{"id":134593,"date":"2015-08-18T11:18:27","date_gmt":"2015-08-18T10:18:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.recom.link\/?p=134593"},"modified":"2015-08-31T12:08:07","modified_gmt":"2015-08-31T11:08:07","slug":"kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/","title":{"rendered":"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-134590\" src=\"http:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646-300x200.jpg\" alt=\"20150808232410952646\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646-165x111.jpg 165w, https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg 646w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Intervist\u00eb<\/p>\n<p><em>Vendimin p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale, Natasha Kandiq e interpreton n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb SHBA-ja p\u00ebrball\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin respektohet ligji<\/em><\/p>\n<p><strong>Agron Bajrami<\/strong><\/p>\n<p>PRISHTIN\u00cb\/BEOGRAD, GUSHT &#8211; Gjykata Speciale nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kushte n\u00eb t\u00eb cilat gjyq\u00ebsia kosovare do t\u00eb mund t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr procesimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe vrasjeve t\u00eb pasluft\u00ebs, t\u00eb motivuara etnikisht dhe politikisht. K\u00ebshtu thot\u00eb Natasha Kandiq, aktiviste e njohur p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr ndjekjen e krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe pajtimin mes popujve n\u00eb Ballkan.<br \/>\nKandiq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur si themeluese e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb edhe koordinatore e procesit t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb komisioni rajonal p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e fakteve rreth krimeve t\u00eb luft\u00ebs, REKOM, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoh\u00ebn Ditore\u201c ka analizuar arsyet pse \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb krijohet Gjykata Speciale p\u00ebr Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa ka folur edhe p\u00ebr procesin e ndjekjes s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Koha Ditore<\/strong>: Parlamenti i Kosov\u00ebs ka miratuar amendamentin kushtetues dhe ligjet me t\u00eb cilat mund\u00ebsohet krijimi i Gjykat\u00ebs Speciale para s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb procesohen rastet q\u00eb dalin nga hetimi i Ekipit special hetues, q\u00eb ka kryer hetimet bazuar n\u00eb gjetjet e raportit t\u00eb raportuesit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Dick Martty. Si e vler\u00ebsoni ju k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb ngjarjeve? Pse Kosova duhet t\u00eb krijoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj Gjykate Speciale, q\u00eb n\u00eb fakt duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tribunal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ligjeve kosovare?<\/p>\n<p><strong>Natasha Kandiq<\/strong>: Mendimi im personal \u00ebsht\u00eb se krijimi i Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr krime t\u00eb kryera nga pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kushte n\u00eb t\u00eb cilat gjyq\u00ebsia kosovare do t\u00eb mund t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr procesimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe vrasjeve t\u00eb pasluft\u00ebs, t\u00eb motivuara etnikisht dhe politikisht. Un\u00eb at\u00eb vendim e interpretoj n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb Amerika p\u00ebrball\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin respektohet ligji. Besoj se Departamenti i Shtetit e ka pasur parasysh edhe rezistenc\u00ebn e opinionit publik politik, pjes\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe disa gjykat\u00ebsve lokal\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb trupave gjykues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr komandant\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb pozicionuar lart, qoft\u00eb kur flitej p\u00ebr krime lufte apo p\u00ebr korrupsion, sikur edhe p\u00ebr frik\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve, para s\u00eb gjithash, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb viktimave shqiptare, si dhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb gjyqe kund\u00ebr t\u00eb akuzuarve pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Nuk duhet harruar faktin se Tribunali i Hag\u00ebs ka pasur mandat vet\u00ebm p\u00ebr shkeljet e s\u00eb drejt\u00ebs humanitare gjat\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur, nd\u00ebrsa Gjykata Speciale do t\u00eb merret me vrasjet e pasluft\u00ebs, por q\u00eb ishin n\u00eb lidhje me konfliktin e armatosur n\u00eb Kosov\u00eb. Zgjidhja q\u00eb Gjykata Speciale t\u00eb aplikoj\u00eb ligjet e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr prokuror\u00ebt, gjyqtar\u00ebt dhe jurist\u00ebt e tjer\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga jurist\u00ebt elit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por edhe t\u00eb fitojn\u00eb qasje n\u00eb dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb t\u00eb cilat, pa k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, nuk do t\u00eb ishin n\u00eb dispozicion. D\u00ebm q\u00eb Tribunali i Hag\u00ebs nuk ka aplikuar, s\u00eb paku pjes\u00ebrisht, ligjet e ishRSFJ-s\u00eb, sepse ka mundur t\u00eb siguronte transfer m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dijes dhe t\u00eb standardeve t\u00eb Hag\u00ebs tek niveli juridik nacional n\u00eb vendet e dala nga ish-Jugosllavia.<br \/>\nKonkludimi im \u00ebsht\u00eb se Gjykata Speciale nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, por ajo gjykat\u00eb ka potencial q\u00eb t\u00eb eliminoj\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, si dhe problemet q\u00eb shfaqen n\u00eb praktik\u00ebn e gjyq\u00ebsis\u00eb kosovare. Kjo para s\u00eb gjithash shihet n\u00eb kontekstin e hetimit t\u00eb ekipit t\u00eb Clint Williamsonit \u2013 asnj\u00eb informat\u00eb, asnj\u00eb em\u00ebr i t\u00eb dyshuarit, nuk ka rrjedhur n\u00eb publik, gj\u00eb q\u00eb jep garanci se Gjykata Speciale do t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb garantimin e siguris\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>K.D.: Si e vler\u00ebsoni p\u00ebrgjith\u00ebsisht situat\u00ebn me krimet e luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb? Sa \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia p\u00ebr krimet e luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e arritshme?<\/p>\n<p>Kandiq: Tribunali i Hag\u00ebs \u00ebsht\u00eb meritor q\u00eb viktimat shqiptare jan\u00eb njohur juridikisht dhe q\u00eb ka v\u00ebrtetuar faktet, t\u00eb cilat askush m\u00eb nuk mund t\u2019i ndryshoj\u00eb. Themelimi i Gjykat\u00ebs Speciale, sado q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rezistenc\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb forcim i s\u00eb drejt\u00ebs penale. Por njer\u00ebzit e r\u00ebndomt\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr drejt\u00ebsi lokale, q\u00eb t\u00eb din\u00eb se kush e kreu nj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, ose n\u00ebse e din\u00eb se kush e ka kryer krimin, p\u00ebr ta drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ai person nxirret para gjyqit. Do t\u00eb thosha se koha p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb po ik\u00ebn, por ende ka koh\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Specialja hap \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb me minimizimin e krimeve t\u00eb kryera nga ushtria dhe policia serbe<\/p>\n<p>K.D.: N\u00eb Kosov\u00eb ka pasur shum\u00eb polemika rreth asaj n\u00ebse duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb Gjykata Speciale vet\u00ebm p\u00ebr rastet e caktuara n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb dyshuar jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7Ks\u00eb, derisa krimet e forcave serbe t\u00eb kryera ndaj shqiptar\u00ebve procesohen para gjyqeve nacionale n\u00eb Serbi, ose shumica madje edhe i lihen harres\u00ebs. Marr\u00eb parasysh funksionimin e deritanish\u00ebm t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb serbe, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krimet e kryera ndaj shqiptar\u00ebve, mendoni se drejt\u00ebsia do t\u00eb ishte m\u00eb efikase n\u00ebse Gjykata Speciale do t\u00eb kishte mandat edhe p\u00ebr ato krime?<\/p>\n<p>Kandiq: Tribunali i Hag\u00ebs ka d\u00ebnuar pothuaj t\u00eb gjith\u00eb kreun shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb nga koha e luft\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb dimension i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat \u00ebsht\u00eb arritur. Jan\u00eb d\u00ebnuar, p\u00ebrve\u00e7 Slobodan Milosheviqit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb- sish\u00ebm ushtarak\u00eb, policor\u00eb dhe civil\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb.<br \/>\nPor, marr\u00eb parasysh se p\u00ebr vrasjen apo zhdukjen e s\u00eb paku 8 000 civil\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn janar 1998-qershor 1999, p\u00ebrgjegj\u00ebse jan\u00eb nj\u00ebsitet e Ushtris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb \/ Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb dhe komandant\u00ebt e tyre, dhe se para gjykatave n\u00eb Serbi nuk ka pasur gjykime t\u00eb komandant\u00ebve, por vet\u00ebm t\u00eb ekzekutor\u00ebve direkt (n\u00eb rastin e Suharek\u00ebs ishte i akuzuar edhe gjenerali policor Radoslav Mitroviq, por gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e liroi at\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale), nd\u00ebrsa ka pak gjykime dhe ato zgjasin me vite, dhe Gjykata e Apelit sipas rregullit i p\u00ebrmbys aktgjykimet me d\u00ebnime nga instanca e par\u00eb, nuk ka vend p\u00ebr optimiz\u00ebm p\u00ebr arritjen e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat shqiptare.<br \/>\nMendimi im \u00ebsht\u00eb se krijimi i Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr krimet e kryera nga pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb hap \u00e7\u00ebshtjen se \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Serbia t\u00eb ndal\u00eb minimizimin e krimeve t\u00eb kryera nga ushtria dhe MPB-ja serbe dhe t\u00eb mbroj\u00eb gjeneral\u00ebt sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb shefi i Shtabit t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Lubisha Dikoviq, apo Momir Stojanoviq, shef n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs p\u00ebr siguri n\u00eb korparmat\u00ebn e Prishtin\u00ebs, apo Bozhidar Gjeliq, komandant i Brigad\u00ebs 549 t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave, dhe Goran Radosavleviq \u2013 Guri, komandant i nj\u00ebsiteve operative \u2013 ndjek\u00ebse n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs. Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare ka dokumentuar lidhjen mes veprimit t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb brigad\u00ebs s\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb motorizuar t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave n\u00eb Komun\u00ebn e Drenasit, vrasjeve dhe zhdukjeve t\u00eb fshatar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe varrez\u00ebs masive n\u00eb Rudnic\u00eb af\u00ebr Rashk\u00ebs, prej ku, m\u00eb 2014, jan\u00eb ekshumuar dhe identifikuar mbetjet mortore t\u00eb 52 shqiptar\u00ebve nga Rrezalla, \u00c7ikatova e Vjet\u00ebr, Zebeli i Posht\u00ebm dhe Gllamnasella. N\u00eb vend se t\u00eb shkarkohet nga pozita e shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb ushtris\u00eb, dhe t\u00eb hapet nj\u00eb hetim kund\u00ebr tij, presidenti i Serbis\u00eb e mori n\u00eb mbrojtje Dikobiqin, nd\u00ebrsa vet\u00eb ai e nisi nj\u00eb padi kund\u00ebr meje p\u00ebr gjoja prishje t\u00eb imazhit t\u00eb tij. Fakti q\u00eb nj\u00eb gjeneral ka zgjedhur q\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tij ta d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb padie private flet se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb panik dhe ka frik\u00eb. Ajo padi n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb ka treguar se gjykat\u00ebsi ka marr\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb gjeneralit \u201ct\u2019ia l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim\u201c se jam p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr nxjerrje t\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtetave dhe prishje t\u00eb imazhit, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai do ta paraqes\u00eb si d\u00ebshmi p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebrball\u00eb vrasjeve t\u00eb fshatar\u00ebve dhe varrez\u00ebs masive n\u00eb Rudnic\u00eb.<br \/>\nT\u00eb p\u00ebrkujtoj se p\u00ebr gjeneralin Momir Stojanoviq, kryetarin e Komisionit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr kontroll t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti Interpoli ka l\u00ebshuar fletarrestim p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb krimet e luft\u00ebs t\u00eb kryera ndaj civil\u00ebve n\u00eb Komun\u00ebn e Gjakov\u00ebs, por ai lirsh\u00ebm sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr Serbi, derisa Prokuroria (serbe) p\u00ebr Krime Lufte hesht.<br \/>\nT\u00eb konkludoj, tek Serbia m\u00eb askush, p\u00ebrve\u00e7 organizatave joqeveritare, nuk b\u00ebn presion q\u00eb t\u00eb procedoj\u00eb krimet e luft\u00ebs. Komisioni Evropian m\u00eb nuk kusht\u00ebzon integrimet evropiane me bashk\u00ebpunimin e vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb me Tribunalin e Hag\u00ebs, sepse ajo gjykat\u00eb m\u00eb nuk ngre akuza t\u00eb reja dhe nuk ka k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb dokumenteve. Problemi q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se Komisioni Evropian nuk ka strategji t\u00eb re p\u00ebr vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb transicionale n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, ose, th\u00ebn\u00eb ndryshe, nuk ka politik\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe sundimin e ligjit.<br \/>\nMendimi im \u00ebsht\u00eb se Komisioni Evropian duhet t\u2019i kthehet politik\u00ebs s\u00eb kusht\u00ebzimit dhe q\u00eb procesimi i krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimi rajonal n\u00eb themel t\u00eb regjistrit t\u00eb viktimave dhe rrethanave t\u00eb vuajtjeve duhet t\u00eb fitojn\u00eb prioritet n\u00eb mesin e kushteve p\u00ebr an\u00eb- tar\u00ebsim n\u00eb BE. Vet\u00ebm ashtu mund t\u00eb arrihet drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat, por, duke pasur kujdes p\u00ebr at\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse secila pal\u00eb p\u00ebr krimet e luft\u00ebs, p\u00ebrndryshe do t\u00eb kemi nj\u00eb situat\u00eb v\u00ebrtet absurde q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb krijohet gjykata penale ad hoc me detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat serbe, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrkrahje evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mosnd\u00ebshkimin e gjeneral\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr krimet ndaj viktimave shqiptare.<\/p>\n<p>K.D.: Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs ka mbizot\u00ebruar bindja se Tribunali i Hag\u00ebs \u00ebsht\u00eb instrument i cili do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Sa mendoni se ka qen\u00eb efektiv Tribunali i Hag\u00ebs?<\/p>\n<p>Kandiq: Tribunali i Hag\u00ebs ka arritur t\u00eb mbledh\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb vlefshme dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb faktet t\u00eb cilat nuk ka mundur t\u2019i siguronte asnj\u00eb gjykat\u00eb nacionale. N\u00eb fillim kjo ishte nj\u00eb gjykat\u00eb pa fuqi, nd\u00ebrsa me koh\u00eb ka arritur q\u00eb t\u00eb gjitha vendet pas-jugosllave t\u2019i obligoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Viteve t\u00eb fundit n\u00eb pun\u00ebn e trupave gjyq\u00ebsore ka ardhur deri te ndryshimi i standardeve ashtu q\u00eb disa gjeneral\u00eb jan\u00eb liruar n\u00eb procedurat ankimore, edhe pse nuk kishte fakte t\u00eb reja. Kan\u00eb mbizot\u00ebruar arsyet politike n\u00eb kualifikimin e vendimeve n\u00eb rastet e gjeneralit kroat Gotovina dhe gjeneralit serb Perishiq. N\u00eb rastin \u201cgjasht\u00ebshja e Kosov\u00ebs\u201d gjykat\u00ebsit e Hag\u00ebs u jan\u00eb kthyer standardeve t\u00eb vjetra, andaj rasti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur n\u00eb pajtim me pesh\u00ebn e krimeve t\u00eb kryera, por vendimet liruese kan\u00eb l\u00ebn\u00eb njolla t\u00eb zeza n\u00eb faqet e disa prej gjykat\u00ebsve t\u00eb Hag\u00ebs. Edhe n\u00eb rastin Haradinaj, edhe pse ai u lirua, para s\u00eb gjithash sepse Prokuroria nuk arriti t\u00eb d\u00ebshmonte aktakuz\u00ebn, fakte shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb- sishme p\u00ebr krimet ndaj serb\u00ebve dhe gjoja kolaboracionist\u00ebve jan\u00eb v\u00ebrtetuar dhe ato mbeten p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave juridike.<\/p>\n<p>K.D.: Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e krimeve t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb luft\u00ebrat e ish-Jugosllavis\u00eb i jan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjykatave nacionale. Sa ka ndikuar kjo n\u00eb efektshm\u00ebrin\u00eb e arritjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr krimet e luft\u00ebs?<\/p>\n<p>Kandiq: N\u00eb praktik\u00ebn e gjykatave nacionale \u00ebsht\u00eb treguar se prokuror\u00ebt jan\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt e secilit sistem gjyq\u00ebsor nacional. Prokuror\u00ebt po tregohen si servis i pushtetit dhe jo si organe t\u00eb pavarura shtet\u00ebrore. Me nj\u00eb fjal\u00eb, gjykatat nacionale kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb provimin e sundimit t\u00eb ligjit \u2013 t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i gjykojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb nuk kontribuon n\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit. Koh\u00ebt e fundit n\u00eb rajon v\u00ebrehet, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Serbi, nj\u00eb lloj flirtimi i prokurorive me viktimat e shtetit t\u00eb vet, edhe pse detyra e k\u00ebtyre institucioneve \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, t\u00eb akuzoj\u00eb kryer\u00ebsit e krimeve nga shteti i vet.<\/p>\n<p>Si UNMIK-u, edhe EULEX-i ka d\u00ebshtuar<\/p>\n<p>K.D.: N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb shtat\u00eb vjet\u00ebt e fundit, p\u00ebr krime lufte ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe misioni i Bashkimit Evropian, EULEX. Sa mendoni se EULEX-i ishte i suksessh\u00ebm n\u00eb trajtimin e k\u00eb- tyre rasteve?<\/p>\n<p>Kandiq: P\u00ebr fat t\u00eb keq, BE-ja, sikur edhe UNMIK-u, nuk i ka aft\u00ebsuar institucionet kosovare q\u00eb t\u00eb mund t\u2019u rezistojn\u00eb presioneve politike. EULEX-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision dembel, shum\u00eb i larguar nga popullata. \u00cbsht\u00eb turp i madh q\u00eb nj\u00eb prokuror, i cili konsiderohej si prokuror udh\u00ebheq\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit vjen n\u00eb Beograd dhe b\u00ebhet konsultant n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Zgjedhja e prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve ka qen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt e misionit t\u00eb EULEX-it. Dhe storiet p\u00ebr t\u00eb holla t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb paguar p\u00ebr aktgjykime liruese nuk jan\u00eb hetuar, por jan\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>K.D.: Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare ka vite q\u00eb punon n\u00eb ndri\u00e7imin e krimeve t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb krijimin e rrethanave p\u00ebr pajtim mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, respektivisht mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve. Sa \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi d\u00ebnimi i t\u00eb gjitha krimeve p\u00ebr nj\u00eb pajtim t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>Kandiq: N\u00ebse nj\u00eb gjykim profesional k\u00ebrkon s\u00eb paku dy vjet, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pajtohemi me faktin se gjykatat nuk kan\u00eb kapacitet q\u00eb t\u2019i nxjerrin para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe q\u00eb ata t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb se gjykimet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb- sishme, madje edhe ato t\u00eb cilat publiku ekspert i vler\u00ebson si gjykime me arsye politike, sepse v\u00ebrtetimi i fakteve para gjykat\u00ebs b\u00ebhet sipas procedur\u00ebs s\u00eb fort\u00eb, pa politik\u00eb, derisa n\u00eb sjelljen e aktgjykimit p\u00ebr individ\u00eb konkret\u00eb ka politik\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr pajtim \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb dim\u00eb se kush jan\u00eb viktimat, me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, t\u2019i dim\u00eb rrethanat e vdekjes, t\u2019i njohim viktimat e tjera, dhe q\u00eb jet\u00ebt e t\u00eb gjitha viktimave jan\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vlefshme, porse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb n\u00ebse je ushtar dhe vritesh duke kryer sh\u00ebrbimin, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebse je viktim\u00eb e nj\u00eb krimi lufte. P\u00ebr pajtim \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat individuale e jo t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga n\u00ebnat q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e veta, t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb faktet, dhe q\u00eb historian\u00ebve e analist\u00ebve t\u2019ua l\u00ebm\u00eb interpretimin e tyre. P\u00ebr pajtim nuk mjaftojn\u00eb faktet gjyq\u00ebsore. Jan\u00eb t\u00eb nevojshme faktet p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat, nd\u00ebrsa nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur vet\u00ebm p\u00ebrmes komisionit rajonal, sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb REKOM. P\u00ebr themelimin e REKOM-it ekziston nj\u00eb p\u00ebrkrahje politike n\u00eb parim, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb ajo p\u00ebrkrahje t\u00eb b\u00ebhet konkrete, q\u00eb pun\u00ebt rreth themelimit t\u00eb REKOM-it t\u2019i marrin p\u00ebrsip\u00ebr shtetet. Qeveria e Serbis\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrkrahjen, kryeministri i Serbis\u00eb ka premtuar se do t\u00eb angazhohet personalisht q\u00eb t\u00eb formohet REKOM-i.<\/p>\n<p>K.D.: A \u00ebsht\u00eb reale t\u00eb pritet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr krime lufte t\u00eb nxirren para drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Kandiq: Koha po ik\u00ebn, d\u00ebshmitar\u00ebt po mplaken, disa po vdesin, gjykimet duhet intensifikuar dhe duhet pasur pritje reale \u2013 q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr sa m\u00eb i madh i kriminel\u00ebve t\u00eb nxirret n\u00eb gjyq. M\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohen emrat e viktimave, ashtu q\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb kujtimin e p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr secil\u00ebn viktim\u00eb individualisht.<\/p>\n<p>\u00a9 KOHA Ditore, 9 Gusht 2015<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Intervist\u00eb Vendimin p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale, Natasha Kandiq e interpreton n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb SHBA-ja p\u00ebrball\u00eb&#8230; ","protected":false},"author":8,"featured_media":134590,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[595,491,492],"tags":[],"class_list":["post-134593","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-drejtesia-tranzicionale","category-intervistat","category-komra-ne-media-sq"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb Vendimin p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale, Natasha Kandiq e interpreton n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb SHBA-ja p\u00ebrball\u00eb...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-18T10:18:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2015-08-31T11:08:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"646\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"431\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Recom Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Recom Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/\",\"name\":\"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-18T10:18:27+00:00\",\"dateModified\":\"2015-08-31T11:08:07+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg\",\"width\":646,\"height\":431},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\",\"name\":\"Recom Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Recom Editor\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Intervist\u00eb Vendimin p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale, Natasha Kandiq e interpreton n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb SHBA-ja p\u00ebrball\u00eb...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2015-08-18T10:18:27+00:00","article_modified_time":"2015-08-31T11:08:07+00:00","og_image":[{"width":646,"height":431,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Recom Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Recom Editor","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/","name":"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg","datePublished":"2015-08-18T10:18:27+00:00","dateModified":"2015-08-31T11:08:07+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/20150808232410952646.jpg","width":646,"height":431},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/kandiq-gjykata-speciale-pergjigje-amerikane-ndaj-mossuksesit-te-unmik-ut-dhe-eulex-it-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kandiq: Gjykata Speciale, p\u00ebrgjigje amerikane ndaj mossuksesit t\u00eb UNMIK-ut dhe EULEX-it"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3","name":"Recom Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","caption":"Recom Editor"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134593"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134593"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134593\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134637,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134593\/revisions\/134637"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134590"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}