Lajme

Analogjitë dhe Nisma për KOMRA

t_REKOM-znak-mali

Shfaqja neoavangarde “Analogjitë” të teatrit „Porodica bistrih potoka“, pas prezantimit në Slloveni u shfaq para publikut në Maqedoni më 31 mars dhe 1 prill në Shkup. Përmes kësaj shfaqjeje jo të rëndomtë Nisma për KOMRA mëtoi t’i afrohet publikut edhe përmes artit.

Shfaqja kryesisht tërhoqi publikun e ri por mirë e pranuan edhe më të vjetrit. Përveç duartrokitjes së gjatë artistët publiku i përkrahi edhe gjatë shoqërimit pas shfaqjes. Mysafirët bashkëbiseduan edhe me trupën teatrore parasëgjithash mbi vlerat të cilat i promovon komuna “Porodice bistrih potoka“, njëra ndër të fundit autentike në regjionin e ish-Jugosllavisë si dhe në lidhje me përmbajtjen e Nismës për KOMRA.

Regjisori i shfaqjes Bozhidar Mandiq tha se lufta për një të ardhme më të mirë dhe dëshira që të mos ketë më viktima paraqesin vlerat bazike të përbashkëta të Komunës nga Rudniku, maleve të Serbisë dhe Nismës për themelimin e komisionit regjional për konstatimin e fakteve mbi të gjitha viktimat dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave të njeriut gjatë luftërave në ish-Jugosllavi (KOMRA), nismë kjo e cila parasëgjithash është jopolitike dhe qytetare.

Sipas Llazar Stojanoviqit, përfaqësuesit regjional të Nismës për KOMRA kjo mënyrë e prezantimit është shumë i rëndësishëm:

“Duke dashur të afrohemi publikut vendor kemi vendosur të bisedojmë mbi Nismën edhe përmes artit. Në këtë mënyrë indirekt fitojmë përkrahës të cilët njihen me atë se çfarë ne punojmë dhe jo vetëm përmes mediave”, tha ai.

 

Galeria