Lajme

Sabit Kadriu

13.07.2017

Pjesë e video inçizimit të dëshmisë së Sabit Kadriut

Lënda: Sllobodan Millosheviqi (IT-02-54)

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Geoffrey Nice

Gjykatësi Richard May, kryesues

Data e dëshmisë: 06.03.2002.

Sabit Kadriu, një shqiptar i Kosovës nga fshati Brusnik, Komuna e Vushtrisë , deri në shtator të vitit 1991 ka punuar si mësues në shkollën fillore ,, Muharrem Bekteshi,, në Vushtri, kur ai është larguar për shkak se nuk pranuar të punonë në gjuhën serbe. Ai dëshmoi për vrasjen e 24 shqiptarëve, më 28 shkurt të vitit 1998, në fshatin  Likoshan I Qirez , në mesin e të cilve edhe 11 vllëzërit Ahmeti, dhe vrasjen e më shumë se 50 anëtarë të familjes Jashari në Prekaz. Në kohën e ngjarjeve dëshmitari ishte kryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Vushtri. Një ditë pas vrasjeve në fshatrat e përmendur, dëshmitari ka biseduar me dëshmitarët dhe familjarët e viktimave.

Produkcioni: Koalicioni per KOMRA, mars 2017