Lajme

Përfunduan konsultimet e fundit mbi draft Statutin e KOMRA-s

t_REKOM-znak-mali

Sarajevë, 29.1.2011.

Konsultimet e fundit nacionale me përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare mbi draft Statutin e Komisionit Regjional për konstatatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi (KOMRA) kaluan në shenjë të përkrahjes Nismës për KOMRA. Para rreth 30 përfaqësuesve të organizatave jo-qeveritare u prezantua draft Statuti, detyrat dhe qëllimet, kompetencat e komisionit të ardhshëm, fushëveprimi dhe përzgjedhja e anëtarëve dhe anëtareve. Pjesëmarrësit patën rastin të japin mendimin mbi të gjitha nenet e Statutit para miratimit të tij në mars në Sarajevë gjatë Forumit të tetë Regjional mbi drejtësinë transicionale. Diskutimi ishte mjaft interesant dhe konkret. Goran Buballo, drejtor i projektit Catholic Relief Services (CRS) dhe anëtar i rrejetit të Paqes tha se është i kënaqur me diskutimin mbi draft Statutin dhe i dha përkrahje të plotë Nismës për KOMRA.

„Nisma për KOMRA për momentin është procesi më i rëndësishëm i cili mund të kontribuoj në ballafaqim më të kaluarën dhe krijimit të paqës që qëndrueshme në regjion. Numër i madh anëtarëve të Rrjetit të Paqes gjithashtu iu bashkangjit Nismës për KOMRA“, tha Bubalo. Radmillo Gollijan, kryetar i Ligës për mbrotjejn e pronës private dhe drejtave të njeriut nga Trebinja tha se Statuti është cilësor por mbetet të lobohet për pranimin e të njëjtit nga ana e politikanëve.

„Organizatat jo-qeveritare dhanë mendimin e tyre mbi statutin ndërsa diskutimi ishte në frymë të sukssesit të Nismës për KOMRA. Ligjëruesit në mënyrë të qartë iu spjeguan nenet kryesore të statutit pjesëmarrësve. Lobimi për statut tek do të fillojë“, tha Gollijan. Amir Kullaglliq, anëtar i Këshillit Koordinues të Koalicionit për KOMRA theksoi se është mëse i nevojshëm presioni ndaj politikave të formojnë KOMRA-n.

„Sot në konsultime ishin të pranishëm disa përfaqësues të shoqatave të cilët gjatë janë hamendur gjithë nismën ndërsa treguan qëndrim pozitiv ndaj Nismës që është mjaft e rëndësishme. Nëse do të ishte në dorë të shoqërisë civile Komisioni do të formohej shpejtë. Por, Komisionin e themelojnë parlamentet  dhe për këtë arsyje do të detyrohemi që përmes një organizimi të bëjmë presion në politikanë që të pranojnë Statutin dhe të formojnë KOMRA-s“, tha Kullaglliq.

Konsultimet mbi draft Statutin e KOMRA-s organizohen nga maji i vitit të kaluar. Statuti i KOMRA-s dhe një milion nënshkrimet e përkrahjes nga i gjithë rejgioni do të dorëzohen më 1 qershor parlamenteve të të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë me kërkesë për themelimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi (KOMRA).