Lajme

Shyhrete Berisha

22.09.2017

Pjesë nga video dëshmia e Shyhrete Berisha

Lënda: Vllastimir Gjorgjeviq (IT-05-87/1)

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Priya Gopalan

Gjykatësi: Kevin Parker, kryesues

Data e dëshmisë: 02. dhe 04.02.2009.

Shyhrete Berisha dëshmoi për vrasjen e të paktën 45 anëtarë të familjes së zgjeruar Berisha, më 26. mars të vititë 1999. në Suharekë, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj Nexhatin, vajza e tyre, Majlinda (16) dhe Herolinda (14) dhe djemt, Altini (10) dhe Redoni (2). Në shtëpinë e tyre ishte vendosur zyrja e misionit të OSBE-së. Pas largimit të misionit nga Kosova, 20. mars 1999. Shyhretja, Nexhati dhe fëmijët u kthyen në shtëpinë e vet. Shtëpin e kanë braktisur më 25. mars, pasi që një grup i policëve ka plaçkitur gjërat e tyre dhe pasurinë e OSBE. Ata kanë kaluar në shtëpin e xhaxhait të Nexhatit, Veseli shtëpia e të cilit ka qen mbi shtëpinë e tyre. Te xhaxhai kanë qenë të strehuar dhe të afërm të tjerë. Rreth mesditës,ka arritur një grup i madh i policëve. Një prej tyre ka thirrë Bujarin të dalë jashtë. Ai ka dalë nga shtëpia dhe menjëherë është vra. Pas tij, policët vranë Fatimen dhe djemt e saj Fatonin, Sedatin, Nexhmedinin dhe nexhat Berishën. 35 anëtarët të familjes Berisha kanë ikur nga shtëpia në një piceri në qendër të qytetit, ku të gjithë, përveç Shyhretes, Vjollces dhe djali të saj Gramozit janë vrarë.

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA, korrik 2017.