Lajme

Në Shkup u mbajtën konsultimet e para rajonale me bashkësitë joshumicë nga ish Jugosllavia

31.01.2011

t_REKOM-znak-mali

Shkup, 29 janar 2011

 KOMRA mund ti nxisё qeveritё e tё gjitha shteteve qё tё pёrshpejtohen proceset gjyqёsore nё lidhje me krimet e luftёs gjatё luftёrave tё viteve 1991 – 2001 nё hapёsirat e ish-Jugosllavisё, ishte konkluzioni i rreth 50 pёrfaqёsuesve tё shoqatave tё bashkёsive jo-shumicё si dhe pёrfaqёsuesit e Kёshilleve Nacionale tё bashkёsive jo-shumicё nga tё gjitha shtetet e dala nga shpёrbёrja e ish-Jugosllavisё tё cilёt këtë uikend morёn pjesё nё Konsultimet Regjionale pёr themelimin e KOMRA-s nё Shkup.

Sipas Ratko Gajicit deputet dhe pёrfaqёsues i bashkёsisё serbe nё Parlamentin kroat KOMRA si model pёr konstatimin e fakteve mbi krimet e luftёs dhe shkeljeve tjera tё rёnda tё drejtave tё njeriut nё luftёrat nё ish-Jugosllavinё ёshtё pozitiv dhe shpie drejt pajtimit.

“Mendoj se kjo Nismё duhet tё jetёsohet dhe unё jam i inkurajuar ngaqё ёshtё realizuar para se qё unё kam pritur. Duhet tё ndodhё para se gjithash pёr shkak tё sё vёrtetёs dhe drejtёsisё ndёrmjet popujve parasёgjithash nё mes tё njerёzve normal dhe qytetarёve tё thjeshtё “, tha Ratko Gajica deputet dhe pёrfaqёsues i bashkёsisё serbe nё Parlamentin e Kroacisё.

Sipas Shaip Kamberit, kryetar tё komunёs sё Bujanovcit nё Serbi, variant mё i keq ёshtё kur aplikohet drejtёsia selektive ngaqё familjet e viktimave dhe tё tё zhdukurve kanё besim dhe besojnë se faktet për të gjithë viktimat do të zbardhen.

Sipas Dervo Sejdiqit pёrfaqёsues i Kёshillit tё Romёve nё BeH, pakicat kombёtare vuajnё mё sё shumti gjatё kohёs sё luftёrave.

“Gruaja ime ёshtё vrarё gjatё luftёs dhe i ka lёnё dy fёmijё tё vegjёl. Pёr atё mendoj se kryerёsit e krimeve tё luftёs duhet tё dёnohen. Kur ёshtё fjala pёr viktimat numrat janё mё sё paku tё rёndёsishmet por ёshtё e rёndёishme qё familjeve tё viktimave dёnimi i kryerësve do tua lehtёsonte dhimbjen. Kjo Nismё meriton mё shumё pёrkrahje nga bashkёsia ndёrkombёtare “, tha Sejdic.

Pjesёmarrёsit dhanё komente konkrete nё draft statutin e KOMRA-s i cili ёshtё ende nё pёrpunim dhe duhet tё miratohet nё Forumin e Tetё Regjional mbi drejtёsinё transicionale i cili do tё organizohet nё Mars tё kёtij viti nё Sarajevё.

Kёto konsultime janё tё rёndёsisё pёr Koalicionin e KOMRA-së dhe i gjithё procesi konsultativ qё zgjatё nga viti 2008. Nisma e formimit të një Komisioni Rajonal për vërtëtimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkelet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në periudhën 1991-2001 në shtetet ish-jugosllave deri mё tani ёshtё pёrkrahur nga ana e mёse 1000 organizatave jo-qeveritare dhe individёve nga rajoni. Mё 1 qershor 2011 Koalicioni pёr KOMRA do tё dorëzojë Statutin e Komisionit sё bashku me njё million nёnshkrime parlamenteve tё tё gjitha shteteve tё ish-Jugosllavisё dhe do tё kёrkojё nga këto shtete bashkarisht të formojnë KOMRA.