. Fondi jon\u00eb ka reaguar p\u00ebr k\u00ebto gjykime n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi q\u00eb, policia thjesht\u00a0 ka marr\u00eb urdhra nga gjeneral\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>N\u00ebse ajo gjykat\u00eb nuk po funksionon si\u00e7 duhet cili \u00ebsht\u00eb reagimi i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk duket edhe aq i interesuar q\u00eb t\u00eb meret me \u00e7\u00ebshtjet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ndodhi di\u00e7ka shum\u00eb e mir\u00eb. Komisioni Europian (10.11.2016), ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb publikim, Raportin e Progresit p\u00ebr Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb, Maqedonin\u00eb dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb kritikuar posa\u00e7\u00ebrisht Serbia p\u00ebr stagnimin prej nj\u00eb viti e gjys\u00ebm (n\u00eb procesin e gjykimeve) pasiq\u00ebnuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar ende prokurori i cili do t\u00eb meret me krimet e luft\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kritikuar numri i vog\u00ebl i gjykimeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimet e luft\u00ebs, t\u00eb cilat po zvarriten p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe nuk po d\u00ebnohen ata q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb negociata me BE-n\u00eb lidhur me kapitullin 23 q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb Drejtat e Njeriut ku,\u00a0 BE-ja dhe K\u00ebshilli Europian do t\u00eb insisistoj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e gjykimeve. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb roli i Fondit i cili do t\u00eb njoftoj\u00eb publikun p\u00ebr ngadal\u00ebsimin apo zvarritjen e procedurave, duke pasur rolin e kritikut, ne vazhdimisht do t\u2019i tregojm\u00eb opinionit p\u00ebr ngecjet.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Beogradi zyrtar ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr krimet q\u00eb ka kryer n\u00eb Bosnje e\u00a0 Kroaci por e nj\u00ebjta nuk ka ndodhur edhe n\u00eb Kosov\u00eb. A do t\u00eb thot\u00eb kjo se njer\u00ebzit k\u00ebtu kan\u00eb\u00a0 m\u00eb pak vler\u00eb apo e kemi merituar at\u00eb fat ?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Fatkeq\u00ebsisht asnj\u00eb prej k\u00ebrkim- faljeve q\u00eb jan\u00eb kryer deri tani, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sinqerta dhe nuk kan\u00eb ndryshuar di\u00e7ka apo t\u00eb ken\u00eb sjell\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb. Ngase k\u00ebto k\u00ebrkim-falje nuk jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me ndonj\u00eb veprim konkret. P\u00ebr shembull, ndonj\u00eb politikan t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje dhe automatikisht t\u00eb fillohet me procese gjygj\u00ebsore p\u00ebr krimet e luft\u00ebs q\u00eb t\u00eb shihet arsyeja apo lidhshm\u00ebria e k\u00ebrkim- faljes me hapa konkret. \u00cbsht\u00eb fakt se ish-presidenti, Boris Tadiq ka qen\u00eb n\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bugovar n\u00eb Kroaci dhe ai i ka k\u00ebrkuar falje viktimave atje\u00a0 por njer\u00ebzit\u00a0 nuk e kan\u00eb mar\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ai si di\u00e7ka t\u00eb sinqert\u00eb pasi q\u00eb prej atje jan\u00eb mar\u00eb dhe zhdukur disa autobus\u00eb me njer\u00ebz dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj informat\u00eb se ku jan\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim falje, kur gj\u00ebrat t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb zbardhen. Shpesh d\u00ebgjoj nga politikan\u00eb dhe organizata jo qeveritare t\u00eb cil\u00ebt theksojn\u00eb se nj\u00eb prej para kushteve p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkim falja nga ana e Serbis\u00eb. Un\u00eb nuk besoj\u00a0 se k\u00ebta politikan\u00eb sot kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb fjala e tyre t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb dhe k\u00ebrkim falja e tyre t\u00eb ket\u00eb ndikim. Kisha dashur q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj nga politikan\u00ebt serb\u00eb k\u00ebt\u00eb: \u2018N\u00eb rregull, tani kosovar\u00ebt i kemi fqinj\u00eb dhe do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku q\u00eb Kosova t\u00eb pranohet\u00a0 n\u00eb OKB\u2019.<\/p>\n<p>Kur Komisioni\u00a0 i KOMRA-s t\u00eb krijohet dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn 13.500 persona dhe do t\u00eb konfirmoj\u00eb se nga ky num\u00ebr, gati 11 mij\u00eb\u00a0 jan\u00eb shqiptar\u00eb e s\u00eb paku 7 500 persona jan\u00eb civil\u00eb at\u00ebher\u00eb v\u00ebrtetimi i k\u00ebtyre do t\u00eb sillte me fakte para vetes nj\u00eb k\u00ebrkim- falje. P\u00ebr momentin duhet t\u00eb nd\u00ebrmiren disa hapa t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb paralele me ato t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Raportit t\u00eb Progresit. Normalizimi i mardh\u00ebnieve fqinj\u00ebsore mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Serbia nuk guxon t\u00eb ndaloj\u00eb progresin p\u00ebr p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs. Politikan\u00ebt serb\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb flasin negativisht p\u00ebr Kosov\u00ebn por duhet t\u00eb kontribojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe komunitetit serb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Kosov\u00ebs. An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb OKB do t\u00eb ishte mir\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn edhe p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Sa e sigurt\u00eb ndjeheni n\u00eb Serbi?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Shum\u00eb e sigurt\u00eb dhe nuk mendoj asesi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb. Edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb serbe edhe mes politikan\u00ebve kur propozohet q\u00eb t\u00eb verifikohet ajo se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb lidhur me krimet dhe me luft\u00ebn, shpesh ka\u00a0 kritika dhe apriori etiketohen se jan\u00eb tradh\u00ebtar\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb vet. Pa mar\u00eb parasysh, kushdo\u00a0 q\u00eb tenton dhe b\u00ebn p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb se kush i ka kryer ato krime nga vet\u00eb kombi i tyre, gjithmon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i shpallur si i dyshimt\u00eb apo si tradhtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb her\u00eb jam frik\u00ebsuar dhe kjo ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn kur Kuvendi i Kosov\u00ebs ka shpallur Pavar\u00ebsin\u00eb. Un\u00eb isha n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit dhe isha duke u kthyer n\u00eb Beograd kur jan\u00eb treguar pamje ku shihesha edhe un\u00eb prezente. Ministri i sot\u00ebm i Pun\u00ebve t\u00eb jashtme, Ivica Da\u00e7iq n\u00eb rrethana jo publike kur m\u00eb ka par\u00eb n\u00eb\u00a0 tv ka th\u00ebn\u00eb se; \u2018 K\u00ebt\u00eb do e arrestojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb\u2019. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb m\u00eb ka ndodhur disa her\u00eb, q\u00eb kur hyja n\u00eb restorante m\u00eb thonin se; \u2018 nuk ka vend p\u00ebr njer\u00ebz si ty\u2019. Ose ka pasur raste kur taksist\u00ebt kan\u00eb refuzuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb \u00e7ojn\u00eb diku. Kjo situat\u00eb ka kaluar dhe ka zgjatur rreth 10 dit\u00eb. Pas disa vitesh e pyeta Da\u00e7iqin se a ka qen\u00eb n\u00eb rregull ajo q\u00eb keni th\u00ebn\u00eb p\u00ebr mua se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb arrestohem(?), ai mu p\u00ebrgjigj, \u2018Eee, p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb ashtu ka qen\u00eb politika.\u2019.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kandiq: EULEX-i nuk ka arritur ta kryej pun\u00ebn e vet n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n<strong>KosovaPost<\/strong>: <em>A mendon se do t\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe Serbia pjes\u00eb e hetimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Ve\u00e7anta\u00a0 apo Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr krimet e kryera nga paramilitar\u00ebt dhe ushtar\u00ebt serb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Themelimi i Gjykat\u00ebs Speciale niset nga vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs ku thuhet se;\u00a0 jan\u00eb kryer gjykimet kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe kund\u00ebr ushtar\u00ebve t\u00eb saj ndaj popullat\u00ebs shqiptare. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i gjeneral\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve jan\u00eb d\u00ebnuar gjat\u00eb gjykimit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Por EULEX dhe UNMIK\u00a0 nuk kan\u00eb arritur t\u00eb kryejn\u00eb me pun\u00ebn e vet ndonj\u00eb promovim apo\u00a0 mb\u00ebshtetje p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>KosovaPos<\/strong>t: <em>Kan\u00eb d\u00ebshtuar?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: N\u00eb fakt as nuk kan\u00eb pasur ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje nga organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb t\u00eb kryhen gjykimet k\u00ebtu. Shumica e OJQ-ve nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur hulumtimin dhe gjykimin kundrejt\u00a0 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, duke u nisur nga preteksti se edhe \u2018ata q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agjent\u00eb apo kolabrocionist\u00eb me serb\u00ebt\u2019. Gjithmon\u00eb kur \u00ebsht\u00eb ngritur akuz\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjykimi ndaj ndonj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb opinion e media se e gjitha b\u00ebhet kund\u00ebr vlerave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se gjykimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale duhet t\u00eb p\u00ebrcillen me gjykimet n\u00eb Serbi kundrejt atyre q\u00eb kan\u00eb kryer vepra ndaj shqiptar\u00ebve. Psh \u00ebsht\u00eb rasti\u00a0 i Dikoviqit i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e 300-400 bujqve n\u00eb teritorin e Kosov\u00ebs. Dhe n\u00ebse ndalen k\u00ebto gjykime n\u00eb Serbi ndaj njer\u00ebzve si Dikoviqi nd\u00ebrsa p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, zhvillohen gjykime n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale, do t\u00eb ishe nj\u00eb lloj padrejt\u00ebsie. Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonin paralelisht gjykimet edhe n\u00eb Serbi edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Nj\u00ebsiti i \u201cScorpionsave\u201d gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb ish Jugosllavi ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bosnje, Kroaci dhe s\u00eb fundi n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0 N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende ku kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto forca, jan\u00eb regjistruar viktima, madje ka varre masive te cilat mbajn\u00eb \u2018vul\u00ebn\u2019 e tyre\u00a0 a ka mundur t\u00eb ndahet p\u00ebrgjegj\u00ebsia shtet\u00ebrore nga ajo personale n\u00eb gjygjet q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Serbi ?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq:<\/strong> Gjithsesi k\u00ebta n\u00eb \u00e7do gjykim, n\u00eb \u00e7do shtet provojn\u00eb ta mbrojn\u00eb shtetin e tyre dhe p\u00ebr k\u00ebto vepra i d\u00ebnojn\u00eb disa individ\u00eb dhe em\u00ebrtohen si \u201can\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve kriminale\u201d dhe \u2018Scorpion\u00ebt\u2019, jan\u00eb rasti tipik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Sa i p\u00ebrket drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat, mendoj se \u00ebsht\u00eb arritur deri diku. Disa prej tyre, jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr veprat e krimeve n\u00eb Podujev\u00eb e disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr krimet e kryera ndaj musliman\u00ebve n\u00eb Bosnje, por gjykata e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb grup si paramilitar\u00eb. I kam pyetur personalisht an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij organizimi se: \u2018A keni shkuar vet\u00eb n\u00eb Bosnje?\u2019.\u00a0 Ata jan\u00eb p\u00ebrgjigjur se: \u2018 Ne, na ka d\u00ebrguar shteti dhe kemi mar\u00eb rroga p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u2019. An\u00ebtar\u00ebt e \u2018Scorpionsave\u2019 e kan\u00eb konfirmuar vet\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e aparatit shtet\u00ebror por gjykata ka sjell\u00eb vendimin se k\u00ebto akte kriminale jan\u00eb kryer nga grupe paramilitare. E k\u00ebtu shihet se, gjykata nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb institucion i pavarur dhe objektiv sepse ekzluzivisht ata i mbrjon\u00eb interesat e shtetit.<\/p>\n<p>Por pamjet\u00a0 t\u00eb cilat shfaqin \u2018Scorpionsat\u2019 duke ekzekutuar gjasht\u00eb musliman\u00eb n\u00eb Bosnje, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb serbe t\u00eb mos ket\u00eb simpati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grupacion, madje ata mendojne se e kan\u00eb vendin prapa hekurave.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb kujton nj\u00eb rast kur nj\u00eb mjek veterinar n\u00eb Serbi, pak koh\u00eb pasi doli ai videoin\u00e7izim n\u00eb media, solli nj\u00eb foto t\u00eb gruas s\u00eb tij, t\u00eb gjetur rast\u00ebsisht mes gj\u00ebsendeve, s\u00eb bashku me nj\u00eb ekip t\u00eb \u2018Scorpionsave\u2019 n\u00eb Bosnje. Ai krijoi dyshimet se ishte martuar me nj\u00eb \u2018Scorpion-se\u2019, me t\u00eb cil\u00ebn ishte martuar n\u00eb vitin 1996, pasi ajo kish ardhur si refugjate boshnjake n\u00eb Serbi. Pas pak kohe ata u divorcuan pasi ai nuk e p\u00ebrballonte dot faktin se ai ishte martuar me nj\u00eb person q\u00eb ka pasur lidhje me ekipin, \u2018Scorpions\u2019.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>A do t\u00eb thot\u00eb kjo se publiku serb \u00ebsht\u00eb distancuar nga ky grup politik?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Ka qen\u00eb\u00a0 nj\u00eb reagim i p\u00ebrkohsh\u00ebm, n\u00eb koh\u00ebn kur ajo video kaset\u00eb doli n\u00eb qarkullim n\u00eb qershor t\u00eb 2005-\u00ebs, por nga ai moment i daljes t\u00eb k\u00ebtyre pamjeve n\u00eb media askush m\u00eb nuk ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebta jan\u00eb heronj. Por kan\u00eb filluar t\u00eb diskutojn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb grup kriminel\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>A mund t\u00eb ket\u00eb baz\u00eb p\u00ebr konflikte t\u00eb reja n\u00eb rajon meq\u00eb \u2018akter\u00ebt\u2019 politik\u00a0 ende nuk i kan\u00eb p\u00ebrmbushur pretendimet e tyre?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Jam e shokuar nga fakti se sa shum\u00eb ekziston ende ekstremizmi politik n\u00eb k\u00ebto troje. Sa shum\u00eb ende ekziston armiq\u00ebsia e sa shum\u00eb nuk p\u00ebrpiqen me p\u00ebrzgjedh mjetet me arrit deri tek nj\u00eb q\u00ebllim. Sa shum\u00eb\u00a0 ende, Serbia vazhdon t\u00eb jet\u00eb\u00a0 armiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs dhe sa shum\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb prish\u00eb \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrparimi t\u00eb Kosov\u00ebs. Jam e shokuar nga fakti se nuk\u00a0 mund ta gjendet\u00a0 asnj\u00eb politikan i cili mund t\u00eb thot\u00eb:\u2019 Lufta ka p\u00ebrfunduar, duhet ta nd\u00ebrrojm\u00eb q\u00ebndrim, duhet t\u2019i ndihmojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.\u2019 Madje disa politikan\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb ende luftojn\u00eb, shembull \u00ebsht\u00eb ministri i jasht\u00ebm (Vu\u00e7iq) i cili thot\u00eb se b\u00ebn takime me shtete t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019i bindur ata q\u00eb mos ta pranojn\u00eb Kosov\u00ebn. Rasti konkret \u00ebsht\u00eb ai kur ministri i jasht\u00ebm dhe ai i pun\u00ebs n\u00eb Serbi kur kan\u00eb lobuar q\u00eb Kosova mos t\u00eb pranohet n\u00eb UEFA. Ose rasti i Trep\u00e7\u00ebs, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e Trep\u00e7es ndodhet n\u00eb t\u00ebritorin e Serbis\u00eb. Por duhet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb\u00a0 t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Cka mendon p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veriun e Mitrovic\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Mendoj se Mitrovica Veriore \u00ebsht\u00eb konform\u00a0 sistemit gjygj\u00ebesor t\u00eb Kosov\u00ebs e kjo \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb rastin e Gjykimit ndaj Oliver Ivanovi\u00e7. Kan\u00eb egzistuar shum\u00eb pyetje t\u00eb pak\u00ebnd\u00ebshme politike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb k\u00ebto gjykime t\u00eb marrin konotacion politik dhe gjykimi i Ivanovi\u00e7it duhet t\u00eb shihet si pjes\u00eb e sundimit t\u00eb ligjit dhe Gjykata e Apelit n\u00eb fund duhet t\u00eb jap\u00eb gjykimin se ku kan\u00eb qen\u00eb gabimet apo l\u00ebshimet. Gjykimi i tij \u00ebsht\u00eb kryer nga gjykat\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, gjithashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Apelit do t\u00eb jen\u00eb gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Verdikti do t\u00eb dal\u00eb,\u00a0 var\u00ebsisht se si e kan\u00eb kuptuar k\u00ebto gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb rastin e Ivanovi\u00e7it si figur\u00eb politike apo jo. Mendoj se Veriu i Mitrovic\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende i izoluar nga Kosova. M\u00eb par\u00eb Mitrovica ka qen\u00eb shembulli\u00a0 i nj\u00eb qyteti me kultur\u00eb e cila u nd\u00ebrtua me dekada. Sot ajo pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pa integruar.<\/p>\n<p>Ka grupe t\u00eb bizneseve n\u00eb veri\u00a0 q\u00eb\u00a0 funksionojn\u00eb t\u00eb integruara n\u00eb bizneset e Kosoves dhe n\u00eb ato t\u00eb Serbis\u00eb\u00a0 t\u00eb cilat jan\u00eb\u00a0 bizenese kriminale pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre, luft\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb sepse bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ka n\u00eb plan t\u00eb jap\u00eb m\u00eb asnj\u00eb cent p\u00ebr shtetet n\u00eb ket\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit,\u00a0 sepse bot\u00ebs i kan\u00eb dal\u00eb probleme t\u00eb reja si\u00e7 jan\u00eb: Siria, Iraku etj<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb demokracia dhe nd\u00ebrtimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u00a0 q\u00eb nga viti \u201891 deri sot,\u00a0 dometh\u00ebn\u00eb, 24 vjet ne nuk kemi pasur sukses n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e sundimit t\u00eb ligjit dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>A mendoni se do t\u00eb sjell\u00eb ndryshim zgjedhja e presidrentit\u00a0 t\u00eb ri n\u00eb SHBA sa i p\u00ebrket raporteve Kosov\u00eb-Serbi?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: N\u00eb rast se do t\u00eb ishte zgjedhur presidente, Hillary Klinton politika do t\u00eb kish vazhduar aty ku kish mbetur, me t\u00eb nj\u00ebjtat hapa. Por fjalimet e Trumpit n\u00eb fusht\u00ebn e tij elektorale kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb trishtueshme e me ato deklarata ndodh q\u00eb edhe Amerika t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb e bankrotoj\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr. Nuk besoj q\u00eb politika amerika do t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Hashim Tha\u00e7i pak koh\u00eb pasiq\u00eb mori postin e presidentit vizitoi Lypianin dhe Gorazhdecin ku edhe ka vendosur kurora me lule n\u00eb p\u00ebrmendoret e viktimave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, me komb\u00ebsi serbe. A mendoni se k\u00ebtyre aktiviteve do t\u00eb duhet t\u2019i paraprinin veprime konkrete n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e mar\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike? Cilat do t\u00eb kishin qen\u00eb ato sipas jush?<\/em><\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb se presidenti Tha\u00e7i ka nd\u00ebrmar\u00eb disa hapa t\u00eb pa parashikuesh\u00ebm. Sidomos takimi i fundit q\u00eb ka pasur me familjar\u00ebt e personave t\u00eb zhdukur sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar shum\u00eb her\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara\u00a0 me ant\u00ebrat\u00ebt e familjeve t\u00eb t\u00eb zhdukurve nga komuniteti shqip\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar me k\u00ebta familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb zhdukurve n\u00eb Kosov\u00eb por nuk kemi ndonj\u00eb informat\u00eb t\u00eb detajizuar p\u00ebrve\u00e7\u00a0 tri fotove ku shihet presidenti, Tha\u00e7i me a\u00ebtar\u00ebt e familjeve serbe. Muajve t\u00eb fundit ai jep disa deklarata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb far\u00eb fryme t\u00eb pajtimit. Dhe secili mesazh i tij ka nj\u00eb lloj k\u00ebrkim- falje. N\u00eb nivelin politik kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb komentuar, ka kaluar n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Si e shihni t\u00eb ardhmen e t\u00eb rinj\u00ebve t\u00eb dy popujve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb historit\u00eb e tyre n\u00eb shkolla m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr heronj q\u00eb kan\u00eb krijuar mite e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb armiq p\u00ebr popullin tjet\u00ebr?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Gjithmon\u00eb m\u00eb kujtohet p\u00ebrvoja gjermane, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb student\u00ebt e viteve 1968 kan\u00eb parashtruar pyetjen e par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tyre. N\u00eb Gjermani me vite t\u00eb t\u00ebra \u00ebsht\u00eb heshtur e kaluara e prind\u00ebrve. Do t\u00eb vijn\u00eb gjenerata t\u00eb reja\u00a0 t\u00eb cilat do t\u00eb konkludojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve. T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb i irriton q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr at\u00eb se\u00a0 \u00e7far\u00eb ka ndodhur, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe e p\u00ebrkrahin rrym\u00ebn nacionaliste.<\/p>\n<p><strong>KosovaPost<\/strong>: <em>Por po flas p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet histori shkencore, cila do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kandiq<\/strong>: Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb i jan\u00eb dashur 30 vjet q\u00eb sot t\u2019i ken\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta librat historike me fakte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb i p\u00ebrshtaten te dyja vendeve. Por edhe ata e kan\u00eb pas krijuar k\u00ebt\u00eb Komision q\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb themelojm\u00eb ne sot p\u00ebr gjetjet historike. Ka fakte q\u00eb mblidhen nga gjykatat por nuk dalin n\u00eb opinion por n\u00eb at\u00eb moment kur ato fakte konfirmohen (n\u00eb rKOMRA) do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb ndoshta q\u00eb edhe me librat shkollor\u00eb t\u00eb perpilohen\u00a0 leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(Publikuar <a href=\"http:\/\/kosovapost.net\/2016\/11\/14\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/\">n\u00eb kosovapost 14. 11. 2016.)<\/a><\/p>\n<p>(Publikuar <a href=\"http:\/\/kosovapost.net\/2016\/11\/16\/kandiq-eulex-nuk-ka-arritur-ta-kryej-punen-e-vet-ne-kosove\/\">n\u00eb kosovapost 16. 11. 2016.)<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Intervist\u00eb me Kryetaren e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare Natasha Kandiq \u2018Do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim falje kur&#8230; ","protected":false},"author":8,"featured_media":141390,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[491],"tags":[1929],"class_list":["post-141383","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervistat","tag-natasha-kandiq"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb me Kryetaren e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare Natasha Kandiq \u2018Do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim falje kur...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-16T09:01:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-16T00:06:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"330\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Recom Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Recom Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/\",\"name\":\"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-16T09:01:49+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-16T00:06:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg\",\"width\":660,\"height\":330},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\",\"name\":\"Recom Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Recom Editor\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Intervist\u00eb me Kryetaren e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare Natasha Kandiq \u2018Do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim falje kur...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2016-11-16T09:01:49+00:00","article_modified_time":"2020-04-16T00:06:13+00:00","og_image":[{"width":660,"height":330,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Recom Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Recom Editor","Est. reading time":"20 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/","name":"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg","datePublished":"2016-11-16T09:01:49+00:00","dateModified":"2020-04-16T00:06:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kandic-1.jpg","width":660,"height":330},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-nuk-dorezohet-dergon-padine-kunder-dikoviqit-edhe-ne-gjykaten-e-strasburgut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kandiq nuk dor\u00ebzohet, d\u00ebrgon padin\u00eb kund\u00ebr Dikoviqit edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3","name":"Recom Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","caption":"Recom Editor"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141383"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141383"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141383\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141389,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141383\/revisions\/141389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}