{"id":134745,"date":"2015-08-31T11:57:07","date_gmt":"2015-08-31T10:57:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.recom.link\/?p=134745"},"modified":"2015-08-31T12:06:13","modified_gmt":"2015-08-31T11:06:13","slug":"pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/","title":{"rendered":"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/kosovo-2.0.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-133291\" src=\"http:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/kosovo-2.0.jpg\" alt=\"kosovo 2.0\" width=\"221\" height=\"221\" srcset=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/kosovo-2.0.jpg 221w, https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/kosovo-2.0-150x150.jpg 150w\" sizes=\"(max-width: 221px) 100vw, 221px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga <a href=\"http:\/\/www.kosovotwopointzero.com\/autoret\/1647\/dafina-halili\">Dafina Halili<\/a> &#8211; Gusht 30, 2015<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h3>&#8220;Po thon\u00eb q\u00eb bohesh e qet\u00eb ma von\u00eb, por nuk e di\u2026kur je shum\u00eb e prekun&#8221;, tha Isma Begiqi p\u00ebr Kosovo 2.0 me z\u00eb plot d\u00ebshp\u00ebrim. &#8220;Ka t\u00eb shkon t\u00eb duket q\u00eb i ke diku p\u00ebrmas\u2026je gjithmon\u00eb e m\u00ebrzitun. Del, sh\u00ebtitesh, fol\u00eb me dik\u00eb, por mend i ke gjithmon\u00eb aty&#8221;. P\u00ebr Begiqin, pritja kurr\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb mbarim.<\/h3>\n<p>E bija e Begiqit, Luljeta, i kishte 23 vjet kur e morr\u00ebn forcat serbe n\u00eb mars t\u00eb vitit 1999. Ato dyja, s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tyre, po iknin nga vendlindja e tyre, Mitrovica, n\u00eb fillim t\u00eb fushat\u00ebs ushtarake t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb n\u00eb vitin 1999. Tet\u00eb vite pas luft\u00ebs, n\u00eb 2007, trupi i Luljet\u00ebs u gjet n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb masive n\u00eb Prizren. Identiteti i saj u konfirmua n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>&#8220;Gjithmon\u00eb kam majt ymyt q\u00eb ka ik\u00eb dhe ka shku jasht\u00eb&#8221;, tha Begiqi. &#8220;Se plot po thon\u00eb se po gjenden gjall\u00eb dhe kam majt ymut. Edhe sot, ka raste q\u00eb mendoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb trupi i saj ai q\u00eb gjendet n\u00eb varr. Nashta ka dal\u00eb n\u00eb shtetet e jashtme\u201d.<\/p>\n<p>Luljeta u varros n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb varrezat familjare t\u00eb Begiqve. Megjithat\u00eb, e njejta gj\u00eb nuk ndodhi me bashk\u00ebshortin e Begiqit, i cili n\u00eb 1999 vendosi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Mitrovic\u00eb. Sot ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej rreth 1,650 personave t\u00eb humbur n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Tortura, vrasje, p\u00ebrdhunime, d\u00ebbime t\u00eb detyruara, dhe <a href=\"https:\/\/www.hrw.org\/report\/2001\/10\/26\/under-orders-war-crimes-kosovo\">krime tjera lufte u kryen nga<\/a>\u00a0forcat serbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs 1998-1999. Raportet dhe hetimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb fushat\u00eb t\u00eb koordinuar dhe sistematike q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim terrorizimin, vrasjen dhe d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve etnik nga Kosova.<\/p>\n<p>Sot, Kosova sh\u00ebnon Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Personave t\u00eb Zhdukur, derisa familjet e viktimave ende presin t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr fatin e t\u00eb dashurve t\u00eb tyre. Familjet e viktimave dhe aktivist\u00ebt marshuan n\u00eb Sheshin N\u00ebna Terez\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb sot, n\u00eb solidaritet dhe kujtim kolektiv, duke i nderuar t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ende jan\u00eb t\u00eb humbur n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb nj\u00eb akt simbolik, aktivitetet e dit\u00ebs s\u00eb sotme p\u00ebrfunduan n\u00eb 16:50, duke iu referuar 1,650 njer\u00ebzve t\u00eb humbur. N\u00eb fund t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur u vler\u00ebsua se ishin 5,500-6,000 njer\u00ebz t\u00eb humbur, edhe pse ai num\u00ebr \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar gjat\u00eb viteve, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb zbulimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb varrezave masive.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.euronews.com\/2013\/10\/30\/finding-the-millions-of-missing-people-across-the-world\">Statistikat tregojn\u00eb<\/a>\u00a0se si konfliktet moderne ndikojn\u00eb n\u00eb civil\u00eb. Para Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, proporcioni i viktimave &#8211; duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb humburit &#8211; ishte shtat\u00eb luft\u00ebtar\u00eb me nj\u00eb civil. Sot, ky bilanc ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike. Sot ky proporcion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar me n\u00ebnt\u00eb civil\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, Komisioni Qeveritar p\u00ebr Njer\u00ebz t\u00eb Humbur organizoi program kat\u00ebr-ditor me aktivitete q\u00eb filluan t\u00eb enjten (27 gusht) me nj\u00eb konferenc\u00eb. Kryetari i Komisionit, Prenke Gjetaj, lajm\u00ebroi programin kat\u00ebr-ditor me aktivitete p\u00ebrkujtimore, nd\u00ebr t\u00eb cilat tradicionalisht p\u00ebrfshihen homazhe p\u00ebr viktimat n\u00eb lokacionet ku kan\u00eb ndodhur masakrat. Sivjet vizituan lokacione t\u00eb ndryshme duke p\u00ebrfshir\u00eb fshatrat Kralan dhe Izbic\u00eb. 86 civil\u00eb shqiptar u vran\u00eb gjat\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Kralanit me 4 prill, 1999 dhe 49 prej tyre ende jan\u00eb t\u00eb humbur. Vler\u00ebsohet se 150 civil\u00eb u vran\u00eb gjat\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Izbic\u00ebs me 28 mars, 1999.<\/p>\n<p>&#8220;30 gushti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si tradit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e yna t\u00eb sh\u00ebnohet kjo Dit\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq jemi pjes\u00eb e k\u00ebsaj dhembjeje edhe ne&#8221;, tha Gjetaj p\u00ebr Kosovo 2.0. &#8220;Ende ka mbetur pa u dit\u00eb fati i 1,650 personave dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb, obligim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb punohet n\u00eb ndri\u00e7imin e fatit t\u00eb tyre. Familjar\u00ebt e viktimave ende jetojn\u00eb me shpres\u00ebn, pritjen dhe dhembjen p\u00ebr t\u00eb ditur p\u00ebr t\u00eb dashurit e tyre&#8221;.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999, trupat e qindra shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs u transferuan n\u00eb Serbi nga forcat serbe, ku u varros\u00ebn n\u00eb varreza masive, p\u00ebr t\u00eb fshehur d\u00ebshmit\u00eb e k\u00ebtyre mizorive. Varrezat tjera masive t\u00eb paidentifikuara besohet se ekzistojn\u00eb, por konstatimi dhe zbulimi i informatave n\u00eb lidhje me lokacionet e tyre \u00ebsht\u00eb ende sfid\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Deri sot, trupat e gati 900 shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs <a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/is-serbia-continuing-its-cover-up\">q\u00eb u &#8216;zhduk\u00ebn&#8217;<\/a>\u00a0nga forcat serbe jan\u00eb zhvarrosur n\u00eb Serbi. Mbetjet e rreth 800 trupave u gjet\u00ebn n\u00eb varreza masive n\u00eb tok\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Batajnic\u00eb af\u00ebr Beogradit, dhe mbetjet e 70 trupave tjer\u00eb u zhvarros\u00ebn n\u00eb Petrovo Selo, fshat n\u00eb Vojvodin\u00eb, Serbi veriore. Mbetjet e 84 trupave tjer\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb liqenin Perucacin, Serbi per\u00ebndimore. Zbulimi i fundit ishte varreza masive <a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/new-remains-discovered-in-kosovo-mass-grave\">n\u00eb minier\u00ebn Rudnica<\/a>\u00a0af\u00ebr qytetit jugor serb, Rashka, ku 55 trupa u zhvarros\u00ebn. Deri sot Beogradi nuk ka ndjekur penalisht asnj\u00eb zyrtar q\u00eb ka urdh\u00ebruar operacionin kriminal t\u00eb fshehjes s\u00eb trupave.<\/p>\n<p>&#8220;800 trupa jan\u00eb gjetur n\u00eb varrez\u00ebn masive n\u00eb Batajnic\u00eb, n\u00eb nj\u00eb lokacion q\u00eb \u00ebsht\u00eb kazerm\u00eb ushtarake e nj\u00ebsive speciale t\u00eb policis\u00eb&#8221;, tha Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, OJQ e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb mb\u00ebshtet shoq\u00ebrit\u00eb post-jugosllave n\u00eb promovimin e rendit t\u00eb ligjit dhe pranimin e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb shkeljeve masive t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. &#8220;Kush ka mundur t\u2019i varros\u00eb aty pa dijenin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve dhe komandant\u00ebve nga radh\u00ebt m\u00eb t\u00eb larta? Askush nga Serbia nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar n\u00eb gjykaten speciale p\u00ebr krime lufte [n\u00eb Serbi] p\u00ebr Batajnic\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk ka vullnet politik p\u00ebr t\u00eb zbardhur fatin e 1,650 personave t\u00eb zhdukur&#8221;.<\/p>\n<p>I biri 26-vje\u00e7ar i Kadri Isufit nga fshati Kushtov\u00eb, Kosov\u00eb, u vra nga ushtria serbe n\u00eb 1999. &#8220;E kam gjet trupin e djalit pes\u00eb muaj mas luft\u00ebs&#8221;, tha Isufi p\u00ebr Kosovo 2.0. I biri i tij u gjet n\u00eb Mitrovic\u00eb Veriore nga trupat e KFOR-it. &#8220;Plumbi kam ni prej pleqve \u00ebsht\u00eb i paq\u00eb. Ske dhimt\u00eb se shkon menj\u00ebher\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Isufi udh\u00ebton n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb personave t\u00eb humbur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet p\u00ebrkujtimore. &#8220;Ata [qeveria] duhet me shty para [\u00e7\u00ebshtjen e personave t\u00eb pagjetun] dhe gjith\u00eb kemi me shku aty me familjet me marshu para hundes tyne, bile mi p\u00ebrkujtu q\u00eb mi dhan\u00eb zor&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite kan\u00eb kaluar prej luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, por mungesa e gatishm\u00ebris\u00eb institucionale dhe politike vazhdon ta zgjas\u00eb ankthin e familjeve t\u00eb t\u00eb zhdukurve. Kur dialogu Kosov\u00eb-Serbi filloi n\u00eb Bruksel n\u00eb 2011, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe familjet e personave t\u00eb humbur k\u00ebrkuan q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e negociatave. Por shpresat e tyre u shuan shum\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Mendoj q\u00eb zbardhja e fatit t\u00eb personave t\u00eb pagjetur duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e dialogut, qoft\u00eb p\u00ebr lokalizimin e varrezave masive, po ashtu edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e procedimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve gjyq\u00ebsore p\u00ebr rastet krimeve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;, tha Teuta Hoxha, koordinatore e Nism\u00ebs t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. &#8220;Fatkeq\u00ebsisht, deri tash nuk kemi par\u00eb vullnet politik nga asnj\u00ebra pal\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Blakaj tha se ekziston nj\u00eb ngurrim p\u00ebr t\u00eb zbuluar informata, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb an\u00ebn serbe, pasi q\u00eb do t\u00eb shkaktonin nisjen e nj\u00eb procesi t\u00eb ri t\u00eb hetimit dhe ndjekjes penale t\u00eb atyre t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasje, ose n\u00eb fshehjen e tyre; disa prej t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb jen\u00eb ende n\u00eb pushtet sot.<\/p>\n<p>Krimet e forcave serbe nuk ishin t\u00eb izoluara. Ka edhe shkelje t\u00eb supozuara nga Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, q\u00eb besohet se ka rr\u00ebmbyer dhe vrar\u00eb civil\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb grupet e minoriteteve. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrballet me p\u00ebrfshirjen e viktimave nga minoritetet n\u00eb diskursin publik t\u00eb k\u00ebsaj teme.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb fare e ndershme, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb aspektin njer\u00ebzor, mos-p\u00ebrmendja e viktimave t\u00eb komuniteteve\u201d, tha Blakaj. \u201cN\u00eb mesin e personave t\u00eb pagjetur jan\u00eb mbi 400 persona t\u00eb komunitetit serb q\u00eb jan\u00eb zhdukur dhe autoritetet kosovare duhen t\u00eb japin maksimumin q\u00eb t\u00eb zbardhet fati i k\u00ebtyre personave, t\u00eb gjehen mbetjet mortore dhe t\u00eb dihet se \u00e7ka ka ndodhur me ta\u201d.<\/p>\n<p>Hoxha mendon se nj\u00ebra prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb duhet t\u00eb diskutohet n\u00eb diskursin publik \u00ebsht\u00eb fakti se institucionet kosovare kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb zbulojn\u00eb informata p\u00ebr personat e humbur, dhe kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi duhet t\u00eb kryhet pa dallime etnike.&#8221; Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje perceptohet si \u00e7\u00ebshtje e cila duhet t\u00eb trajtohet vet\u00ebm nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, apo nga pala serbe&#8221;, tha Hoxha. \u201cAndaj, publiku duhet t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe t\u00eb k\u00ebrkoj m\u00eb shum\u00eb llogaridh\u00ebnie nga institucionet tona n\u00eb lidhje me zbardhjen e fatit t\u00eb p\u00ebrsonave t\u00eb pagjetur&#8221;.<\/p>\n<p>Prej 1999 deri n\u00eb 2008, UNMIK (Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb) ishte organi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr procesin e gjetjes s\u00eb personave t\u00eb humbur. Kur misioni i BE-s\u00eb p\u00ebr rend t\u00eb ligjit, EULEX, u themelua n\u00eb 2008, ai u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. N\u00eb procesin e gjetjes dhe identifikimit t\u00eb personave t\u00eb humbur, s\u00eb pari p\u00ebr UNMIK-u, pastaj EULEX-i u mb\u00ebshtet\u00ebn nga <a href=\"http:\/\/www.ic-mp.org\/news\/eu-supports-icmp-program-in-kosovo\/\">Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Personave t\u00eb Humbur.<\/a><\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo g\u00ebrmimi i varrezave t\u00eb dyshuara masive ose individuale nis me urdh\u00ebrin e nj\u00eb prokurori; deri vitin e kaluar, prokuror\u00ebt e EULEX-it l\u00ebshonin urdh\u00ebrin, por sot prokuror\u00ebt kosovar mund t\u00eb japin autorizimin. Prokurori do t\u00eb jap\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb till\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ka informata t\u00eb besueshme p\u00ebr nj\u00eb lokacion t\u00eb mundsh\u00ebm, zakonisht t\u00eb siguruara nga d\u00ebshmitar\u00ebt direkt, jo n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebve t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p><strong>Problemet me Identifikimin<\/strong><\/p>\n<p>Rreth 300 mbetje mortore t\u00eb paidentifikuara gjenden n\u00eb morgun e Prishtin\u00ebs \u2013 200 burra dhe m\u00eb pak se 100 gra \u2013 t\u00eb cilat mbesin penges\u00eb n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshjes s\u00eb personave t\u00eb pagjetur.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb vitit 2013, t\u00eb Departamentit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore (DML) t\u00eb EULEX-it, kur misioni p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb vitin 2008 mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga UNMIK-u p\u00ebr hetimin e personave t\u00eb zhdukur, ishte e qart\u00eb q\u00eb disa qindra trupa kan\u00eb mbetur t\u00eb paidentifikuara, gati nj\u00eb dekad\u00eb pas konfliktit. Q\u00eb nga fillimi, EULEX-i doli me disa supozime themelore p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejtimin e hetimeve t\u00eb tyre: kishte mbetje mortore si pasoj\u00eb e identifikimeve t\u00eb gabuara menj\u00ebher\u00eb pas konfliktit; pjes\u00eb t\u00eb caktuara skeletore i p\u00ebrkisnin kufomave t\u00eb paplota, t\u00eb cilat ishin identifikuar dhe si rjedhoj\u00eb nuk u raportuan si t\u00eb zhdukura; disa mbetje mortore nuk i p\u00ebrkisnin konfliktit; dhe disa mbetje i p\u00ebrkisinin minoriteteve si\u00e7 jan\u00eb rom\u00ebt, zhdukjet e t\u00eb cil\u00ebve nuk ishin raportuar.<\/p>\n<p>Keq-identifikimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shkaktoi shum\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb mesin e opinionit publik dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mesin e familjeve t\u00eb personave t\u00eb zhdukur. Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, familjet p\u00ebrgjith\u00ebsisht do t\u2019i identifikohen viktimat bazuar n\u00eb rrobat e tyre, pa pranin\u00eb e ekspert\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Kur testimet e ADN-s\u00eb u kryen m\u00eb von\u00eb n\u00eb mbetjet mortore dhe n\u00eb familjet e personave t\u00eb zhdukur, fotografia u b\u00eb e paqart\u00eb dhe filluan t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim disa nga identifikimet e m\u00ebparshme joformale; kjo \u00e7oi EULEX-in t\u00eb filloj\u00eb zhvarrosjen e disa varrezave ekzistuese gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb siguruar sakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb procesin e identifikimit, dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb fund pritjen e familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas Tarja Formistos nga DML, nj\u00eb nga faktor\u00ebt e komplikuar me identifikimin ishte fakti q\u00eb forcat serbe nxorr\u00ebn trupat p\u00ebr t\u2019i rivarrosur n\u00eb Serbi; si rezultat i k\u00ebsaj, n\u00eb disa raste mbetjet nga kufomat e ndryshme jan\u00eb p\u00ebrzier\u00eb n\u00eb nj\u00eb qese. \u201c\u00c7do person i pagjetur ka nj\u00eb histori pak m\u00eb t\u00eb ndryshme dhe duhesh t\u00eb shkosh mbrapa dhe t\u00eb kuptosh se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe sidomos m\u00ebnyr\u00ebn si personi ishte zhdukur, dhe po ashtu kush kishte punuar me eshtrat dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Formisto p\u00ebr Kosovo 2.0.<\/p>\n<p>Formisto e ilustroi k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb shembull nga \u00c7abrati i Gjakov\u00ebs. Derisa DML punonte n\u00eb inventorin e morgut, ata mor\u00ebn rezultatet e ADN-s\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e gjall\u00eb t\u00eb nj\u00eb viktime (q\u00eb me sa dukej ishte varrosur n\u00eb varrezat e \u00c7abratit), dhe i krahasuan me ADN-n\u00eb nga pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit n\u00eb morg. Sipas rezultateve kishte p\u00ebrputhje. Pasi q\u00eb shikuan t\u00eb dh\u00ebnat e trupit t\u00eb viktim\u00ebs q\u00eb i ishte dor\u00ebzuar familjes vite m\u00eb par\u00eb u zbulua se e nj\u00ebjta pjes\u00eb e trupit \u00ebsht\u00eb regjistruar si e varrosur n\u00eb varrez\u00eb. Si rezultat ishin n\u00eb gjendje t\u00eb konstatojn\u00eb se pjesa e trupit n\u00eb varrez\u00eb nuk i p\u00ebrkiste viktim\u00ebs, pra mbetjet mortore n\u00eb varrez\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrziera.<\/p>\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb prokurorit, DML ka kryer zhvarrosjet n\u00eb varrezat e \u00c7abratit p\u00ebr identifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm dhe analizim t\u00eb ADN-s\u00eb t\u00eb 14 viktimave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb tua dor\u00ebzoj\u00eb familjeve t\u00eb gjitha mbetjet mortore t\u00eb identifikuara sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i zhvarrimeve nuk \u00ebsht\u00eb pa v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr familjet q\u00eb shpesh duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr pasigurin\u00eb e marrjes s\u00eb mbetjeve mortore t\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb tyre p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.\u00a0Jo rrall\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrmarrjet e EULEX-it p\u00ebr t\u00eb zhvarrosur kufomat kan\u00eb shtuar edhe m\u00eb shum\u00eb barr\u00ebn e patolerueshme p\u00ebr familjet e viktimave. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs i ka <a href=\"http:\/\/time.ikub.al\/Grate-i-shkruajne-Meuccit-EULEX-i-ritraumatizoi-banoret-e-Krushes-se-Vogel\/Grate-i-shkruajne-Meuccit-EULEX-i-ritraumatizoi-banoret-e-Krushes-se-Vogel.aspx\">dor\u00ebzuar EULEX-it ankes\u00eb<\/a> p\u00ebr zhvarrimet e fundit n\u00eb Krush\u00ebn e Vog\u00ebl se ato ishin kryer n\u00ebn pretekste t\u00eb rreme, dhe pa paralajm\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, duke shkaktuar trauma shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e viktimave.<\/p>\n<p>Ndoshta sfida m\u00eb e madhe me t\u00eb cil\u00ebn autoritetet serbe dhe kosovare p\u00ebrballen n\u00eb lidhje me personat e pagjetur \u00ebsht\u00eb zbulimi i informacioneve mbi personat e zhdukur, trupat e t\u00eb cil\u00ebve sipas gjitha gjasave jan\u00eb asgj\u00ebsuar n\u00eb furrat industriale, t\u00eb tilla si ato n\u00eb Surdulic\u00eb dhe Trep\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Blakaj tha p\u00ebr Kosovo 2.0 q\u00eb mekanizmat p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebrmes d\u00ebshmitar\u00ebve dhe dokumentacionit jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht problematike n\u00eb k\u00ebto raste. \u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq nuk ka fakte t\u00eb pamohueshme, por ka indikacione q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i caktuar i trupave jan\u00eb djeg\u00eb dhe aty nuk ka m\u00eb evidenc\u00eb fizike dhe \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hetohen ato raste\u201d, tha Blakaj. \u201cAutoritetet duhen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb maksimumin t\u00eb vin\u00eb deri te d\u00ebshmitar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr djegien ose asgj\u00ebsimin e trupave, ashtu q\u00eb familjet e viktimave dhe ne, shoq\u00ebria, t\u00eb dim\u00eb fatin e tyre dhe t\u00eb pajtohemi q\u00eb mbetjet mortore t\u00eb atyre personave nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim tjet\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Zhdukurve, 1,650 familje t\u00eb personave t\u00eb pagjetur n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk din\u00eb se \u00e7ka ka ndodhur m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, bashk\u00ebshort\u00ebt, prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre dhe ende nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb atyre varrim t\u00eb denj\u00eb, apo t\u00eb vajtojn\u00eb pran\u00eb varrezave t\u00eb tyre. Ata meritojn\u00eb p\u00ebrfundimin, t\u00eb cilin do t\u2019ua jepte identifikimi i sakt\u00eb i trupave t\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Blakaj solli nd\u00ebr mend nj\u00eb ngjarje prej shum\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb kur intervistoi nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb ri nga Vushtria, i cili sapo kishte rivarrosur dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij q\u00eb ishin zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr tu gjetur m\u00eb von\u00eb n\u00eb varrez\u00ebn masive n\u00eb Batajnic\u00eb. \u201cSe mbaj mend q\u00eb kam qen\u00eb kaq i g\u00ebzum ndonj\u00ebher\u00eb,\u201d burri i ri i kishte th\u00ebn\u00eb Blakaj. \u201cM\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj\u00eb: \u2018Si mund t\u00eb jet\u00eb i g\u00ebzuar dikush q\u00eb sapo kishte varrosur dy v\u00ebllez\u00ebrit?\u2019\u201d tha Blakaj. \u201cN\u00eb at\u00eb moment kjo m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj se \u00e7far\u00eb dhembje t\u00eb madhe kan\u00eb realisht familjet p\u00ebrderisa ende i kan\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tyre t\u00eb pagjetur\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(<a href=\"http:\/\/www.kosovotwopointzero.com\/article\/1842\/missing-closure\" target=\"_blank\">Published on Kosovo 2.0<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"&nbsp; Nga Dafina Halili &#8211; Gusht 30, 2015 &nbsp; &#8220;Po thon\u00eb q\u00eb bohesh e qet\u00eb ma von\u00eb, por nuk e&#8230; ","protected":false},"author":8,"featured_media":134746,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[595,1654],"tags":[],"class_list":["post-134745","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-drejtesia-tranzicionale","category-memorializmi"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Nga Dafina Halili &#8211; Gusht 30, 2015 &nbsp; &#8220;Po thon\u00eb q\u00eb bohesh e qet\u00eb ma von\u00eb, por nuk e...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-31T10:57:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2015-08-31T11:06:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"980\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"520\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Recom Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Recom Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/\",\"name\":\"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-31T10:57:07+00:00\",\"dateModified\":\"2015-08-31T11:06:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg\",\"width\":980,\"height\":520},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\",\"name\":\"Recom Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Recom Editor\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"&nbsp; Nga Dafina Halili &#8211; Gusht 30, 2015 &nbsp; &#8220;Po thon\u00eb q\u00eb bohesh e qet\u00eb ma von\u00eb, por nuk e...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2015-08-31T10:57:07+00:00","article_modified_time":"2015-08-31T11:06:13+00:00","og_image":[{"width":980,"height":520,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Recom Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Recom Editor","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/","name":"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg","datePublished":"2015-08-31T10:57:07+00:00","dateModified":"2015-08-31T11:06:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/timthumb.php_.jpg","width":980,"height":520},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/pritja-e-paperfunduar-per-familjet-e-personave-te-pagjetur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pritja e pap\u00ebrfunduar p\u00ebr familjet e personave t\u00eb pagjetur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3","name":"Recom Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","caption":"Recom Editor"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134745"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134745"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134745\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134773,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134745\/revisions\/134773"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}