Lajme

Në Kosovë 20 shtande për mbledhjen e nënshkrimeve

Shtandet për mbledhjen e nënshkrimeve në përkrahje të Nismës për KOMRA janë vendosur në 20 qytete të Kosovës. Nënshkrimet mblidhen në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Podujevë në bulevarde, stacione të autobusëve, qendra tregtare, përballë objekteve shëndetësore, komunave, qendrave sportive dhe rinore, objekteve fetare, bibliotekave etj.

Gjithashtu, fushata për mbledhjen e nënshkrimeve në Kosovë realizohet “derë më derë”.