{"id":128585,"date":"2015-02-23T18:02:25","date_gmt":"2015-02-23T17:02:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.recom.link\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015-2\/"},"modified":"2015-03-19T18:27:17","modified_gmt":"2015-03-19T17:27:17","slug":"balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/","title":{"rendered":"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015."},"content":{"rendered":"<p><em>Ballkani nuk ka shum\u00eb personalitete si Natasha Kandi\u00e7. Ajo \u00ebsht\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt, por shqiptar\u00ebt m\u00eb duket se kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsye se t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb thon\u00eb sot me z\u00eb t\u00eb fort\u00eb: \u201cUn\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/balcan-web.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-128554\" src=\"http:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/balcan-web-300x168.jpg\" alt=\"balcan web\" width=\"300\" height=\"168\" srcset=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/balcan-web.jpg 300w, https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/balcan-web-290x163.jpg 290w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga:<\/strong>\u00a0<em>PETRIT HALITI<\/em><br \/>\nNdon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb modeli st\u00ebrkonsumuar titulli dhe deklarimesh publike, e zgjodha, sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mod\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare komunikimi, q\u00eb shpreh m\u00eb emocionalisht thirrjen p\u00ebr solidaritet dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr aktivisten e mir\u00ebnjohur t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Serbi, Natasha Kandi\u00e7. N\u00eb 18 shkurt, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Faktit n\u00eb Beograd filloi gjyqi kund\u00ebr saj, me padin\u00eb e shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb serbe, gjeneralit Lubisha Dikovi\u00e7, kund\u00ebr simbolit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb at\u00eb vend. M\u00ebkati i ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Ligjit Humanitar, Natasha Kandi\u00e7, \u00ebsht\u00eb se ajo ka deklaruar publikisht se Qendra disponon dokumente dhe d\u00ebshmi, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se gjenerali Lubisha Dikovi\u00e7, aktualisht shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb serbe, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999. N\u00eb 29 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, Qendra e Ligjit Humanitar i b\u00ebri t\u00eb ditur opinionit publik se disponon dokumente, q\u00eb provojn\u00eb se gjenerali Lubisha Dikovi\u00e7 ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb. Raporti i k\u00ebsaj Qendre shkruan se Dikovi\u00e7 komandonte Brigad\u00ebn e 37-t\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb serbe, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sulmet n\u00eb kat\u00ebr fshatra t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Drenic\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb prill 1999, ku u vran\u00eb 69 shqiptar\u00eb. Natasha Kandi\u00e7 me guxim i tregon Serbis\u00eb, Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs se shteti i saj nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur akoma nga kapitulli i krimeve t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb ish-Jugosllavi dhe se p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, protagonist\u00ebt e atyre konflikteve t\u00eb p\u00ebrgjakshme, q\u00eb nd\u00ebrmori regjimi i Sllobodan Milloshevi\u00e7it kund\u00ebr popujve joserb\u00eb, jan\u00eb sot n\u00eb postet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb makin\u00ebs shtet\u00ebrore serbe.<br \/>\nKund\u00ebr saj u v\u00ebrsul\u00ebn jo vet\u00ebm gjenerali i akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe strukturat ushtarake serbe, por i gjith\u00eb aparati shtet\u00ebror dhe shteti serb. Nj\u00eb dit\u00eb pasi Qendra e Ligjit Humanitar b\u00ebri t\u00eb ditur dosjen e dokumenteve dhe d\u00ebshmive p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e gjeneralit Dikovi\u00e7 n\u00eb krimet kund\u00ebr popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb sfide presidenti i Serbis\u00eb, Tomislav Nikoli\u00e7, priti n\u00eb zyr\u00ebn e tij gjeneralin e akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe hapur e mori n\u00eb mbrojtje, n\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb pashembullt proteksioni. Presidenti i cil\u00ebsoi akuzat ndaj Dikovi\u00e7it p\u00ebr krime lufte si sulme ndaj ushtris\u00eb serbe dhe ndaj Serbis\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm, Ivica Da\u00e7i\u00e7, e mori edhe ai n\u00eb mbrojtje gjeneralin e akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe i quajti akuzat ndaj tij si sulme ndaj qeveris\u00eb dhe ndaj Serbis\u00eb, madje absurditeti i ministrit shkoi deri atje sa q\u00eb i quajti edhe \u201csulm ndaj stabilitetit t\u00eb rajonit\u201d. T\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebndrime apologjetike p\u00ebr gjeneralin shprehu edhe kryeministri Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. Dhe n\u00eb prag t\u00eb gjyqit t\u00eb k\u00ebsaj jave kund\u00ebr Natasha Kandi\u00e7it, n\u00eb dat\u00ebn 15 shkurt, presidenti i Serbis\u00eb e dekori gjeneralin e akuzuar p\u00ebr krime lufte me urdhrin e lart\u00eb t\u00eb shqiponj\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb.<br \/>\nUshtria, qeveria, presidenca, prokuroria dhe gjith\u00eb shteti serb jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr Natasha Kandi\u00e7it. Kjo ka dometh\u00ebnien e vet t\u00eb qart\u00eb politike, morale dhe filozofike.<br \/>\nS\u00eb pari, tregon se shteti serb, presidenti, kryeministri, ministri i Jasht\u00ebm, Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm etj., i d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb gjykat\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb serbe se cil\u00ebn an\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb. Ata nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe ushtrojn\u00eb presion t\u00eb hapur mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe vulosin paraprakisht se gjyqi duhet t\u00eb shpall\u00eb Natasha Kandi\u00e7in t\u00eb pandehur dhe kriminelin e luft\u00ebs t\u00eb pafajsh\u00ebm. Mesazhi presidencial dhe qeveritar p\u00ebr gjyqtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i prer\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur dhe d\u00ebnuar Natasha Kandi\u00e7in, sepse akuzat e l\u00ebshuara kund\u00ebr saj nga presidenti, kryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrderisa ata e akuzojn\u00eb aktivisten e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut se ka synuar t\u00eb godas\u00eb ushtrin\u00eb serbe, qeverin\u00eb serbe dhe shtetin serb.<br \/>\nS\u00eb dyti, tregon se presidenca serbe, qeveria serbe dhe shteti serb, jan\u00eb sot n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb politik\u00ebs kriminale, q\u00eb ka zbatuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb republikat e tjera joserbe regjimi diktatorial i Sllobodan Milloshevi\u00e7it, i cili vdiq n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Krimeve n\u00eb ish-Jugosllavi. Arsyet jan\u00eb t\u00eb lexueshme. Presidenti i Serbis\u00eb, Tomislav Nikoli\u00e7, Kryeministri i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, Ivica Da\u00e7i\u00e7, kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb t\u00eb tre pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb forcat e armatosura serbe si Brigada e 37-t\u00eb e komanduar nga Lubisha Dikovi\u00e7 b\u00ebnte k\u00ebrdin\u00eb, duke vrar\u00eb e masakruar popullin shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Presidenti i Serbis\u00eb dhe qeveria e Serbis\u00eb nuk jan\u00eb distancuar asnj\u00ebher\u00eb nga politika kriminale e spastrimit etnik dhe e gjenocidit, q\u00eb forcat policore e ushtarake serbe kryen n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999. Ishin k\u00ebto krime masive kund\u00ebr njer\u00ebzimit, q\u00eb e detyruan NATO-n t\u00eb nd\u00ebrmerrte nd\u00ebrhyrjen e saj humanitare n\u00eb vitin 1999, duke bombarduar objekte ushtarake dhe forcat ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb. Udh\u00ebheqja e tanishme e Serbis\u00eb, jo vet\u00ebm nuk jan\u00eb distancuar dhe as nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar falje p\u00ebr krimet e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, por kan\u00eb promovuar pik\u00ebrisht ushtarak\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb duart t\u00eb lara me gjak. N\u00eb parad\u00ebn ushtarake, q\u00eb organizoi qeveria dhe ushtria serbe n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr nder t\u00eb presidentit rus, Vladimir Putin, presidenti serb kishte ftuar n\u00eb tribun\u00ebn e nderit tre kriminel\u00eb t\u00eb njohur serb\u00eb, t\u00eb shpallur kriminel\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb lufte nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi. Dhe parad\u00ebn e udh\u00ebhiqte gjenerali Lubisha Dikovi\u00e7, i akuzuar gjithashtu p\u00ebr krime lufte.<br \/>\nRasti i fushat\u00ebs histerike t\u00eb qeveris\u00eb, presidentit dhe ushtris\u00eb serbe kund\u00ebr aktivistes me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Natasha Kandi\u00e7, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr sinjifikativ p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin e situat\u00ebs politike sot n\u00eb Serbi, sistemin e p\u00ebrmbysur t\u00eb vlerave n\u00eb Serbi, ku kriminel\u00ebt glorifikohen dhe mbrojt\u00ebsit e liris\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs inkriminohen, p\u00ebr t\u00eb kuptuar rrug\u00ebn joeuropiane n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po ec\u00ebn shteti serb. \u00cbsht\u00eb e pakonceptueshme q\u00eb Serbia vazhdon sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb mbroj\u00eb dhe t\u00eb mburret me kriminel\u00ebt dhe me krimet, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr popujve t\u00eb tjer\u00eb. Njer\u00ebzit, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre politik\u00ebn e krimeve ndaj popujve joserb\u00eb n\u00eb ish-Jugosllavi, udh\u00ebheqin institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit serb. Kursi politik nacionalist dhe filozofia radikale dhe etnocentriste serbe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb motor\u00ebt l\u00ebviz\u00ebs t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb shtetit serb.<br \/>\nStatusi i shtetit kandidat n\u00eb BE po p\u00ebrdoret nga udh\u00ebheqja serbe si nj\u00eb gjethe fiku p\u00ebr t\u00eb mbuluar kursin joeuropian, shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut brenda vendit dhe orientimin strategjik drejt Rusis\u00eb. BE po gabon me indulgjencat e saj ndaj Tomislav Nikoli\u00e7it, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it dhe Ivica Da\u00e7i\u00e7it, nj\u00ebsoj si\u00e7 u gabua dhe u pendua p\u00ebr ish-kryeministrin dhe ish-presidentin nacionalist serb, Vojislav Koshtunica. Duan apo nuk duan ta shohin burokrat\u00ebt n\u00eb Bruksel k\u00ebt\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre. Gjat\u00eb nj\u00eb viti Brukseli ka pasur mjaft d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se shpirti dhe politika e Serbis\u00eb rrahin me ritmin e Rusis\u00eb dhe jo me t\u00eb BE-s\u00eb. Paradat ushtarake p\u00ebr nder t\u00eb Putinit dhe armatimi i Serbis\u00eb me arm\u00eb t\u00eb sofistikuara ruse, refuzimi i Beogradit p\u00ebr t\u2019u bashkuar me sanksionet e BE ndaj Rusis\u00eb dhe mosd\u00ebnimi nga ana e Serbis\u00eb i aneksimit t\u00eb dhunsh\u00ebm rus t\u00eb Krimes\u00eb dhe i nd\u00ebrhyrjes ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar thelbin e politik\u00ebs dhe t\u00eb strategjis\u00eb joper\u00ebndimore t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb sotme serbe. Mbi t\u00eb gjitha: toleranca, glorifikimi dhe promovimi n\u00eb hierarkin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb i politikan\u00ebve dhe i ushtarak\u00ebve t\u00eb regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, duhej t\u00eb kishte shkundur kujtes\u00ebn dhe veprimin ballkanik t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb BE.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet e pakuptueshme heshtja olimpike, q\u00eb mbahet n\u00eb Bruksel, p\u00ebr apologjin\u00eb e krimeve dhe t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs nga ana e udh\u00ebheqjes s\u00eb Serbis\u00eb. Ky realitet e b\u00ebn v\u00ebrtet absurd pretendimin q\u00eb t\u00eb ngrihen gjykata speciale p\u00ebr nj\u00eb popull viktim\u00eb e gjenocidit si populli shqiptar i Kosov\u00ebs dhe t\u00eb tolerohet q\u00eb garnitura qeveritare dhe ushtarake e Serbis\u00eb t\u00eb drejtohet nga njer\u00ebzit e Milloshevi\u00e7it, t\u00eb cil\u00ebt do ta \u00e7okan Serbin\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pajtohesh me faktin se si institucionet e BE apo t\u00eb NATO-s mund t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me gjeneralin Lubisha Dikovi\u00e7 dhe t\u00eb diskutojn\u00eb bashk\u00ebpunimin ushtarak me t\u00eb, kur ai \u00ebsht\u00eb i akuzuar p\u00ebr krime lufte. Dhe nuk mund t\u00eb mos shkaktoj\u00eb nj\u00eb ngritje supesh fakti i pakuptuesh\u00ebm q\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e panum\u00ebrt t\u00eb shtypit n\u00eb Bruksel nuk gjejn\u00eb disa minuta koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur me rastin e k\u00ebtij gjyqi t\u00eb turpsh\u00ebm p\u00ebrkrahjen p\u00ebr aktivisten e mir\u00ebnjohur europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Natasha Kandi\u00e7, t\u00eb cil\u00ebn po e lin\u00e7ojn\u00eb verbalisht presidenti, kryeministri, ministri i Jasht\u00ebm, ushtria dhe gjith\u00eb isteblishmenti zyrtar serb.<br \/>\nMbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe d\u00ebnimi i kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe i shtyp\u00ebsve t\u00eb lirive nuk mund t\u00eb jet\u00eb selektive. Mund t\u00eb flas\u00ebsh sa t\u00eb duash p\u00ebr kriminel\u00eb dhe krime n\u00eb Siri apo Irak, por n\u00ebse hesht p\u00ebr kriminel\u00ebt me uniform\u00eb dhe me poste shtet\u00ebrore n\u00eb Serbi, n\u00eb mes t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb Europ\u00ebs, nuk d\u00ebshmon konsekuenc\u00eb n\u00eb d\u00ebnimin e s\u00eb keqes. Rasti i Natasha Kandi\u00e7it \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb test edhe p\u00ebr levantin\u00ebt e ekraneve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt tregohen ultrasensib\u00ebl p\u00ebr episode n\u00eb Afganistan, Pakistan apo Siri, dhe rrin\u00eb e num\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb si doganier\u00eb n\u00ebse ka 49 apo 50 shqiptar\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb Siri, dhe heshtin e nuk kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb dhe nuk kan\u00eb shkruar nj\u00eb radh\u00eb p\u00ebr krimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe as p\u00ebr rrezikun serb n\u00eb Kosov\u00eb. E keqja d\u00ebnohet kudo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb dhe aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb oborrin t\u00ebnd ballkanik. Ndaj meriton mb\u00ebshtetje dhe solidaritet veprimtarja e shquar e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Natasha Kandi\u00e7, t\u00eb cil\u00ebn revista amerikane \u201cTime\u201d e ka shpallur \u201cheroin\u00eb europiane\u201d. T\u00eb drejtat e njeriut dhe liria e shprehjes nuk jan\u00eb as domen dhe as ekskluzivitet i nj\u00eb grupi social apo nacional apo vet\u00ebm i nj\u00eb shteti. E drejta e njeriut \u00ebsht\u00eb universale dhe jo vet\u00ebm kur nj\u00ebsohet me shijet, lidhjet okulte apo me sponsorizimet personale. Luft\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb mbrohen kur jan\u00eb gjall\u00eb.<br \/>\nBallkani nuk ka shum\u00eb personalitete si Natasha Kandi\u00e7. Ajo \u00ebsht\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt, por shqiptar\u00ebt m\u00eb duket se kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsye se t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb thon\u00eb sot me z\u00eb t\u00eb fort\u00eb: \u201cUn\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Ballkani nuk ka shum\u00eb personalitete si Natasha Kandi\u00e7. Ajo \u00ebsht\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive&#8230; ","protected":false},"author":8,"featured_media":128555,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[595],"tags":[],"class_list":["post-128585","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-drejtesia-tranzicionale"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.6 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015. - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015. - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ballkani nuk ka shum\u00eb personalitete si Natasha Kandi\u00e7. Ajo \u00ebsht\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-02-23T17:02:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2015-03-19T17:27:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"524\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"410\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Recom Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@REKOM_KOMRA\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Recom Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/\",\"name\":\"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015. - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg\",\"datePublished\":\"2015-02-23T17:02:25+00:00\",\"dateModified\":\"2015-03-19T17:27:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg\",\"width\":524,\"height\":410},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/\",\"name\":\"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3\",\"name\":\"Recom Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Recom Editor\"},\"url\":\"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015. - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015. - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","og_description":"Ballkani nuk ka shum\u00eb personalitete si Natasha Kandi\u00e7. Ajo \u00ebsht\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive...","og_url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/","og_site_name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/ZaREKOM.PerKOMRA.ForRECOM\/","article_published_time":"2015-02-23T17:02:25+00:00","article_modified_time":"2015-03-19T17:27:17+00:00","og_image":[{"width":524,"height":410,"url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Recom Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@REKOM_KOMRA","twitter_site":"@REKOM_KOMRA","twitter_misc":{"Written by":"Recom Editor","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/","url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/","name":"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015. - REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg","datePublished":"2015-02-23T17:02:25+00:00","dateModified":"2015-03-19T17:27:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.recom.link\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/ntasha.jpg","width":524,"height":410},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/balkanweb-ja-sam-natasa-kandic-23-02-2015\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.recom.link\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"balkanweb-Un\u00eb jam Natasha Kandi\u00e7-23.02.2015."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#website","url":"https:\/\/www.recom.link\/en\/","name":"REKOM ~ KOMRA ~ RECOM","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.recom.link\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/0b0fce47cdf986c8b4194146b69999a3","name":"Recom Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.recom.link\/en\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b345ee03975bccfc62280b0fd1ffd916?s=96&d=mm&r=g","caption":"Recom Editor"},"url":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/author\/jelanag\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128585"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128585"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128585\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128587,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128585\/revisions\/128587"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.recom.link\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}