{"id":133699,"date":"2015-06-08T09:09:33","date_gmt":"2015-06-08T08:09:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.recom.link\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation-2\/"},"modified":"2020-04-23T11:06:06","modified_gmt":"2020-04-23T10:06:06","slug":"croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/","title":{"rendered":"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar"},"content":{"rendered":"<p><span class=\"tlid-translation translation\" lang=\"sq\"><span class=\"\" title=\"\">Intervist\u00eb me veteranin e luft\u00ebs Zvonko Lucic, i cili foli p\u00ebr KOMRA<\/span><\/span><\/p>\n<p>by Jelena Grujic Zindovic<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201eN\u00eb thelb, nj\u00eb i nj\u00ebjti ekip i vitit 1991 ka nj\u00eb kontroll t\u00eb fort mbi gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb lidhje me veteran\u00ebt n\u00eb Kroaci, dhe ky \u00ebsht\u00eb rrethi i mbyllur, n\u00eb t\u00eb cilin nuk hyhet dhe aty pak a shum\u00eb nuk ndryshon asgj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb m\u00eb as q\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, as nuk jam an\u00ebtar i ndonj\u00eb shoqate, ka qen\u00eb e pakuptimt\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb paguaj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb diku ku nuk mund t\u00eb thuash asgj\u00eb t\u00eb kuptimt\u00eb\u201c \u2013 thot\u00eb Zvonko Luciq, i cili i ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit n\u00eb luftimet n\u00eb rrethin\u00ebn e Mostarit, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesur p\u00ebr nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se njer\u00ebzit e kampeve t\u00eb p\u00ebrqendrimit, n\u00eb ruajtjen e t\u00eb cilit kishte marr\u00eb pjes\u00eb, pas burgosjes, n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohjes p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij korrekt, i kishin dhuruar nj\u00eb mbajt\u00ebse cigaresh, t\u00eb cil\u00ebn ai edhe sot e ruan.<\/p>\n<p>Zvonko e thekson se edhe pas luft\u00ebs ishte angazhuar n\u00eb Hvidr-a (<em>Udruga hrvatskih vojinih invalida Domovinskog rata &#8211; Shoqata e Invalid\u00ebve Ushtarak Kroat t\u00eb Luft\u00ebs Atdhetare<\/em>) n\u00eb organizimin e trajnimit t\u00eb veteran\u00ebve p\u00ebr shkrimin kompjuterik, porse kjo nuk kishte dh\u00ebn\u00eb fryte, sepse njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt ua kishin ndar\u00eb mjetet, n\u00eb nj\u00eb moment m\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Tash, si\u00e7 thot\u00eb ai, her\u00eb pas her\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb ngjarjet, t\u00eb cilat i organizon <em>Qendra p\u00ebr aksionin e pa dhun\u00eb<\/em>, n\u00eb projektet e takimeve rajonale t\u00eb veteran\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201eN\u00eb fillim ka qen\u00eb e habitshme q\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb uniforma n\u00eb an\u00ebt e kund\u00ebrta, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb flisnin, dhe kjo ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por tash kjo \u00ebsht\u00eb krejt normale dhe plot\u00ebsisht e thjesht\u00eb. Un\u00eb tash kam miq n\u00eb t\u00eb gjitha vendet dhe gjithkund kam dik\u00eb, q\u00eb mund ta th\u00ebrras\u201e \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Bisedoi: Jelena Grujiq Zindoviq<\/p>\n<p><strong>Cilat tema kan\u00eb qen\u00eb tema tabu p\u00ebr veteran\u00ebt n\u00eb takimet e para pas luft\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Njer\u00ebzit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb ngurruar p\u00ebr t\u00eb treguar se ku kan\u00eb qen\u00eb dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, distanca kohore dhe pjekuria kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit plot\u00ebsisht ndryshe ta trajtojn\u00eb at\u00eb koh\u00eb. T\u00eb gjith\u00ebve na ka ndihmuar fakti se k\u00ebt\u00eb e kemi v\u00ebshtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike. Nuk mund ta kesh gjithmon\u00eb vet\u00ebm q\u00ebndrimin t\u00ebnd t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrosh pas atij q\u00ebndrimi, sepse duhet t\u00eb b\u00ebsh nj\u00ebfar\u00eb kompromisi. K\u00ebt\u00eb e m\u00ebson dhe e pranon. Mendoj se deri tash \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mjaft besim midis ekipeve t\u00eb veteran\u00ebve n\u00eb rajon, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb e paimagjinueshme.<\/p>\n<p><strong>Cili ka qen\u00eb motivi i veteran\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vazhduar me takimet, edhe pse n\u00eb fillim jan\u00eb ballafaquar me mosbesimin?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet se n\u00eb fillim ka qen\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb edhe humanitar\u00ebt t\u00eb rrin\u00eb me njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb uniforma n\u00eb luft\u00eb, dhe q\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb me ta. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr bisedimeve t\u00eb tilla. E pastaj ka dal\u00eb se ka \u00e7ka t\u00eb b\u00ebhet nga kjo dhe se edhe veteran\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb potencial. N\u00eb fillim ka ndihmuar kureshtja e, pastaj, \u00ebsht\u00eb par\u00eb se, kur t\u00eb gjitha pal\u00ebt i kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb vetat, dhe kur p\u00ebrjashtohen dallimet n\u00eb t\u00eb cilat insistojn\u00eb politika dhe mediat, se e gjith\u00eb ajo n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, edhe nj\u00ebra pal\u00eb, edhe pala e dyt\u00eb, e tret\u00eb dhe e kat\u00ebrt. M\u00eb shum\u00eb armiq\u00ebsi shoh k\u00ebtu midis k\u00ebtyre tifoz\u00ebve t\u00eb Hajdukut e t\u00eb Dinamos sesa n\u00eb mes t\u00eb ne veteran\u00ebve nga vende t\u00eb ndryshme. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha. Shum\u00eb prej tyre nuk e kan\u00eb dor\u00ebn ose k\u00ebmb\u00ebn. Dhe tash, pas t\u00eb gjithave, mendoj se e v\u00ebshtrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike periudh\u00ebn e kaluar, q\u00eb, n\u00eb thelb, edhe \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi \u2013 t\u00eb ballafaqohemi me gjith\u00eb at\u00eb realitet, a ka qen\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ashtu dhe se si tash t\u2019ia dalim me at\u00eb realitet. \u00cbsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se e bartin n\u00eb vete nj\u00eb lloj t\u00eb zhg\u00ebnjimit n\u00eb lidhje me at\u00eb se pjes\u00eb e kujt kan\u00eb qen\u00eb, \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe si ka ndodhur. T\u00eb gjitha k\u00ebto i kan\u00eb paguar mir\u00eb me vuajtjet e tyre personale dhe me krejt at\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ballafaqohen sot.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr veteran\u00ebt n\u00eb Kroaci shpesh d\u00ebgjohet t\u00eb thuhet se jan\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga veteran\u00ebt n\u00eb rajon. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, shkalla e p\u00ebrqindjes s\u00eb vet\u00ebvrasjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta. Si do ta vler\u00ebsonit ju k\u00ebt\u00eb realitet n\u00eb vendin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nj\u00eb komunitet prej 70-80 mij\u00eb invalid ushtarak t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb ata i kan\u00eb t\u00eb hyrat e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb atij statuti. Kurse n\u00eb parim un\u00eb e di se si ka qen\u00eb realiteti i luft\u00ebs dhe e di se n\u00eb vitin 1955 nuk kan\u00eb qen\u00eb as 30 mij\u00eb njer\u00ebz. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turbo inflacion. Kurse objektivisht ka njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt ende as nuk jan\u00eb paraqitur dhe as q\u00eb i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejtat e tyre dhe, s\u00eb k\u00ebndejmi, kjo shif\u00ebr ende do t\u00eb rritet. Thjesht ka njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb bler\u00eb at\u00eb status ose iu kan\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fuqi. Ndoshta prej s\u00eb jashtmi duket se veteran\u00ebt n\u00eb Kroaci nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndryshohen dhe se jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm iluzion. N\u00eb thelb, t\u00eb gjitha shoqatat i ka themeluar politika dhe ajo i kontrollon ato. N\u00eb dy mandate kam qen\u00eb n\u00eb Hvidr-a, dhe kurr\u00eb gjat\u00eb asaj kohe nuk ka pasur shenja se do t\u00eb vij\u00eb far\u00eb inspeksioni dhe se do t\u00eb verifikoj se si jan\u00eb shpenzuar parat\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb nga buxheti. Kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb far\u00eb mjetesh t\u00eb m\u00ebdha, por askush nuk i ka kontrolluar. Shoqatat e tilla, nj\u00ebsoj si edhe kisha, nuk duhet t\u00eb brengosen sesi do t\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre i shpenzojn\u00eb mjetet, t\u00eb cilat i marrin.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse politika i kontrollon shoqatat, at\u00ebher\u00eb sigurisht se e kontrollon edhe faktin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i veteran\u00ebve ndaj rajonit si dhe ndaj procesit t\u00eb pajtimit?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht, sepse kjo iu shkon p\u00ebrshtati. Ata, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb rrethojat, tash d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mos e ndryshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe as q\u00eb iu p\u00eblqejn\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i rr\u00ebnojn\u00eb ato rrethoja. Politika e vendos ultimatumin \u2013 ose do t\u00eb jesh me ne, ose do t\u00eb jesh vet\u00ebm, kurse dihet se n\u00ebse do t\u00eb provoj\u00eb vet\u00ebm, kushdo qoft\u00eb, ai do t\u00eb bllokohet. N\u00eb thelb, ka shum\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt individualisht jan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim, por kur k\u00ebt\u00eb duhet ta p\u00ebrkrahin publikisht me shoqat\u00ebn e tyre, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Juve personalisht cili ka qen\u00eb gjesti ose ngjarja, q\u00eb i ka kontribuuar pajtimit n\u00eb rajon?<\/strong><\/p>\n<p>Kur kryetari kroat Ivo Josipoviq ka shkuar n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe ka k\u00ebrkuar falje, kjo, p\u00ebr mua, ka qen\u00eb shum\u00eb gjest i bukur. Nuk mund ta kalosh jet\u00ebn n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb istikami, t\u00eb cilin n\u00eb nj\u00eb moment e ke groposur. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se \u00e7far\u00eb rezistence \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj atij gjesti dhe sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ai pastaj t\u00eb shpjegohet se p\u00ebrse e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrse ka qen\u00eb n\u00eb Ahmiqi dhe se natyrisht q\u00eb ne nuk jemi fajtor\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr tejet i madh i njer\u00ebzve jeton prej k\u00ebsaj dhe populli nuk \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu dhe k\u00ebt\u00eb nuk e kupton. E kam njohur at\u00eb njeri, inxhinierin, i cili m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u2013 un\u00eb jam me profesion serb. E ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb nga frustrimet e veta, sepse n\u00eb vitet 90-t\u00eb ka qen\u00eb i d\u00ebbuar nga fabrika \u201eKon\u00e7ar\u201c p\u00ebr shkak t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Politika mbetet e betonuar n\u00eb pozicionet e nj\u00ebjta, kurse nj\u00eb num\u00ebr i caktuar i njer\u00ebzve mbesin p\u00ebr nga profesioni pjes\u00ebtar t\u00eb grupit t\u00eb tyre etnik. Po ashtu, si\u00e7 n\u00eb mesin e invalid\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs ka t\u00eb atill\u00eb t\u00eb cil\u00ebt disa her\u00eb kan\u00eb marr\u00eb banesa me an\u00eb t\u00eb mashtrimeve t\u00eb ndryshme dhe nuk duan t\u00eb dalin prej k\u00ebsaj, sepse p\u00ebrmes k\u00ebsaj kan\u00eb arritur m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ka shum\u00eb veteran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si t\u00eb rinj e kan\u00eb fituar at\u00eb status dhe t\u00eb cil\u00ebt kurr\u00eb m\u00eb nuk kan\u00eb punuar di\u00e7ka tjet\u00ebr. Si t\u00eb punohet me ta n\u00eb nd\u00ebrtimin e besimit?<\/strong><\/p>\n<p>Statistika tregon se prej tyre ka nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb njer\u00ebzve nga qytetet ose se nuk kan\u00eb qen\u00eb nga qytetet ose q\u00eb nuk i kan\u00eb pasur vendbanimet nga ambientet urbane, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb jan\u00eb vendosur. N\u00eb thelb, ata, n\u00eb fund t\u00eb fundit, jan\u00eb shp\u00ebrblyer me banesa n\u00ebp\u00ebr qytete dhe me pensione. Politika e ka caktuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ai dhe ai m\u00eb nuk mendon p\u00ebr veten e tij dhe as q\u00eb mendon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, e cila nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht ta paguaj\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Tashm\u00eb dy her\u00eb, nga dhjet\u00eb p\u00ebr qind, na i kan\u00eb zvog\u00ebluar pensionet. Aty diku rreth vitit dy mij\u00eb jan\u00eb dashur nj\u00eb miliard e tet\u00ebqind mij\u00eb kuna mujore, kurse tash kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi tre, tre miliard gjysm\u00eb kuna. Thjesht, k\u00ebt\u00eb nuk do t\u00eb mund ta p\u00ebrballoj\u00eb buxheti. Kurse pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ajo q\u00eb ngat\u00eb rinjt\u00eb, nga njer\u00ebzit e sh\u00ebndosh kan\u00eb krijuar invalid\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk kan\u00eb qen\u00eb. Kur n\u00eb mosh\u00ebn 35 vje\u00e7are m\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar dokumentet dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ta v\u00eb n\u00ebnshkrimin, kam pyetur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aq vite n\u00eb pension? Dhe nuk kam dashuri t\u00eb n\u00ebnshkruaj. Pas gjasht\u00eb muajsh,e marr vesh se kam t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkolluar dhe se nuk duhet t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. K\u00ebshtu e kam p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb informatik\u00ebs s\u00eb biznesit. I kam d\u00ebrguar kat\u00ebr k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00eb dhe kurr\u00eb nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. E pastaj, prap\u00eb, ajo gruaja e nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs kam refuzuar her\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u2019ia n\u00ebnshkruar dokumentet p\u00ebr pension, m\u00eb ka pyetur \u2013 e \u00e7far\u00eb po prisni, p\u00ebrse nuk e n\u00ebnshkruani vendimin? Dhe ja, k\u00ebshtu, edhe un\u00eb kam shkuar n\u00eb pension. Tash i kultivoj\u00eb llojet e vjetra t\u00eb moll\u00ebve dhe t\u00eb dardhave n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Topuska, aty edhe i kam uj\u00ebrat termale, p\u00ebr t\u00eb cilat thon\u00eb se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira dhe, n\u00eb thelb, kjo m\u00eb p\u00eblqen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Me gjith\u00eb problemet, p\u00ebr t\u00eb cilat po flitni, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ende mund ta b\u00ebjn\u00eb veteran\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se ne, n\u00eb thelb, nuk jemi shoq\u00ebri aktive dhe se t\u00eb gjith\u00eb presin q\u00eb dikush tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka. K\u00ebtu q\u00ebndron problemi m\u00eb i madh i \u00e7\u00ebshtjes, edhe i asaj politike e edhe i asaj ton\u00ebs, t\u00eb veteran\u00ebve. Kjo, thjesht, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e asaj se si di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasive t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb di\u00e7ka aktive, n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e krijon vet t\u00eb ardhmen e saj. Un\u00eb nj\u00ebmend nuk e di se si kjo t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p><strong>A e p\u00ebrkrahni themelimin e KOMRA-s?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim disa her\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bisedat lidhur me k\u00ebt\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00ebndrimi im n\u00eb fillim ka qen\u00eb se, n\u00ebse gjyq\u00ebsori e kryen pun\u00ebn e vet, kujt i sh\u00ebrbejn\u00eb projektet e tilla. Natyrisht, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb ka demantuar jeta dhe e kam par\u00eb se KOMRA ka shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u themeluar. \u00cbsht\u00eb treguar se b\u00ebhen p\u00ebrpjekje q\u00eb gj\u00ebrat ose t\u00eb heshten ose t\u00eb mos zgjidhen. K\u00ebshtu q\u00eb tash e mendoj pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, se ka shum\u00eb arsye p\u00ebr themelimin e KOMRA-s, sepse asnj\u00ebra nga shoq\u00ebrit\u00eb tona nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet di\u00e7ka.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Interview was published in <a href=\"http:\/\/www.recom.link\/sq\/zeri-i-nismes-per-komra-no-18-2014\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Zeri i Nismes per KOMRA 18\/2014<\/a>. Issue was dedicated to the topic\u00a0 &#8211; war veterans and reconciliation.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Intervist\u00eb me veteranin e luft\u00ebs Zvonko Lucic, i cili foli p\u00ebr KOMRA by Jelena Grujic Zindovic &nbsp; \u201eN\u00eb thelb, nj\u00eb&#8230; ","protected":false},"author":8,"featured_media":133697,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1803],"tags":[2069],"class_list":["post-133699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pajtim","tag-recom-sq"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb me veteranin e luft\u00ebs Zvonko Lucic, i cili foli p\u00ebr KOMRA by Jelena Grujic Zindovic &nbsp; \u201eN\u00eb thelb, nj\u00eb...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-06-08T08:09:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-23T10:06:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"337\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Recom Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Recom Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/\",\"name\":\"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg\",\"datePublished\":\"2015-06-08T08:09:33+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-23T10:06:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg\",\"width\":600,\"height\":337},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\",\"name\":\"Recom Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Recom Editor\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Intervist\u00eb me veteranin e luft\u00ebs Zvonko Lucic, i cili foli p\u00ebr KOMRA by Jelena Grujic Zindovic &nbsp; \u201eN\u00eb thelb, nj\u00eb...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2015-06-08T08:09:33+00:00","article_modified_time":"2020-04-23T10:06:06+00:00","og_image":[{"width":600,"height":337,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Recom Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Recom Editor","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/","name":"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg","datePublished":"2015-06-08T08:09:33+00:00","dateModified":"2020-04-23T10:06:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/crowar.jpg","width":600,"height":337},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/croatian-war-veteran-for-recom-political-interests-and-corrupt-elite-hinder-reconciliation\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Veteranit kroat t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr KOMRA: Pajtimi i frenon interesat e politik\u00ebs dhe t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb korruptuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3","name":"Recom Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","caption":"Recom Editor"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133699"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133699"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":179800,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133699\/revisions\/179800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}